Në një botë ku gjithçka blihet dhe paguhet me gjak, dhuna nuk është kurrë larg lordëve të drogës në Meksikë. Tani kur Joaquin “El Chapo” Guzmán është arrestuar nga autoritetet dhe ekstradohet në SHBA, një luftë e vërtetë ka nisur për fronin e tij.
Arrestimi i tij ka lënë vakum në zonë, duke rritur numrin e vrasjeve në këtë zonë.
Sipas The Daily Beast, në tre muajt e kaluar në Tierra Caliente janë shënuar më shumë se 340 vrasje në krahasim me komunat fqinje.
Vetëm në muajin e fundit, autoritetet kanë regjistruar të paktën 35 ‘të zhdukur’, përfshirë disa fëmijë që ndikuan në mbylljen e shkollave në rajon.
Në një rast, 30 burra të veshur si policë terrorizuan një shkollë dhe rrëmbyen drejtorin dhe katër mësues.
Guerrero është gjithashtu shteti ku 43 studentë u zhdukën.
Para vitit 2015, organizata kriminale në regjion ishte e dominuar nga grupet nga Sinaloa dhe Tamaulipas, që në të kaluarën kontrolloheshin nga El Chapo.
