Luftoni obezitetin duke ngrënë oriz!

J L

Sipas një studimi, konsumimi i orizit mund të ndihmojë në parandalimin e obezitetit.

Ekspertët zbuluan se njerëzit të cilët ndjekin një dietë japoneze ose aziatike me bazë orizin kanë më pak gjasa për të shkuar drejt obezitetit se ata që e konsumojnë më pak.

Ata thanë se dietat me sasi të ulët karbohidratesh janë një strategji popullore e humbjes së peshës në vendet e zhvilluara.

Në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit konsumonin rreth 19g oriz në ditë, nën dhjetëra vende të tjera, përfshirë Kanadanë, Spanjën dhe SHBA-në.

Studiuesit kane llogaritur që edhe një rritje modeste e konsumit te orizit prej 50g në ditë për person, mund te reduktojë prevalencen boterore të obezitetit me 1% (nga 650 milion te rritur ne 643.5 milion).

Profesor Tomoko Imai, nga Kolegji i Grave të Arteve Liberale të Doshishës, Kyoto, Japoni tha: “Shoqatat e vëzhguara sugjerojnë se niveli i obezitetit është i ulët në vendet që hanë orizin si ushqim kryesor.Duke pasur parasysh nivelet në rritje të obezitetit në mbarë botën, duhet të rekomandohet të hahet më shumë oriz për tu mbrojtur nga obeziteti edhe në vendet perëndimore”.

Autorët arriten në konkluzionin se obeziteti ishte dukshëm më i ulët në vendet me furnizim më të lartë të orizit edhe pas kontrollit të stilit të jetesës dhe treguesve socio-ekonomikë.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • S’e besoj t ejete e vertete kjo.

    Ne Amerike te gjithe hane oriz, dite per dite -njelloj si kinezet, dhe ekta jane shume te dhjamosur

    Aty per dobesimin ndoshta ndikojne faktore te tjere te ushqimit, tek aziatiket, por jo orizi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *