Një valë e re çmimesh nga tregjet e huaja pritet të godasë edhe ekonominë shqiptare, nëse lufta Rusi -Ukraine do të zgjasë.
Rusia është një furnizues i madh i botës më lëndë të para, kryesisht grurë, naftë dhe metale. Sanksionet e dyanshme pritet të sjellin një rritje zinxhir në tregjet globale të mallrave duke bërë gjithçka edhe më të shtrenjtë, parashikojnë ekspertet ndërkombëtare.
Në luftën e sanksioneve të dyanshme, Rusia do të përdorë burimet e saj, grurin, gazin, naftën palladiumin (një lloj metali i ngjashëm me platinin që shërben si lëndë e parë për telefonat inteligjent etj).
Në Shqipëri, kriza e fundit pritet të ndikojë negativisht vendin kryesisht në çmimet e naftës dhe të drithërave. Importuesit e grurit shpjeguan se, rusët e përdoren për gjeopolitikë eksportin e grurit edhe gjatë pandemisë.
Gati gjysma e grurit vjen nga Rusia, e rëndësishme të sigurohet sasia Rusia gjatë vitit 2020 vendosi kufizime te sasive, çka solli një rritje të shpejtë të çmimit në tregjet ndërkombëtare.
Çmimi i një toni grurë u rrit dje me 5% brenda ditës në tregjet ndërkombëtare. Gëzim Pëshkëpia nga shoqata e Prodhuesve të Bukës dhe Brumërave tha se rritja e çmimeve të miellit dhe nënprodukteve të tij do të jetë e pashmangshme prej luftës. Sipas tij në këtë rast është më e rëndësishme të sigurohen sasitë e nevojshme të grurit, çmimi del në plan të dytë.
Importuesit pohuan dje se kanalet e furnizimit me Rusinë u bllokuan sapo filloi lufta por gjithçka do të varet nga dinamika e zhvillimit të ngjarjeve në ditët në vijim dhe se si do vijojë konflikti. Çmimet e bukës dhe brumërave janë të ekspozuar direkt nga lufta. Rusia është furnizuesi më i madh në botë i grurit dhe, së bashku me Ukrainën, përbën gati një të katërtën e totalit të eksporteve globale. Sipas INSTAT, rreth gjysma e sasive vjetore të grurit (46%) që importon Shqipëria, vjen nga Rusia, ndërsa nga Ukraina erdhi 4% për vitin 2021.
Nafta mund të shkojë deri në 250 lekë
Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare dje shënoi nivelin e 105 dollarëve për fuçi me rritje 8 për qind brenda ditës. Parashikimet me optimiste janë që çmimi të arrijë në 135 dollarë deri në mes të marsit. Importuesit pohojnë se nëse kjo ndodh, është e pashmangshme rritja e tij drejt nivelit 250 lekë në vendin tonë.
Sakaq edhe pa këtë konflikt vendi po përballej me çmimeve më të larta të dekadës të krijuara nga vështirësitë që solli pandemia Covid-19. Në muajin janar importi i naftës në vlerë shënoi rritje 21 për qind, por kjo rritje i dedikohej tërësisht rritjes së çmimeve pasi importet në sasi shënua një rritje krejt modeste.
Analistët e tregjeve ndërkombëtare pohojnë se konflikti i armatosur Rusi-Ukraine do të ndikojë negativisht çmimet e mallrave në tregjet ndërkombëtare dhe do të mbajë investitorët nën stres, por efektet e saj do të jenë më të zbehta se ato të pandemisë Covid-19.

Monitor
j.l./ dita

Lodheni kot te kujdeseni t’ja sillni nder mend shtrenjtesine e metejshme te cmimeve fale alibise Ukraine, se te jeni te bindur qe e kane bere me kohe planin per shtrenjtimin e metejshem dhe justifikimin me luften ne Ukraine keta “ustallaret” e varferimit te shqiptareve ne pushtet.
