Lufta Ukrainë-Rusi/ BE thërret në takim urgjent të gjithë ministrat e Mbrojtjes!

Amelda Amelda

Bashkimi Evropian ka thirrur në një takim urgjent ministrat e Mbrojtjes të të gjitha vendeve anëtare, për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë.

Ministrat e Mbrojtjes janë thirrur nga përfaqësuesi i BE për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Joseph Borrell.

Në një postim në Twitter, Borrell njofton se bisedimet me ministrat do të përqendrohen në “nevojën urgjente” dhe koordinimin e ndihmës së bllokut për ukrainasit.

Më herët, Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelenksy, bëri thirrje për anëtarësimin urgjent të Ukrainës në BE. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është përgjigjur, duke thënë se “ka mendime dhe ndjeshmëri të ndryshme brenda BE-së për zgjerimin”.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *