Disa aktiviste po riemërojnë jozyrtarisht disa rrugë në Holandë në nderim të grave të njohura, pasi një studim tregoi se 88 për qind e rrugëve mbajnë emra meshkujsh.
Grupi feminist “De Bovengrondse” do të vendosë nëpër rrugët e Holandës tabela që mbajnë emra të femrave luftëtare, matematicieneve, shkrimtareve apo muzikanteve.
Kjo lëvizje e tyre u frymëzua nga një sondazh i faqes informative “De Correspondent”, që zbuloi se vetëm 12 për qind e rrugëve në Amsterdam mbanin emërtesa femrash, dhe se shpesh këto ishin emra perëndeshash, apo të grave të meshkujve të famshëm.
“De Bovengrondse” thotë në një faqe interneti se “emrat e rrugëve janë një pasqyrë se cilët vendos të nderojë shoqëria jonë, ndaj dhe kjo është arsyeja përse ne mendojmë se ka ardhur koha për t’i ndryshuar këto raporte”.
“Si do të ndiheshit sikur më shumë njerëz të shkonin në shtëpitë e tyre, në një rrugë që mban emrin e një femre të fuqishme?”, pyesin aktivistet.
Gjatë një sesioni riemërtimi rrugësh në Amsterdam, emrat e parë të 12 grave të nderuara nga ky grup janë Ada Lovelace, matematiciene britanike që projektoi algoritmin e parë, Marie Anne Tellegen, një luftëtare e rezistencës holandeze, si dhe Beyoncé, e përshkruar nga grupi si “një nga ikonat më të famshme të ditëve tona”.
Nisma e “De Bovengrondse” ka kaluar tashmë në Rotterdam, Groningen, Utrecht dhe qytete të tjera.
s.a/dita

Aq.shume.i duan grate, sa I nxjerrin neper vitrina 30
Euro/copa.