Luis Figo kundër Sepp Blatter. Ish mesfushori i Barcelonës, Realit të Madridit dhe Interit zyrtarizon kandidaturën për zgjedhjet presidenciale te FIFA-s që do të zhvillohen gjatë këtij viti. Në një intervistë për CNN, ish lojtari i Kombëtares së Portugalisë sqaroi arsyet e këtij vendimi.
“Jam i shqetësuar për futbollin dhe me atë që po ndodh me imazhin e FIFA-s. Nëse kërkon fjalën FIFA në internet rezultati i parë që del lidhet me fjalën “skandal”. Duhet të punojmë për të përmirësuar imazhin sepse futbolli meriton më shumë se kaq”.
Në vijim të intervistës së tij, fituesi i Topit të Artë në vitin 200 shton se drejtuesi aktual është konsumuar në krye të këtij institucioni që ka nevojë për ndryshim.
“Duhet ndryshuar lidershipi për të pasur sa më shumë transparencë. Ky është momenti i duhur. Kam diskutuar me shumë njerëz të rëndësishëm të futbollit, presidentë dhe federata dhe ata mendojnë se gjërat duhet të ndryshojnë. Vitin e shkuar isha në Brazil dhe pashë reagimin e njerëzve në lidhje me imazhin e FIFA-s”, raporton Supersport.
Kandidatë të tjerë në garën për zgjedhjet presidenciale të FIFA-s janë edhe ish anëtari i Anëtarit të Komitetit Ekzekutiv, Jerome Champagne, princi jordanez Ali, presidenti i Federatës Holandeze, Michael Van Praag dhe ish lojtari i Tottenhamit e Neëcastle, David Ginola.

Une nuk e di ne Figo e meriton te jete ,pavaresht se do te kandidoje ,por e dime siguri qe Blatter duhet te dale ne pension!