Lufta Tregtare SHBA Kinë mund të përkeqësohet

Edona Llukacaj

Presidenti Trump i befasoi tregjet financiare kur u shpreh se planifikonte të vendoste tarifa shtesë nga 1 shtatori, duke shënuar kështu përfundimin e “armëpushimit” të luftës tregtare një vjeçare mes SHBA dhe KInës, një luftë ka ndadalësuar rritjen ekonomike botërore.

Nëpërmjet një sërë postimesh në Twitter, pasi negociatorët amerikanë të lartë të tregtisë e informuan presidnetin për mungesën e përparimi të bisedimet e SHBA-Kinë, që u mbajtën gjatë kësaj jave në Shanghai, Presidenti Trump u shpreh se rritja e tarifave do të ndodh nëse presidenti kinez, Xi Jinping, nuk lëviz më shpejt në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje tregtare.

Si përgjigje, Kina tha se nuk mund të shantazhohet, dhe paralajmëroi hakmarrje, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua se do të rrisë tarifën për importet kineze nga muaji tjetër, duke përshkallëzuar ashpër mosmarrëveshjen tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Pekini nuk do të lëviz asnjë hap, pavarësisht presionit të Uashingtonit, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying. Në një konferencë për mediat, ai u shpreh: “Nëse Amerika i zbaton këto tarifa, atëherë Kina do të duhet të ndërmarrë masat e nevojshme për të mbrojtur interesat themelore të vendit,” raporton Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *