Më 28 mars 1854 shpërtheu ajo që kujtohet nga të gjithë si Lufta e Krimesë. Historianët e konsiderojnë si konfliktin e parë modern të historisë botërore: për herë të parë u përdorën në shkallë të gjerë telegrafi, anijet me avull dhe hekurudhat. Dhe për herë të parë fronti u vizitua nga korrespondentët e gazetave që raportonin mbi betejat
Lufta e zhvilluar në Krime, plot 160 vjet më parë nisi për disa motive tejet idiote, ndërsa thuajse të gjithë pjesëmarrësit, diplomatë e ushtarakë shkëlqyen për paaftësi. Konflikti shpërtheu fillimisht në nivel diplomatik mbi çështjen se cili komb kishte të drejtën të proklamohej “Mbrojtës i kristianëve në Tokën e Shenjtë”. Palestina në atë kohë ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Pra toka e shenjtë e kristianizmit ndodhej brenda kufijve të një shteti mysliman dhe Rusia që nga gjysma e 1700-ës kishte marrë përsipër rolin e mbrojtëses së kristianëve në të.
Në vitin 1853 pati disa incidente diplomatike midis Rusisë dhe Francës, në atë epokë e drejtuar nga Napoleoni III (nipi i Napoleon Bonapartit). Sundimtari francez dëshironte ta mbante vetë titullin e “mbrojtësit” të kristianëve në Palestinë. Të dyja vendet bënë presione të çdo lloji mbi sulltanin, i cili në fund vendosi t’ua dhuronte titullin francezëve. Megjithatë, kjo çështje la shumë plagë të hapura midis garuesve për titullin ku u përfshi edhe Mbretëria e Bashkuar. Zgjedhja e diplomatëve të dërguar në Stamboll për t’i dhënë fund përpjasjeve linte për të dëshiruar: ambasadori britanik, konti Stratford Canning de Redcliffe ishte një rusofob; ai francez , Charles de La Valette ishte fanatik katolik që i urrente turqit myslimanë po aq sa dhe rusët ortodoksë. Por kryevepra e të gjitha veprave qe zgjedhja e ambasadorit rus: princi Aleksander S. Menshikov.
Menshikov, një aristokrat rus i rafinuar që fliste gjashtë gjuhë, kishte një problem pikërisht me gjuhën të mprehtë dhe ironike, dhe me batutat gjithnjë në majë të saj. I urrente turqit dhe për këtë kishte një arsye të fortë. Vite më parë, ndërsa kryente shërbimin në ushtrinë e carit në një nga luftërat e shumta të zhvilluara në Ballkan, u plagos nga një gjyle turke në ijë dhe kirurgu u detyrua t’i priste testikujt.
Me të mbërritur në Stamboll shkaktoi incidente diplomatike të panumërta: injoroi ministrin e Jashtëm të Sulltanit, duke e detyruar të dorëhiqej, refuzoi të vishte petkat zyrtare të ambasadorit dhe kërcënoi të gjithë jurinë otomane.
Rezultati i parë i muajve të gjatë të negociatave dhe i fyerjeve e kërcënimeve të këmbyera midis diplomatëve, bëri që Franca dhe Mbretëria e Bashkuar të dërgonin flotat e tyre në Stamboll. Sulltani që i ndjeu shpatullat e mbrojtura, refuzoi ultimatumin e carit për t’ia dorëzuar titullin e “Protektorit të Tokës së Shenjtë” dhe si përgjigje Rusia pushtoi disa zotërime të sulltanit në Ballkan. Britania e Franca i kërkuan Rusisë të tërhiqej nga të gjitha projektet, por pasi morën si përgjigje refuzimin e saj, më 28 mars 1854 iu bashkuan luftës së nisur midis Perandorisë Osmane dhe Rusisë.
Përtej incidenteve groteske dhe çështjeve parimore kishte motive më të thella që çuan në luftë: dëshira për prestigj e Francës, dekadenca e perandorisë Osmane, synimet e rusëve për të pasur një akses të lirë në Mesdhe përmes Bosforit dhe frika e Anglisë ndaj ekspansionizmit rus.
Lufta shpërtheu por udhëheqësit evropianë nuk e dinin ende ku duhej ta zhvillonin atë? Në mars të 1854-ës turq dhe rusë luftonin në lindje të maleve të Kaukazit dhe në perëndim, në Rumaninë e sotme. Ndërkaq flota franko-britanike bombardoi disa nga bazat ruse në Kamçatka, në Paqësor, po ashtu qëlloi rreth 4.000 predha në portin e Odesës në Detin e Zi.
Në gusht të po atij viti, një tjetër lojtar i rëndësishëm zbriti në fushë. Perandori austriak i shqetësuar për praninë e trupave ruse në Rumani, shumë afër kufijve të Austrisë, e përqendroi ushtrinë e tij në kufij duke kërcënuar me ndërhyrje. Car Nikolai që kishte lidhje gjaku me të, e quajti mosmirënjohës dhe urdhëroi që portreti i tij i varur në pallatin e Shën Pjetërburgut të kthehej me faqe nga muri, por njëkohësisht dha urdhrin që trupat ruse të tërhiqeshin brenda kufijve.
Ushtria e aleatëve ndërkaq ishte pozicionuar në Varna të Bullgarisë, ku për shkak të kushteve të këqija higjenike, në veçanti në kampin britanik, ushtarët filluan të vdisnin nga kolera. Më shumë se 60 mijë ushtarë dhe 35 mijë marinarë ishin të kërcënuar nga shfarosja. Për të shpëtuar nderin e ushtrive britanike e franceze, që sipas gjeneralëve nuk mund të tërhiqeshin pa luftuar një betejë, u vendos që të sulmohej Sebastopoli, baza detare në Krime. Në shtator të 1854-s, flota aleate filloi të zbarkonte ushtrinë në veri të qytetit pa hasur në asnjë rezistencë.
Ushtria ruse në pjesën më të madhe e përbërë nga analfabetë ishte shumë mbrapa nga teknologjitë dhe oficerët aspak profesionalë i komandonin burrat e tyre kryesisht me ndëshkime e terror. Pavarësisht inferioritetit të madh në të gjitha fushat, komandanti rus, princi Menshikov, ishte i bindur se do t’i mposhtte lehtësisht aleatët. Kështu ai ngriti një podium për aristokracinë e qytetit që të mund të vëzhgonte me dylbitë e teatrit disfatën e armikut. Aleatët e mposhtën ushtrinë ruse në më pak se 90 minuta dhe më pas rrethuan Sebastopolin. Ishte fundi i shtatorit 1854, por duhej të kalonte një vit që qyteti të dorëzohej.
Në fund të luftës, oficerë të ndryshëm rusë, midis të cilëve edhe Lev Tolstoj, që nga ato ngjarje u frymëzua për të shkruar “Lufta dhe Paqja”, thanë se nëse aleatët do të kishin sulmuar menjëherë fortesën ajo do të binte brenda ditës. Por zgjodhën të prisnin dhe dimri i tmerrshëm 1854-55 u përshkrua në letrat e ushtarëve, ditare dhe libra kujtimesh si ndër më tragjikët që shkaktoi më shumë të vdekur se përballjet dhe me vetë rusët. Sëmundjet, uria dhe i ftohti kishin marrë jetën gjysmës së 110 mijë ushtarëve të rënë.
Në gusht të 1855-s, ushtria ruse bëri tentativën e fundit për të thyer rrethimin. Rezultati ishte beteja e Cernaias, në të cilën ajo u detyrua të tërhiqej. Pak javë më vonë një pikë e rëndësishme e fortesës së Sebastopolit u pushtua dhe më 9 shtator qyteti u dorëzua. Të gjitha ushtritë ishin të sfilitura dhe operacionet u ndërprenë. Filluan negociata të gjata paqeje që më 30 mars 1856, çuan në Traktatin e Parisit duke i dhënë fund luftës.
Rusia u detyrua të demilitarizonte Detin e Zi dhe të dorëzonte disa nga territoret e vogla të Perandorisë Osmane, ndërsa Franca dhe Mbretëria e Bashkuar dolën garantë të integritetit dhe pavarësisë së saj./ Dorina Gjuzi

Beteja a Balaklaves Tetor, 25, 1854. Lufta e Krimese.
___________________________________________
Ruset deshtuan ta merrnin Balaklaven (Balacalva), qe ishte mbeshtetja logjistike e forcave Britanike, Turke e Franceze; ne portin e Detit te Zi. Por Britaniket humben kontrollin e rruges mbeshtetese qe lidhte Balaklaven me kodrat siper Sevastopol-it, qendren e Marines Ruse qe ishte nen rrethim. Ne fillim te betejes Ruset kishin lartesite Fedyukhin dhe Vorontsow, mbi nje lugine afer Balaklaves. “Brigada e Rende e Kavalerise” me Gjeneral Sir James Scarlett, dhe “Regjimenti 93-te i Malsorve” komanduar nga Sir Colin Campbell nuk i lane te merrnin qytetin. Dy sulme Ruse thyhen ne ate zone.
Lordi Raglan dhe shtabi Britanik ne lartesite mbi Sevastopolin kur se Ruset po terhiqnin Topat e kapur nga Turqit, con urdher tek Brigada e Lehte e Kavalerise (Light Brigade) ta parandalonin kete. Urdheri final kaloi ne konfuzion. Pozicioni ku ndodhej kjo brigade nuk i lejonte te shihte ate qe pa Lord Raglan. Brigada kalon me gallop neper lugine, e ne vend se te kthehej ku duhet te shkonte, vazhdon drejt ndaj pozicioneve te fortifikuara Ruse. Per mbi nje milje a gjysme, vazhduan nen nje zjarr te panderprere deri sa humben 40% te ushtareve dhe oficereve. Mbahet si beteje nderi per regjimentet Britanike. Ruset kishin kapur 7 Topa, ne ate kohe marrja e topava kish te bente dhe me prestigjin e nje ushtrie. Kjo beteje ka pasur tre episode: “Sulmin e Brigades se Rende, Linjen e Kuqe te Holle dhe Sulmin e Brigades se Lehte.”
Do provoj te perkthej poemen e Lord Tenison. (Alfred, Lord Tennyson) e cila nuk ka rime aparente, me shume ndjese per kete perkthim te drejte, e te shpejte
.
“Sulmi i Kavalerise se Lehte”
_______________________
Mese nje milje, mese nje milje,
Mese nje milje perpara,
Te gjithe ne Luginen e Vdekjes
Ngisnin kuajt te gjashteqindte
“Perpara Brigade e Kavalerise!
Suluni drejt topave!” U thane
Te gjithe ne Luginen e Vdekjes
Ngisnin kuajt te gjashteqindte
II
“ Perpara Brigade e Kavalerise!
A pati nje burre te frikesuar?
Asnje ushtar nuk e dinte,
Dikush kish gabuar.
Nuk ish per ta pergjigja
As arsyeja per ta s’ishte,
Vec te sulmonin e te vdisnin.
Te gjithe ne Luginen e Vdekjes
Ngisnin kuajt te gjashteqindte
III
Topa ne te djathte te tyre,
Topa ne te majte te tyre,
Topa prisnin perpara,
Gjuanin me furi;
Stuhi predhash dhe baruti.
Me guxim kalreuan, dhe mire,
Ne nofullat e Vdekjes
Ne gojen e ferrit,
Vraponin te gjashteqindte
IV
Nxorren shpatat me shkelqim
Sic shkelqenin neper ajer,
Duke vrare topcinjte aty,
Sulmuar nje ushtri, kur
Gjithe bota po cuditej.
Sulur ne bateri topash,
Thyen linjen e armikut;
Kozaket dhe Ruset
Te trullosur te percare.
Atehere u kthyen pas, por jo
Jo te gjashteqindte.
Ne shok nga goditja shpates
V
Topa ne te djathte te tyre,
Topa ne te majte te tyre,
Topa nga pas…
Gjuanin me furi
Stuhi predhash dhe baruti
Kur Hero dhe kale rrezoheshin.
Kishin luftuar shume mire
Ardhur nga nofullat e vdekjes
Mbrapsh nga goja e ferrit.
C’ngeli nga ta,
Nga te gjashtqindet.
VI
Kur do shuhet lavdia e tyre?
Sulmi eger qe ato bene!
Gjithe bota cuditej
Ndero guximin e tyre
Ndero Brigaden e Kavalerise
Te gjashteqindtet fisnike.
***
Ne epoken Viktoriane kjo shkaktoi nje sensacion te papare (plus media qe e mbulonte kete fushate i dha shume eko) Kontraversia Historike akoma debatohet dhe sot; dikush thote urdheri nuk u formulua qarte, dikush qe ishte perplasje karakteresh ndermjet oficereve te larte, Nolan, Cardigan dhe Raglan; sidoqofte Krimea provoi se Ushtari Britanik i asaj kohe ishte”rrace luftarake” Beteja e Balklaves solli 11 Victoria Cross. Urdheri me i larte per trimeri ne beteje.
Trupat Franceze moren pergezime se mbuluan gjate terheqjes pjesen qe ngeli nga Brigades te Lehte e Kavalerise, duke i mbrojtur nga krahet.
Te parin Victoria Cross e mori Husari 21 vjecar, Kandezi Aleksander Dun. Shpeton oficerin e tij duke vrare me shpate 3 Ruse qe i sulmuan nga mbrapa. Me pas vret nje Rus tjeter qe i sulmoi shokun. Vdiq 14 vjet me vone gjate nje aksidenti gjuetie ne Abisini. Kishte arritur graden Kolonel, dhe u be Kanadezi i pare qe ka komanduar nje Regjiment Britanik.
Po ashtu reformatorja sociale dhe themeluesjae Infermjerise moderne – Florence Nightingale, ka qene ne Betejen e Krimese.
Komplimente per kulturen z.P.A.B. Shtesa juaj esht po aq interesante sa shkrimi
Sh. faleminderit eli, konsiderate eshte e ndersjellte.
Znj Gjuzi, per aq sa lejon hapesira e nje shkrimi ne gazete ka sjelle dicka kualitative, e me beri pershtypje te mire. Sic dhe jam i impresionuar nga secili qe ka postuar nen kete artikull. Mondi (qe e lexoj gjithmone) Bilali nga i cili mesova nje fakt te ri (flm z. bilal) Historia perseritet, etj; jo aq per c’fare themi ne, por per Etiken dhe Nivelin e Debatit. E kemi kete mundesi te gjithe. Eli, flm dhe nje here!
Interesantja e Luftes se Krimese ishte edhe me gjendjen e elementit shqiptar intelektual ne Parlamentin Turk
Ne vitin 1854 , kur shpertheu Lufta e Krimese Rilindasit tane akoma flnin gjume dhe megjithse ishin nje shumice e mire ne Parlamentin turk , ata e kishin mendjen tek turqia dhe akriera e tyre personale ne Turqi, jo tek fromimi i Shtetit shqiptar
Eshte e cuditeshme , por intelektualet tane ne Turqi nuk shikonin fqinjet tane qe kishin krijuar shtetet e tyre te gjithe pa perjashtim…dhe nuk kujtoheshin aspak per vendin e tyre , Shqiperine
Cudia eshte se si nuk kishin njecike ego, apo xhelozi qe fqinjet tane kishin krijuar shtetine tyre ndersa ne ishim pa shtet fare, kur nderkaq ne kishim gjithe ata depudete ne Parlamentin turk
Po te kujtoheshin Frasherllinjte ne ate kohen e luftes se Krimese , dhe te nxisnin gjithe intelektualet e tjere ,Shqiperia do krijonte nje shtet te pakten Autnom nen Turqine, sepse Turqia atehere kur po behej Lufta nuk kishte mundesi te dergonte ushtri, sic beri me vone kur u ngriten shqiptaret ne vitet 1878 e tutje
INTELEKTUALET tane kishin nivel te ulet shtet -formimi,Ishin me teper karierIste dhe kerkonin te mernin ofiqe nen Turqine
Po te nxiteshin shqitparet ne kryengritje te atyre viteve 1856- 1860 , Shqiperia sot do ishte shume me e madhe ,
dhe Greqia me Serbine nuk do na i menrin dot tokat tona qe sot jane nen Greqi dhe nen Serbi
Aq me teper se ne ate kohe te luftes se Krimese , Greqia dhe Serbia ishin shtete shume te dobeta ,
te pa-organizuara,
nderkaq qe ne kishim nje popullsi te re dhe shume agriesive–Gjithe rinia jone shkonte luftonte ne Turqi, si jenicere –Dhe me e bukura ishte se ne ato vite Jeniceret i kishin ftohur mareddhenjet me SUlltanin,
pasi nja 30 vjet me vone Sulltani i goditi Jeniceret…..
.Ndaj duhej qe Intelektualet tane ne Stamboll te fillonin te ngrinin ndergjegjen kombetare
dhe ta perdonin Krimene
si nje shembull, sic e beri Skenderbeu, qe
gjeti shkakun e Luftes ne Hungari ..dhe krisi iku ne Kruje dhe krijoi kete Shqiperi qe kemi sot
Ashtu sic e beri Skenderbeu duhej ta benin edhe keta rilindasit tane ne kohen e Luftes se Krimese ne 1856 , dhe do krijonin Shqiperine
Analogjia eshte e ngjashme si dy pika uji………….vetem se gjate luftes se Krimese per fatin tone te keq
mungonte nje Shqiptar qe te kishte Ndergjegje shtet-formuese si Skenderbeu……
Kur u kutjuan Frasherllinjte ne vitet 1878-te te nxisnin kryengritjet shqiptare kunder Turqinse , ishte teper vone
spese pas luftes se Krimese Turqia i kishte duart te lira …dhe na dergoi Turgut Pashen me ushtri pa fund duke na vrare e djegur ….
Nuk e kapen momentin gjat eluftes se Krimese ne 1856 Intelektualet tane …..ashtu sic nuk e kapne as tani ne Luften e Natos-ne Kosove, ne 1999 qe te benin menjehre Bashkimin e Kosoves me Shqiperine…
Ne keto 2 pika kulminante te historise sone kemi pasur ne krye politikane Hileqare qe i sherbenin Turqise,
dhe ne 1999 i sherbenin Greqise …..
Edhe sot duket qe megjtihse populli jone eshte me te vertet shtet-formues , dhe patriot, Politkanet dhe intelektualet tane jane me mungese te aftesise shtet-formuese dhe nuk kane respekt per ndjenjat e popullit te tyre qe ju paguan rogen dhe favoret …..
Megjithse, sot ata ndoshta marin ndonje roge te dyte nga ndonje burim tjeter ..i helmatisur me antishqitparizem
–Ashtu sic merte edhe Ismail Qemali ne 1909 nga greket….
Historia perseritet….
HISTORIA NUK PERSERITET ME AJO ECEN PERPARA.
MUZHIKEVE PO U SHTRENGOHET LAKU DITA DITES, E PO VJEN EDHE PER TA DITA TE JAPIN LLOGARI PER ZULLUMET QE I KANE BERE NJEREZIMIT KETO 200 VITET E FUNDIT.
Ne luften e Krimese ka marre pjese shkencetari Kostandin Kristoforidhi si dragoman(perkthyes) i trupave engleze.
Eshte per te qeshur. Nderkohe qe Rusia ka mbajtur nje qendrim, Franca dhe Anglia e kane ndryshuar ate vazhdimisht duke ndryshuar aleanca. Franca dhe Anglia perkrahen Perandorine Otomane ne vitet 1800, por ata u detyruan qe ta sulmonin perseri ate ne betejen e Galipolit gjate luftes se pare boterore. Gjithashtu Franca dhe Anglia u detyruan qe te lidhnin aleance me Rusine ne luften e pare boterore, kunder Gjermanise dhe AustroHungarise, te cilat vete Anglia dhe Franca donin qe tja ndersenin Rusise. Perandoria Otomane i tradhetoi aleatet e saj, duke u bere pjese me Gjermanine dhe AustroHungarine ne luften e pare boterore. Rusia u terhoq nga skena nderkombetare dhe lufta pas revolucionit te Tetorit.
Gjithashtu duhet permendur edhe lufta e dyte boterore, ne te cilen pa nderhyrjen dhe sakrificat e Rusise, nuk do te ishte bere e mundur fitorja ndaj Gjermanise Hitleriane ne Europe.
Kjo me kujton edhe politiken e USA-as ne Afganistan, te cilet bene te pamunduren qe te ndihmonin Talebanet ne luften kunder Bashkimit Sovjetik. Me vone u detyruan qe ti luftonin vete.
Me pak fjale aleatet e djeshem behen armiqte e sotem ose anasjelltas, nderkohe qe Rusia ka nje linje te qarte per interesat e saja dhe nuk ka bere shume pazare historike per to. Faktet historike tregojne se ata te cilet kane qene miqte e Perendimit dhe Armiqte e Rusise, gjithmone jane kthyer me vone ne armiq te Perendimit. Perendimi gjithmone ja ka friken Rusise e cila eshte nje vend i madh dhe me potencial ushtarak te fuqishem. Ata e shikojne Rusine si nje konkurrente te forte ne plotesimin e interesave te tyre gjeostratike ne Europe dhe Bote, te cilat ne shume raste jane te padrejta.