Atletja shqiptare, Luiza Gega në rrjetin social Facebook ka postuar një shënim emocionues vetëm pak orë para garës së saj në 3000 metra me pengesa.
Nënkampionia e Europës në këtë disiplinë vazhdon të ketë probleme në tendinën e Akilit, çka e bën të pamundur që të jetë në formë optimale më Rio, e megjithatë ajo është shumë optimiste.
“Gati për nesër. Dhe pse ndoshta jo në 100% të formës time pasi dëmtimi në tendinë mbas Kampionatit Europian më ka lënë pak mbrapa me stërvitjen speciale te pengesave përsëri do jap maksimumin tim” ka shkruar Luiza.
“Janë Lojërat e para Olimpike për mua dhe dua t’i shijoj në maksimum. Gjithsesi sporti për mua nuk mbyllet këtu, lojërat e ardhshme vijnë më shpejt se ci mendojmë dhe unë do te vi me synime shumë më të mëdha. Ndihem shume me fat qe kam një mbështetje shumë të madhe nga njerëzit ku urime pa fund akoma vazhdojnë të më vijnë. Faleminderit!”, ka përfunduar shkrimin e saj atletja shqiptare.
Rikujtojmë se Luiza Gega do të jetë një nga 56 atletet që do të garojnë në 3000 metra me pengesa, ku konkurrenca është shumë e fortë.

Luiza eshte atletee shkelqyer …….Hec Luiza !
Do Zoti futesh ne zonen e medaljeve
Paca fat dhe suksese ! —-
-Me mendje e zemer jemi me ty
Vrapo si ne garen e fundit , ku komentatoir britanik ulerinte :…Por nuk ndalet Luiza Gega …..
Luiza ka nxjerre Shtetin dhe Federaten Shqiptare krej lakuriq, per lenien ne meshire te fatit te Sportit Shqiptar ne pergjithesi dhe Atletikes ne vecanti.TURP PER SHTETIN DHE FEDERATEN SHQIPTARE. NJE BRAVO SHUME TE MADHE PER LUIZEN HEROINE . TE LUMTE LUIZA, BENA KRYELARTE.