“Luftë mbijetese.” Bananet në rrezik zhdukjeje

Dita

Një banane që mendohet të jetë ‘ruajtësja’ e sekretit për prodhimin e këtij fruti në të ardhmen, është vendosur në listën e frutave të rrezikuara nga zhdukja.

Ajo gjendet në ishullin e Madagaskarit, e zhvilluar në izolim.

Pjesa më e madhe e bananeve që konsumohen në të gjithë botën, i përkasin një lloji të njohur si Cavendish, që është mjaft e prekshme ndaj kërcënimit të pleshtave.

Ekspertët sqarojnë se bananet janë të gjitha njësoj, ndaj, nëse një sëmundje do të shfaqej në një nga to, atëherë ajo mund të përhapet shumë shpejt në të gjithë popullatën.

Por për bananen e shfaqur në Madagaskar, ato thonë se ajo mund të ketë tolerancë ndaj thatësirave apo rezistencë ndaj sëmundjeve, dhe kjo është arsyeja se përse ekspertët i tremben zhdukjes së kësaj bananeje.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *