200 MILIONË…

redaktor

Lulashi-Lulashi,
kakarit si gjeli,
me fuqi të reja,
erdhi nga Brukseli!

Tani kakarit,
me zë të padredhur,
se ka marrë fuqi,
nga një Plakë e Rrjedhur!

Si janë këtu punët,
nuk i di Dorisi,
ajo përsërit,
çfarë i thotë ky Pisi!

S’e di për Lulashin,
plakaruqe e shkarë,
që është diplomuar,
si kryekusar!

A e di Dorisi,
për këtë farë horri,
që i shpëtoi burgut,
me raport doktori?!

Lulka na mendon,
si një popull-trap,
çfarë t’i them unë Ramës,
kur dosjen s’rihap!

Rama që tani,
qindarkat gjurmon,
dhe s’i kërkon Lulit,
Dyqind Milionë!

Vjedhjen shekullore,
të Lulash gazepit,
e ka denoncuar,
KL-ja i Shtetit!

Ky kryekusar,
hiqet si pëllumb,
dhe përdor PD-në,
si një antiplumb!

S’e ka hiç problem,
ky njeri i errët,
pa pastruar veten,
akuzon të tjerët!

Punës do t’i shtoja,
dhe emigracionin,
nëse këtë punë,
do të ma besonin!

Zëvendësin e Ramës,
s’do ta lija fri,
po do t’i ngarkoja,
dhe një ministri!

Janë një barrë e madhe,
për këtë lloj shteti,
zëvendës ministra,
drejtorë kabineti!

Shkrova ditë përpara,
dhe jo për shaka,
se kaq shumë ministra,
as Kina s’i ka!

Këtë që e quajmë,
super qeveri,
e diktoi martesa,
PS-LSI!

Pesë i mori Meta,
aq sa i takonte,
po Rama për vete,
dhe pesë do shtonte!

Më shumë ministra,
sot s’ka asnjë vend,
sa dhe Rama vetë,
vështirë t’i mbajë mend!

Ca thonë-kabineti,
të ripërtëritet,
po unë do të thosha,
mjafton të krasitet!

Mjafton të krasitet,
në kohën e vet,
dhe gjithë të paaftët,
i heq me lezet!

Është shumë e vogël,
Shqipëri e ngratë,
keq po i zë frymën,
kjo administratë!

Share This Article
2 Comments
  • ahhahahahahhahhhhhhhhhhhhhhhhhahahah
    gjysmen e pppppppoezise e ka porositur Braqja
    Rama nuk eshte as gjykates ,as prokuror ,nuk besoj se ka me dosje ne fakt

    Lulka i duhet si kundershtar ,po i duket vetja dhe po ben si Saliu …po e nevlereson Lulin
    tani nuk jemi me ne vitin 2000 ,dhe partia juaj plake ,mezi po mbahet ne kembe
    asaj marteses qe ju gezuat te gjithe ,hem ,cfare i beret vetes
    “moraliste bajate ”
    nejse ,dhe per pak kohe do perdorni alibine e haleatit te keq ,e ka fajin ai qe nuk po ndryshojne gjerat ,por ncuk ,do shpetoni per pak kohe
    dhe nuk eshte e thene te shpetoni ,me nje dinosaur si Saliu ,zor se shpeton kush
    po po ,bieri fyellit me kabinetin ti ,se aty e kemi hallin …Pejleshi minister ??? zot cfare me degjojne veshet , nuk e kuptova per cfare merite ,nga doli Pejleshi ??
    po atij te paaftet i duhen rrotull , eunuke jane te gjithe …ata qe dolen pak nga rreshti
    hem …mire qe nuk ka me ligj me pushkatim dhe eshte mbyllur Spaci 😛

    keq puna shoku bejtexhi ,shume keq
    dhe une kam shume inat te them “jua kishim thene ”
    por vetem disa idiote te padobishem ,mbledhin gjithmone te njejtet nr dhe presin qe
    rezultati te ndryshoje ….po s’keni faj ju jo , na e ka fajin gjeografia 😛
    se di per cfare duhet te lindnim ne ate vend te nemur dhe cmendur ,

    kot nuk thoshte Saliu ” me ramen perballe ,une fitoj gjithmone ‘
    ku vajti Blushi ???
    Dita ,neser dua Blushin ne gazete 😛

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *