Moti nuk ka qenë pa surpriza javëve të fundit, duke na surprizuar me temperatura ekstreme por jo vetëm. Për ditën e sotme priten reshje lokale në të gjitha qarqet, në përgjithësi të dobëta. Duhet theksuar që reshjet do të jenë më të mundshme në pjesët e tyre malore (dhe ato pranë tyre).
Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin edhe formën e shtrëngatës, kryesisht në qarqet e Veriut dhe të Qendrës (shoqëruar me rrufe dhe breshër). Ndërsa ditën e nesërme nuk priten reshje dhe temperatura maksimale do të arrijë vlerat 37 gradë Celsius.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 32 °C
në vendet e ulëta: 18 / 37 °C
në vendet malore: 14 / 33 °C
l.h/ dita
