Të rinj, që janë pjesë e dy grupeve kriminale kanë shkëmbyer të shtëna me armë zjarri në përpjekje për të marrë monopolin e trafikut të drogës. Policia italiane ka arrestuar gjashtë persona.
Këto dy grupe kanë pasur edhe përplasje të tjera në muajt e fundit duke sjellë edhe të vdekur.
Policia ende nuk ka publikuar emrat e të arrestuarve, por bën të ditur se bëhet fjalë për dy grupe një shqiptare dhe një napolitane.
