Ylli i Liverpulit, Luis Suarez është shprehur se do të kthehet në një pikë të karrierës së tij tek Ajaksi, skuadra nga ku doli.
Suarez është nominuar PFA e “Player of the Year” është shprehur për revistën “Helden” se i detyrohet shumë kapaciteteve të klubit holandez dhe shpresoj që t’ia paguajë në të ardhmen këtë të mirë që i kanë bërë. “Gjithmonë kam thënë se një ditë do të kthehem tek Ajaksi. Edhe nëse drejtuesit nuk do të më duhen unë sigurisht do të shkoj”. Uruguajani ka shënuar 81 gola në tre sezonet ku ka luajtur në “Amsterdam Arena”, duke fituar titullin kampion “Eredivisie” në sezonin 2010/11 dhe Kupën e Holandës në 2010.
27-vjeçari është shprehur se: “Ajaksi është skuadra ideale për mua dhe atje kam mësuar shumë. Jam në borxh do të do t’ua kthej atë që kam. Më mësuan që të luaj dhe shënoj me të dyja këmbët, por edhe për lojën pa top, duke u bashkuar me skuadrën. Ish-trajneri im Martin Jol më ka dhënë shumë besim. Më ka nderuar kur më bëri kapiten të ekipit dhe për këtë ndihesha i vlerësuar, por edhe me përgjegjësi mbi shpatulla”, është shprehur Suarez.
Ky i fundit kaloi tek Ajaksi në 2006-ën nga Groningeni para se të shitej 23 milionë paund tek Liverpuli në 2011-ën. Sulmuesi për më tepër ka shtuar. “Ajaksi ishte një hap i rëndësishëm i jetës time. Gruaja ime Sofia dhe unë jemi të çmendur për Amsterdamin dhe stilin e jetës dhe respektin që ka në këtë qytet për njerëzit. Kemi kaluar një jetë të qetë dhe në paqe”, ka mbyllur Suarez.