Luiza Gega triumfon në Francë

Amelda Amelda

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur arritjen e sportistes Luiza Gega e cila ka shkëlqyer sërish, duke “rrëmbyer” vendin e parë në garën e 3000 metrave me pengesa në ‘Meeting de Miramas’ në Francë.

“Bravo Luiza Gega, goca jone e KS TIRANA që na bënë krenarë” , shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës, gjeti sërish rastin të “thumboi” për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar në Federatën Shqiptare të Futbollit Armand Dukën, duke thënë se ky është rezultati kur ka votime të ndershme, dhe se kur federata si ajo e atletikës mbështet sportistët e jo presidentin, e kur ka transparencë e fondet shkojnë tek talentet.

Erion Veliaj në cilësinë e aksionerit e klubit të Tiranës, ka denoncuar hapur manipulimin e zgjedhjeve për kreun e FSHF-së nga ana e Armand Dukës. Kjo çështje ka shkruar deri në dyert e drejtësisë.

“Ja rezultati kur sporti hapet, kur ka votime të ndershme, kur federata – si ajo e atletikës – mbështet sportistet e jo presidentin, e kur ka transparencë e fondet shkojnë tek talentet. Bravo Luiza Gega, goca jonë e KS TIRANA që na bënë krenarë”, shkruan Veliaj.

a.m/dita

Share This Article
6 Comments
  • Te dy ju i keni postet e vjedhura. Si ti kryetar bashke si ky i federates. Plehra jeni.

  • Urime per Luiza Gegen .
    A eshte ne dijeni FIA , qe Shqiperia nuk ka nje piste atletike olimpike ??
    Edhe nje piste qe ishte te Qemal Stafa e eliminuan . Madje dhe vet Luiza e ben stervitjen jashte shtetit.
    Prandaj kush flet nga politika , ta mbylli halen

  • I zhdukni keta ndyrsira qe kane 30 vjet qe vetem vjedhin. Keta po nuk i zhduke, nuk largohen . Shikoni saliun me nje kembe ne varre dhe akoma gishtat perpjet. Ky duka ka zen ndryshk me kohe ,dhe duhet te iki per skrap.

  • PO IK O QYP E XHVAT NDONJE GJE NGAHALLEXHINJTE
    CFARE PUNE KE TI MATUF ME SPORTIN
    MOS U MERZIT SE PRAP. FIQ DO TE SHESESH NJE DITE NE ATE VENDIN QE E DI TI

  • Bukur e ke shfrytezuar rastin per te mburrur veten dhe akuzuar Duken!

    Para disa muajsh ne You Tube u shfaq denoncimi i meposhtem dhe qe u zhduk pa pritmas!
    A mund te na rrefesh ne se ato faktet e shenuara aty kane qene te verteta apo jo,se deri me sot askush nuk ka reaguar publikisht?
    Se behet fjale per shuma katastrofike korruptive dhe ne bashkine e Tiranes te denoncuara nga KLSH etj?

    Kush ia ka dhene kete fuqi drejtorit te madh te bashkise,Taulant Tusha?

    Këtë fuqi e liri veprimi, ia ka dhënë Erjon Veliaj, me postin Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve e Punëve-Publike, të cilin e ka patur shef finance në grupimin “Mjaft” e partinë “G-99”; e deri në korrik 2015, Drejtor të Shërbime-Investime-Tenderëve në Ministrinë e Punës.
    Të 28 ndërmarrjet dhe shërbimet në Bashkinë e Tiranës, kanë nga 1 drejtor të diplomuar në Unversitetin “MJAFT-G 99”; por të gjitha komandohen nga Drejtori i Përgjithshëm, Taulant Tusha, që pretendon se ka kryer studimet “shkëlqyer” në SHBA, për “Master menaxhim qendrash ekonomike-urbane”.
    Para 2 muajve, redaksia “Pamfleti”, publikoi një raport të krimit ekonomik-financiar; sipas të cilit, biznese dhe zyrtarë të Bashkisë Tiranë, kanë bërë 27 denoncime faktike për vjedhjet e fondeve, që inskenon e realizon krye-drejtori Taulant Tusha; me bizneset klienteliste dhe drejtorët e 28 ndërmarrjeve që ka vartësi.
    Mjafton të kujtojmë, vetëm 720 milionë lekë tendera fiktivë, dhënë firmës “ADVANCED Sh.p.k” (ADVANCED SECURITY SYSTEMS); ish-biznes i tij deri më 8 maj 2008 kur iu zbulua një trafik ndërkombëtar; dhe e shiti tek e motra Edlira Hoxha (Tusha) e 3 “miqtë” e saj ortakë maqedonas Viktor Mitrevski e Teodor Begov dhe greku Stefano Papazios.
    Tashmë, me urdhër të Erjon Veliajt, kryedrejtori “përbindësh” korrupsioni Taulant Tusha, komandon 28 ndërmarrjet e bashkisë Tiarnë, kur qarkullojnë 32.6 milionë Euro fonde buxhet shteti në vit, por dhe 62 milionë Euro të ardhura nga taksat, faturat, qiratë, gjobat, sekuestrot, shitjet e trojeve, lejet e ndërtim-shfrytëzimit e deri tek shërbimi funeral.
    Sipas një raporti konfidencial të Auditit të Brendshëm të Bashkisë Tiranë, këto 28 ndërrmarrje, kanë nga një “listë të zezë” korrupsioni, me fondet limit të tenderëve që ka sajuar e urdhëruar kryedrejtori Taulant Tushe; me vlera 80%-350% mbi kostot reale të investimeve, blerjeve e shërbimeve.
    Ja faktet, sipas auditeve të Bashkisë Tiranë, për vitet 2016-2019 dhe sipas raportit të KLSH
    1. Drejtoria Nr. 1 e Punëtorëve të Qytetit: Ka 1.1 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    2. Drejtoria e Konvikte-Shkollave të Mesme: Ka 900 mijë Euro korrupsion me tenderët.
    3. Drejtoria e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik: Ka 16 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    4. Drejtoria Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit: Ka 2.8 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    5. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit: Ka 3.3 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    6. Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorit: Ka 700 mijë Euro korrupsion me tenderët.
    7. Tirana Parking: 2.2 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    8. Drejtoria e Çerdhe-Kopshteve: Ka 10.8 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    9. Drejtoria e përgjithshme e Taksa-Tarifave Vendore: Ka 12 milionë Euro taksa-tarifa të zhdukura dhe 1.7 milionë Euro, korrupsion me tendera
    10. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit: Ka 850 mijë Euro gjoba të zhdukura dhe 450 mijë Euro korrupsion me tenderët.
    11. Qendra Kulturore Tirana: Ka 550 mijë Euro, aktivitete fiktive.
    12. Policia Bashkiake: Ka 1.4 milionë Euro korrupsion me tendera fiktiv dhe mallrat të sekuestruar, të zhdukur.
    13. Klubi Sportiv Tirana: Ka 600 mijë Euro aktivitete fiktive.
    14. Qendra Sociale Multidisiplinare: Ka 870 mijë Euro blerje, shërbime e aktivitete fiktive.
    15. Qendra “Të qëndrojmë së bashku”: Ka 340 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
    16. Qendra Komunitare “Gonxhe Bojaxhiu”: ka 280 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
    17. Qendra Komunitare Shkozë: 420 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
    18. Agjensia e Shërbimit Funeral: ka 1.1 milion Euro korrupsion me lëndë ndërtimi, gjelbërime, punime e blerje arkivolë.
    19. Agjensia e Administrimit të Tregjeve: Ka 700 mijë Euro korrupsion me mirëmbajtje strukturash, blerje maknash e pajisje zyrash.
    20. Qendra Rinore-Kulturore “TEN”: Ka 500 mijë Euro aktivitete dhe blerje shërbiemsh (foni reklama e pajisje fictive).
    21. Shërbimi Mbrojtjes nga zjarri dhe emergjencat: Ka 650 mijë Euro korrupsion uniforma, automjete, pajisje dhe raporte shpenzime shërbimesh false në terren.
    22. Ndërmarrja Metalike Tirana SH.A: Ka 360 mijë Euro qira të zhdukura dhe blerje fiktive materialesh zyre e mirëmbajtje objektesh
    23. Uzina Mekanike Tiranë SH.A: Ka zero lekë nga qiratë, 210 mijë Euro korrupsion me blerje materialesh.
    24. Uzina Pjesët e Ndërrimit A (ish-Autotraktorët): Ka zero lekë nga qiratë, 200 mijë Euro korrupsion me blerje materiale.
    25. Oficina e Automjeteve SH.A: Ka zero lekë nga qiratë, 300 mijë Euro korupsion me blerje materiale e rikostruksione.
    26. Qendra Rekreative e Kulturës SH.A: Ka 300 mijë Euro aktivitete e shërbime fiktive.
    27. Qendra Sportive-Tirana SH.A: Pa bilanc.
    28. Ndërmarrja e Dekorit A: Ka 6.7 milionë Euro korruopsion me prodhime, shërbime të brendshme për bahskinë e klientë me porosi.
    SHËNIM: Këto të dhëna korrupsioni, i diponojnë vetëm kryetari Erjon Veliaj, kryedrejtori Taulant Tusha dhe drejtorja e Buxhet-financës, Jonida Halili, gruaja e Besos së Tajvanit; të cilët i përdorin si presion ndaj drejtorëve vartës, që kanë formosur me urdhër.
    NË VIJIM/ Do publikojmë batërdinë, që është bërë në Ujësjellës-Kanalizime-Tiranë, me urdhërat dhe firmat e kryedrejtorit Taulant Tusha; i cili në UKT është është Kryetar i Bordit të Administrimit të të ardhurave, fondeve e tenderëve; ndërsa N/kryetar është një “mik” i tij, ish-zyrtar i Gjykatës së Lartë, të cilit 6 vite më parë iu bë atentat për afera korrupsion./Pamfleti
    Lere Luizen ne punen e vet,por sqaro kete katrahure ne se ekziston!

  • Kishte,s`kishte rezultate te larte,shteti,investonte ne te gjitha sportet.Ne Atletike i kishe te gjitha garat.Stadiumet i ndertonte me PISTA VRAPIMI.
    Stadiumi Ramas eshte nje Kuti e cpifur me kulla,,pa piste vrapimi,me nje fushe lluce,nje mizerje hermetike,qe duhet shembur.Eshte ndertuar me Marreveshje me Padrinon e Futbollit per zyra kazino,hotele.Ku do te serviten atletet?
    Ja iku dhe kjo Gega,,Shqipria nuk do kete me atlete,Atletike.Jo swe ka patur ndonjehere,,Por ka pasur masivizim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *