Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, zhvilloi sot një takim pune me zëvendëskryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
Sipas njoftimit të bërë publik për mediat, gjatë takimit u diskutua mbi punën e deritanishme të gjykatës, sfidat më të cilat përballet, si edhe punën e kryer në drejtim të uljes së numrit të çështjeve të prapambetura dhe zbatimin të kërkesave kushtetuese e ndryshimeve të fundit procedurale ligjore.
Soreca vlerësoi maksimalisht punën e kryer nga Gjykata e Lartë duke e quajtur atë një hap madhështor dhe se është parë me vlerësim nga komuniteti ndërkombëtar.

NJOFTIMI PER MEDIAT
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, SH.T.Z. Luigi Soreca, ishte të mërkurën në Gjykatën e Lartë për të zhvilluar një takim pune me Zëvendëskryetarin e kësaj gjykate Z. Sokol Sadushi.
Gjatë takimit u diskutua mbi aktivitetin e deritanishëm të gjykatës, sfidat më të cilat ajo përballet vazhdimisht, si edhe punën e kryer nga anëtarët e Gjykatës së Lartë, në drejtim të uljes së numrit të çështjeve të prapambetura, zbatimit të kërkesave kushtetuese e ndryshimeve të fundit procedurale ligjore për përmirësimin e situatës në këtë institucion, me qëllim krijimin e një klime besimi tek qytetarët.
Në këtë kuadër Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, falenderoi Ambasadorin e BE për ndihmën e pakursyer në drejtim të masave të marra për ndryshimet ligjore, të cilat kanë ndikuar që tani në procesin e shqyrtimit efektiv të dosjeve gjyqësore. Z. Sadushi u shpreh se tashmë Gjykata e Lartë, pas një viti, është më e vetëdijshme në atë se çfarë i nevojitet asaj, dhe të gjithë gjyqtarët e kësaj gjykate janë sot më besimplotë për të arritur rezultatet e pritshme. Sigurisht ardhja e gjyqtarëve të rinj, për të plotësuar më tej trupën gjyqësore është e domosdoshme për të rritur eficencën e Gjykatës së Lartë e cila paralelisht do të bëjë të mundur edhe përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë arsye, kjo gjykatë shpalli pak kohë më parë edhe nisjen e procedurave për tre vendet vakantë në Gjykatën Kushtetuese, për të bërë të mundur vijimin e këtij procesi të rëndësishëm pa vonesa dhe në kohë.
Nga ana e tij Ambasadori i BE-së Z. Luigi Soreca, vlerësoi maksimalisht punën e kryer deri tani nga Gjykata e Lartë duke e quajtur atë një hap madhështor që ka hedhur kjo gjykatë dhe anëtarët e saj. Sipas Z. Soreca, puna e bërë nga Gjykata me çështjet e prapambetura është parë me vlerësim nga komuniteti ndërkombëtar. Duke përmenduar ndryshimet e fundit procedurale ligjore, ambasadori Soreca vlerësoi faktin së ato janë një ndihmë konkrete për mbarëvajtjen e procesit të shqyrtimit të çështjeve në gjykatë, e cila në këtë mënyrë bëhët edhe më eficente në punën e saj. Funksionimi normal i Gjykatës së Lartë, me ardhjen edhe të anëtarëve të saj të rinj, sjell padyshim edhe plotësimin e shpejtë të Gjykatës Kushtetuese.
Soreca e siguroi Z. Sadushi se mbështetja e Delegacionit të Bashkimit Evropian do të vijojë të jetë e pranishme dhe e shpeshtë në të ardhmen, pasi BE ka një plan dhe program të qartë e të dedikuar për institucionet e pavarura të drejtësisë.

z. Ambasador,
Organet e drejtesise re jane te kapur si nga qeveria ashtu dhe nga opozita, kane raporte dhe ruajne mardhenie te barabarta ne numurin e anetareve ne te gjithe institucionet e kesaj drejtesie dhe nuk duan te ndeshkojne korrupsionin e politikaneve dhe qeveritareve por merren me gjera anekse, me ndonje kriminel, me ndonje qe merret me droge qe nuk eshte i lidhur me politikanet, me procesin zgjedhor, merren gjoja me Llallen qe i kane dhene nje denim simbolik, merren me ndonjerin nga keta qe bene sikur kap OFL, dhe me ka bere shume pershtypja e disa ambasadoreve qe SPAK po lufton korrupsionin. Nuk eshte e vertet, eshte nje mashtrim kjo qe bene SPAKU, ai duhet te filloj nga krimet dhe korrupsioni i Berishes, Metes, Lulit, Rames, Nanos, ministrave dhe gjithe batares qe i ndjekin keta nga pas, pa ndryshime politike, ata te gjithe jane bashke dhe te gjithe jane te korruptuar. Spaku me keto qe po bene kalon kohen dhe pret te ndryshoj situata politike qe te mos beje detyren qe i takon. Pra shkurt nuk do te ndeshkoj korrupsionin sepse ne perberje te tij ka njeres qe ushqehen nga keta politikan dhe urdherat i marrin nga politikanet dhe jo nga Amerika apo BE.Po te arrestohen keta kokat e korrupsionit, keta te vegjelit me te cilet merret SPAKU tani dorezohen vete dhe nuk kane nevoj per polici apo OFL. Korrupsioni ne shqiperi eshte marramendes dhe kerkon njerez te zote dhe te pavarur nga politika. Ai behet dhe drejtohet nga larte poshte dhe te gjithe jane te lidhur me keta kriminelet e vegjel, prandaj po u kepute koka e tij, pra politikanet, keta te vegjelit shkojne me kembet e tyre para drejtesise. Bile po te shikosh edhe dosjet qe jane hapur per disa politikan, zgjaten me hetime pa fund dhe pastaj sipas situaave politike apo imunitetit politik qe keta politikan marrin, ato menjeher mbyllen dhe i nxjerrin ata te pafajshem. Reforma duhet te kishte nje ligj, ne qofte se anetaret e drejtesise re (SPAKUT) nuk bejne detyren te shkarkohen dhe te shkojne para drejtesise. Kush bene punen te qendroje atje. Ka pershperitje se po u arrestuan keta, do kete destabilizim, jo, kurre nuk ndodh, populli nuk ngrihet dhe te behet kurban per kokat e ketyre hajduteve qe kane vjedhur dhe shkaterruar nje ekonomi te tere dhe kane degjeneruar gjithe popullin per pasurimin e tyre.
Bile SPAKU duhet kompletuar me prokuror AMERIKAN apo BRITANIK ose te ndonje vendi tjeter si Gjermania, Franca, Italia, etj., sepse me drejtesine shqiptare SPAK dhe me keta politikan, korrupsioni dhe te gjithe te korruptuarit do te kene amnisti morale dhe financiare, sepse politikanet kane gjithcka ne dore.