Luftën e parë e ka Kosova me vetveten

anazapta

Letër e nënshkruar

Zeno Jahaj

Përshëndetje Dita. Luftën e parë e ka Kosova me vetveten. Të bëjë shtet, që do të thotë të mos lejojë privatizimin e shtetit. Përndryshe nuk do të mundë të kuptohet as me fqinjët e as me tejfqinjët europianë, të cilët kanë shekuj që kanë formuar mbretëritë e shtetet e tyre. Luftën tjetër e ka me biznatinizmin e periferisë së Europës, e cila ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Ndërsa zemra e Europës e njeh Kosovën, përkundrazi, periferia, përkatëisht pesë shtete periferike të Europës nuk e njohin atë. Dikush thotë që arsyeja pse Greqia, Qipro, Rumania, Sllovakia e Spanja nuk e njohin Kosovën është se këto shtete vuajnë vetë probleme të heterogjenitetit të popujve të tyre e, për rrjedhim, kanë frikë se mos njohja e pavarësisë së Kosovës bëhet shembull për prirjet shkëputëse në to. Kjo mund të jetë një arësye, por jo e gjithë arësyeja, madje jo arsyeja themelore.

Arësyeja e vërtetë qëndron tjetërkund: Greqia, Qipro, Rumania, Sllovakia e Spanja, një më pak e një më shumë, kanë mbetur periferia e Europës, jo vetëm në gjeografi. Në radhë të parë në frymën europiane të të menduarit. Periferia e Europës është periferi edhe në ekonomi. Prandaj diplomacia kosovare duhet të menaxhojë, në radhë të pare, realitetin e vërtetë të periferisë europiane.

Natyrisht Kosova më së pari duhet të merret me veten, domethënë përkatësinë europiane ta plotësojë me standarde europiane. Të ruhet të mos bjerë peng e mentaliteteve, sjelljeve apo orientimeve jashtë-europiane. Paralelisht, të fitojë periferinë e Europës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *