Praktikisht është diçka e kryer: Luis Muriel ka shkuar te Sevilla. Sampdoria ka arritur marrëveshjen me klubin spanjoll, nga ku do të marrë 20 milionë euro plus bonuese, duke fituar ekonomikisht, pasi sulmuesi ishte blerë nga Udinese në vitin 2015, për 12 milionë euro.
Muriel ka luajtur me Udinese, Lecce dhe Sampdoria në kampionatin italian, ku ka shënuar gjithsej 40 gola në 157 ndeshje
Muriel do të jetë kolumbiani i tretë që do të vesh fanellën e Sevilla, pas Aquivaldo Mosquera dhe Carlos Bacca.
Në ditët e kaluara ishte vetë sulmuesi që kishte shprehur dëshirën për të luajtur në La Liga dhe tani marrëveshja u arrit. Mungon vetëm zyrtarizimi.
