Pasi nisi misionin e tij si trajner i Barcelonës të martën me stërvitjen e parë të skuadrës për sezonin e ri, Luis Enrique në ditën e dytë të përgatitjeve u shfaq në konferencë për shtyp ku foli për disa cështje. Fillimisht numri 1 i stolit të blaugranave u përqëndrua te merkato, me skuadrën katalanase që pavarësisht se ka afruar në ekip lojtarë të mëdhenj si Luis Suarez e Ivan Rakitic është kritikuar jo pak nga mediat. “Të bësh merkato nuk do të thotë të shkosh në supermarket dhe të mbushësh cantën. Në futboll transferimi i futbollistëve nga një skuadër në një tjetër është një proces i gjatë që do kohën e nevojshme. Klubi po punon në këtë aspekt dhe unë jam shumë i kënaqur me futbollistët që janë afruar deri tani në skuadër”, tha Enrique.
Në vijim një mendim i Luis Enriques shkoi edhe për Lionel Messin që nuk arriti të shpallej dot kampion bote me Argjentinën.
“ Besoj se do të kem një marrëdhënie të mirë me të gjithë futbollistët ndërmjet tyre edhe më atë që është më i miri në Botë. Objektivi im është të marrën më të mirën prej tyre. Duhet të rikuperoj Messin pas dështimit në Botëror? Nuk kam ndjesinë se më duhet ta bëj dicka të tillë, pasi për mua dhe për të gjithë edhe pas Botërorit, Messi vazhdon të jetë futbollisti më i mirë në botë”.
Luis Enrique foli edhe për Xavin dhe Dani Alves, futbollistë të cilët janë përfolur për një largim nga Barcelona. “Kam biseduar me Xavin dhe jemi në pritje të vendimit të tij. Unë mendoj se ai është ende i aftë të luajë në nivele të larta. Përsa i përket Dani Alves ai ka ende një vit kontratë me ne. Nuk kemi folur akoma me të por kur ta bëjmë diçka të tillë do të marrim vesh se cilat aspiratat e tij për të ardhmen, ndërkohë që do ti parashtrojmë atij se cilat janë ato të klubit”.

1-Kush tha qe MESSI deshtoi ne Boteror ?
2-Kush e diskuton qe edhe pas kesaj Ai nuk ngelet ME i MIRI i te gjitha KOHERAVE !