Ata që dikur quheshin kusarë apo cuba sot quhen presidentë, kryeministra, biznesmenë, drejtorë bankash …….dhe po i rjepin shtresat e varfëra të botës me ngritjen artificiale të çmimeve të naftës, energjisë elektrike, grurit, ushqimeve në përgjithësi ……dhe.me lojën e flliqur të bursave që janë në dorën e tyre dhe
pandemia, ose lufta në Ukrainë janë pretekste djallëzore që fitimet e tyre jo të paksohen duke grabitur popujt e globit por edhe në pandemi edhe në luftën e Ukrainës fitimet e kusarëve vetëm të shtohen e të shtohen deri në marrëzi.
Në qoftë se nuk besoni kontrolloni fitimet e biznesmenëve tanë nga oligarkët që sundojnë importin e mallrave me shumcë deri te shitsi i fundit me pakicë në një dyqan fshati, kontrolloni të ardhurat e qeverisë nga taksat në kohën e pandemisë ose mbas momentit që kusarët ndërkombëtarë ngritën çmimet dhe kryeministri ynë, një cub i vërtet moderrn, anunçoj rritjen e këtyre çmimeve gjoja i alarmuar dhe
të jeni të sigurtë që ata, biznesmenë dhe shtet nuk kan humbur asgjë, as një qindarkë, përkundrazi fitimet dhe të ardhurat i kanë dyfishuar e trefishuar në krahasim me periudhën para pandemisë dhe para ngritjes së çmimeve në tregun ndërkombëtar,
jooooooooo, ata të mos humbasin, për këtë anunçohet me dhelpëri prej tyre që më parë në medjat e tyre ngritja e çmimeve të karburanteve deri në 250,0 L të rinjë , ngritja e çmimit të bukës ……..dhe do të jetë fatkeqsi për ta, për biznesmenet dhe shtetin në qoftë se lufta në Ukrainë do të ndërpritet dhe do të tërhiqen trupat ruse.
Njerëz , kusarët që quheshin dikur edhe cuba por sot quhen presidentë, kryeministra, biznesmenë kapitalist e drejtorë bankash e bursash po luajnë në unison me gjithfar pretekstesh që, me ngritjen e çmimeve, të bëjnë fukarenjtë e globit akoma më fukarenjë dhe vetë ata të bëhen akoma më të pasur dhe po lumturohen me luftën në Ukrainë për ti hedhur një lak tjetër ngritjesh çmimesh në fytin e popujve të botës dhe
nuk bëjnë përjashtim në këtë lumturi e lojë makabre cubat tanë presidentë, kryeministra dhe biznesmenë që mezi e kanë pritur agresionin rus në Ukrainë që ti shtërngojnë akoma më tepër lakun e ngritjes së çmimeve popullit shqipëtar deri sa të zhduket e të ngordh si komb,
vetëm ata dhe vetëm ata, biznesmen e shtet të mos humbasin, përkundrazi të shumfishojnë më tepër se më parë fitimet dhe ato,të ardhurat shtetërore, me super TVSH e kusarisë prej 20% që në Dubajin e një prej vëndeve më të pasura në botë është vetëm 4%, në Turqi për ushqimet nga 8% TVSH u bë me vendim të Erdogan 1%,
joooooo për bythëgrisurit varfanjakë shqipëtarë, për pensionistët që po vdesin se nuk kanë më para për të bler ilaçet TVSH vetëm mund të ngrihet me largapamësi ekonomike mbi 20% por kurr të ulet nga shoku Rama pjesë integrale e komplotit të ngritjes së çmimeve të kusarisë ndërkombëtare,
prandaj mos u habisni që kur të veni te karburanti nesër e të shikoni që nafta është bër 250,0L të rinjë për litër dhe…. kur të merni bukën do të ta merni170,0 L të rinjë, ju lutem shumë po bëhet luftë në Ukrainë prandaj zbrazni xhepat se edhe shoku Edi do TVSH e kusarisë 20%. A nuk ju lajmëruam edhe në gazetën Dita dhe kudo në media…..ju lutem shumë edhe qindarkat e fundit zoti fukara dhe zoti pensionist që keni, shpejt në xhepin e biznesmenit dhe Edi Ramës …….në Ukrainë bëhet luftë…….