Luksi nuk njeh krizë

anazapta

Pavarësisht krizës në eurozonë, statistikat në Itali tregojnë se hotelet e luksit kanë shënuar një rritje prej 134% gjatë dhjetë viteve të fundit. Sipas një vlerësimi të kryer së fundmi në fushën e hotelerisë, numri i këtyre shërbimeve është rritur shumë në krahasim me vitin 2002.

Rritja më e madhe është shënuar në Torino, qytet në të cilin për shkak të lojërave olimpike të 2006-s, u shtuan katër struktura luksoze të këtij shërbimi, kur në vitin 2002 nuk kishte asnjë.

Analiza e shifrave është pasqyruar nga grupi UVET, i cili është aktiv në Itali që prej vitit 1950 në sektorin e shërbimeve turistike.

Ndërkohë, provinca e Napolit me 32 hotele me 5 yje mbetet mbretëria e hoteleve luksoze, falë strukturave të ngritura në zonat turistike si Ischia, Capri dhe Anacapri.

Shifrat tregojnë se klientët e kësaj kategorie hotelesh nuk janë prekur aspak nga kriza që ka pushtuar ekonominë europiane gjatë viteve të fundit.

Duket se  nismat e vendeve si Franca për të taksuar më shumë këtë kategori konsumatori e kanë origjinën pikërisht në analiza të tilla.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *