I nderuari zoti Adrian
Ne fakt une e ka mare vesh vone vdekjen e nje gruaje, qe mendoj se meriton respektin e shoqerise tone. Ajo quhet Lule Korbi (Islami) dhe eshte nga te vetmet gra qe ka qene e burgosur ne kampin nazist te Prishtines.
Ajo ka vdekur ne 8 dhjetorin qe kaloi, vdekje qe kaloi ne hesjtje, si shume gjera te tjera. Sidoqofte une e bera nje shkrim. Si i thone “me mire vonë se kurrë”
E kam bere shume shpejt. Ju si ta gjykoni vete. Per çdo eventualitet po ju dergoj edhe nje foto te saj, jo fort cilesore.
Me respekt Bardhyl Ermini (Bejo)
*****
E kujt mund t’i drejtohesh tjetër përveçëse “Ditës” të Thanos, kur bëhet fjalë për fate të njerëzve të thjeshtë?
Sepse ndofta është prej të paktave gazeta, që i ka kthyer faqet e saj pothuaj në tribunë, prej nga mund të njohësh historinë e vërtetë të Shqipërisë tonë të varfër por edhe heroike, të vogël në “trup” por edhe madhështore në synim, të panjohur në botë por edhe të pamposhtur në moral.
Natyrisht që ky është mendimi im.
Për arsye të rrethanave, vonë fare kam mar vesh se në ditën e 8 dhjetorit që kaloi, në Bari të Italisë, pranë një prej vajzave të saj, ka vdekur një grua e moshuar, e konsumuar nga vitet që mbante mbi shpinë dhe nga hallet e kësaj jete, që mbyllet shpesh nën një heshtje që flet shumë më tepër se fjalët që themi e historitë që tregojmë.
Quhet Lule Korbi (Islami), Lulja e Kasemit. Të lutem, mbaj pak fare heshtje o lexues i nderuar në respekt të kësaj gruaje që ka ikur nga këjo botë. Ja vlen!
Në se je i moshuar, qytetar krenohu! Nuk ka rëndësi se ç’ke bërë në këtë jetë, e rëndësishme është se ç’do të marësh me vete. Disa marin vetëm dy metra vend, kurse këjo grua mori me vete një “perandori” të tërë, uratën e kujtëdo që e njeh : “i pa haruar qoftë kujtimi i saj”.
Ja kjo është “pasuria” më e madhe që mund të marësh. Dhe këjo grua e moshuar po si ty, e ka marë këtë “pasuri” të hipotekuar, duke mos i lënë kërkujt asnjë milimetër nga ky “truall”. Sepse nuk i zgjati dorën askujt, por e ndërtoi jetën e vet së pari brënda vetes të saj e më tej vetëm duke punuar me ndershmëri, duke jetuar me dinjitet, e veçanërisht duke komunikuar e reflektuar thjeshtësi, thjeshtësi që buron nga hymni më i mrekullueshëm që ka aritur të “kompozojë” vetëm shpirti njerëzor, dashurija për familjen, për idealet që ka ushqyer dhe për atdheun.
Ishte vajza e Kasemit të Krujës “o plak”! E Kasemit që mbeti gjithë jetën e vet me plaçka në kurriz, që nuk gjeti një herë qetësinë e e punës dhe përpjekjeve që kishte bërë e merituar, sepse nuk hoqi asnjëherë dorë nga “im zot” Fan Noli, nga pikpamjet e tij, nga synimet që ai kishte shpallur, nga demokracia që ai e kërkonte deri edhe me revolucion, në këtë vend kur kaq ishte e bollshme të përndiqeshe e të jetoje si martir.
E ç’mund të bënte vajza e Kasemit, përveçëse të ndiqte shembullin e babës të vet? E kaloi rininë e saj Lulja larg shtëpisë, në Institutin Femëror, për të vazhduar shkollën që aq shumë e dëshëronte, por për të filluar në të njëjtën kohë, së bashku me shoqet e shokët e vet edhe shkollën tjetër, atë të luftës për liri e përparim, luftës kundër pushtuesit të huaj, fashistëve italo-gjerman, duke e futur veten kështu në rradhët heroike të luftës të madhe patriotike të popujve të Europës kundër hordhive naziste.
U çlirua atdheu e Lulja vazhdonte me luftën e saj, por tashmë me luftën në paqe, që jo në pak raste rezulton edhe më e rëndë se ajo me armë. Sepse “armiku i paqes” nuk shihet, të rri përkrah, të përshëndet, të buzëqesh e ndërkohë në errësirën e intrigës të godet, duke ta ngulur tehun e pabesisë dhe cinizmit mu në zemër. Duroi e “shkreta” Lule, duroi çdo gjë, deri edhe burgun e zi të të jatit, të heroit të vet, që kërkonin ta mposhtnin me shpifje e intriga.
Asnjëherë nuk e uli kokën Lulja, ashtu krenare vazhdoi jetën e vet, pa nxjerë një gjysëm fjale, pa u përpjekur të shfrytëzojë njohjet dhe kontributin e saj, ashtu me thjeshtësinë e saj të rrallë, në heshtje shënjëtoresh kapërxeu gjithëçka, duke e detyruar edhe të drejtën vetë të përkulet para emrit dhe veprës të saj e të familjes të vet.
Nëse je i ri, qëndro drejt qytetar e mos lëviz vetëm për dy sekonda! Kaq pak i mjaftojnë kësaj gruaje që nuk ka kërkuar asnjëherë asgjë më tepër se ndershmërinë, punën dhe respektin që duhet ti kushtojmë njëri tjetrit, sidomos kur vështirësitë përpiqen të të lodhin e të mposhtin. Sepse kjo grua ka parë dhe ka provuar në trupin e vet jo thjesh vështirësitë, por tmerrin e epokës, torturat e ferrit hitlerjan, eksperimentet e tyre kafshërore me jetët e kundërshtarëve.
Unë nuk e di se sa jetojnë nga bashkëmoshatarët e bashkëluftëtarët e saj, por një gjë e di me siguri. Që njerzit me zemër e shpirt të madh shpesh fshihen nën qiellin e gjërë të modestisë të natyrëshme, të asaj ndjenjë që e sheh veten të barabartë me gjithë njerëzit e zakonshëm, por që vetë natyra ju a kthen me plot bujari, duke ju qendisur në çdo qelizë të trupit fisnikërinë e mirësinë.
Ndofta është e vetmja grua shqiptare e burgosur ne kampin famëkeq të perqendrimit nazist te Prishtines. E asnjëherë nuk e përmendi, sepse nuk donte kurrë që të përfitonte asnjë lloj privilegji apo mëshire qoftë. “Ashtu ka qenë koha, thoshte “mua më ra fati i keq, e unë do t’a çoja atë deri në fund”. Vetëm një herë ka kërkuar të “përfitonte” diçka. “Si nuk perkujtohen ata 105 te rinj te vrare aty në Prishtinë, ju “ankua” njërës prej vajzave të saj, si është e mundur që nuk ju ngrihet nje perkujtimore”!?
E mëtej gjithçka e bluante brënda vetes, e ndrydhte aty bashkë me zhgënjimin e madh të idealeve të rinisë, të cilat ja thellonin rrudhat e ballit dhe ja qarkonin atë pamjen e vet aq të ëmbël, me një trishtim të thellë e pothuajse sublim.
Shtatëdhjet vite numëronte trupi i vet në vitet 90-të, por si me magji u përtëri në një vajzë 20 vjeçare, tamam ashtu siç mbante mend atëhere kur në mes të demostratave antifashiste të popullit, së bashku me rininë e Institutit Femëror, drejtonin rininë e Tiranës. Ju ngjallën idealet, ju ngjall dëshira për të treguar diçka nga ajo kohë, u mbush me optimizëm. Por kaq, vetëm kaq! Sepse pak nga pak qielli i saj i lirisë, ashtu siç e imagjinonte ajo, filloi të mugëtohej, njerëzit të ligështohen dhe idealet të kthehen në para. Koha e rinisë të saj kishte perënduar një herë e mirë.
Ju kthye jetës të zakonëshme, mendimeve të heshtura dhe kujdesit për familjen e vet të dashur, duke lënë vetëm një amanet : “kur të vdes më ktheni në Atdhe”, e vetmja gjë që i kishte mbetur nga gjërat më të shenjta të saj. Dhe “u kthye”!
Trupi i saj, i Lule Korbit, vajzës të Kasemit, i ish të burgosurës të kampit fashist të Prishtinës, i veteranes të luftës nacional-çlirimtare, i nëpunëses korrekte e shembullore, i gruas të përkushtuar ndaj të shoqit të vet të jëtës e të luftës dhe nënës që diti të risë ata fëmijë aq të mrekullueshëm e fisnikë, sot prehet e qetë, e heshtur si varri ku “fle” në varrezat e Sharrës, në të dalë të lagjes të Kombinatit.
Një dhëndër i vet, një ushtarak teper i respektuar, majori Hysni Leka në shënimet e veta, pas ceremonisë mortore radhiti disa vargje të Asdrenit. LULE kuqeja / Ajo ngjyrë në këto fletë / Është shpresa që tregon / Një të ardhme q’ëndërron / Është flamuri ynë vetë / Që valon.”
Bardhyl Ermini
RE!SPEKT!
Nje popull qe harron te shkuaren nuk ka te ardhme!
Nje popull qe harron e aqe me teper mohon heronjte e kerkon heronj te rinj po ashtu nuk ka te ardhme!
I nderuar kryeredaktori Thano
Me falni per daljen nga tema
“Nuk mundem ta kuptoj kurrë pasjonin e shurdh-memecëve ne Lezhe”jo
vetë për mos ragimin e tyre.
Por më shumë më qudit fakti se si i mbrojnë më shumë fanatizem idetë e
tyre autoritare!
Dhjetra herë e kemi ngritur zërin nepër mbledhje dhe evimente të ndryeshme.
Madje edhe në shtypin e shkruar e kemi demostruar pa reshtur problemin
e freskimit të administrates publike.
Kryesisht per rikompozimin e shume titullareve në institucionet tona publike.
Mirpo veç kercenimeve indirekte asgje tjeter s’ka ndryshuar.
Deri në shtatorin e 2017 tes menduam se ishte ndikimi i LSI per mos
reformimin e disa drejtorive dhe depertamenteve ne shkallë qarku dhe
profekture.
Mbase dukej disi e veshtirë largimi i dhjetra militanteve te PD nga
postet e pa merituar.
Paçka se keta militante thjesht paguhen nga kjo qeveri dhe punojnë
nate dite kunder çdo aktit norvativ.
Pse jo keta militante tð zellëshem perbuzin ironizojne dhe sorollasin
pa mbarim çdo qytetare qe e pikasin si njeri me bindje të majta.
Thuajse në të gjitha drejtoritë rajonale ne Lezhe madje edhe ne
keshillin e qarkut dhe institucionin e perfektit janë strehuar dhjetra
e dhjetra titullar e nenpunes qe vendin e punes e trashegojnë nga
partia nenë PD.
Pa dashur të evidentojme drejtoret e vegjel te cilet sigurisht
paguajne haraqe per te ruajtur karrigen rrotullues zyren dhe vulen e
shtetit.
Gjithmonë duke e perdorur nê dëm të kesajê qeverie dhe mazhorance.
Pasojat kanë qënë dhe vazhdojnê te jenë evidente jo vetem per
prezencen e ketyre militantëve te PD si çfaqja më absurde per një
administrat publike.
Por për vetê faktin se si vazhdon kjo mazhorance lokale te paguaj me
paga të majme kundershtaret dhe sabodatoret me te thekur te reformave
dhe ecurise drejte pritshmerive.
Zgjedhjet lokale po afrohen ndersa ne Lezhe ekzistenca dhe qendresa e
partise socialiste po dobesohet çdo dite e ore.
Një shprese e vetme mbase e mbanë ne jete partine socialiste eshtð
zgjedhje e zotit Eduard Ndreca ne krye te PS.
Çka na jep besim dhe shprese të madhe nga ky intelektual i madhe me
vlera tê shumta njerezore.
Ndofta pedagogu Eduard Ndreca dote i jape nje leksjon të mire
audidorit te PS dhe krejt audieces kesaj force politike.
Gjithemone nese nuk dote kete leva e lloze qe futen si shtata ne
trembedhjeten pa kurre faëlidhje dhe dobie.
Une shpresoj tek kryetari i ri pedagog se dote i jape çdo kujt noten qe meriton.
Ne të kundert ne zgjedhjet lokale te 2019 kot tê perfajsohemi me
kandidat si force politike.
S’do mend macja me qenin s’hanë ne të njejten kupe.
Nga Preng Pjetri
anetar i PSSHse Lezhe
Mesiguri kete gjymnaziste e ka spiunuar tek gjermanet fashistja Nexhmije Hoxha, ashtu sic spiunoi Enveri Qemal Stafen nga vila e Kryefashistit Bahri Omari dhe qe e qau me pas me lote krokodili cdo 5 maj per 50 vjet me radhe, njashtu sic i qajne me lot krokodili cdo 5 maj Mafia e Kuqe me pushtet qe la pas Enveri me Nexhmijen.
Si gjithmone, pak helm nga intelektuali helmatisjes. Keta jane te sotmit demokrate!
‘NE KETE VEND LULET I HANE GOMARET’
ky ishte brezi me i ndritur qe ka pasur Shqiperia. Dhane gjithshka me optimizem per ta bereatdheun me te mire dhe me te denje. Njerez qe nuk u ankuan kurre per sakrificat dhe as kerkuan keste demshperblimesh nga shteti per jeten modeste dhe gjithe ato peripeci.Lule si kjo jane simboli i respektit dhe atdhetarise. E ku kane hapesire gazetat per keta heronje te heshtur? Nuk lene vend ekusur nastradinet e vrimave te haleve qe duan keste pambarim dhe per LEKA vjellin vrer edhe mbi pasqyren ku shohn veten. Nuk lene hapesire kronikat e zeza,ku vidhen banka e dyqane,persona dhe fonde publike, ku vriten me plumba dhe dalin nga burgjet gangsteret”demokratike”,apo kur digjen shtepite e varfra e vdesin heshtur te uriturit e koheve te reja. Gazetat e Henry Cilit nuk kane hapesire per diamantet e ndershmerise, se nuk lene hapesire shembujt e dekadences dhe servilizmit, makuterise dhe xhambazllekut,e jo se nuk e dine qe keto te bejne per te vjelle,por u sherbejne per te krijuar atmosferen e duhur per te justifikuar maskaraden e dishepujve te henriçilizmit. Rron shqiponja ne maje te malit/ rron dhe miza ne bishtin e kalit – thote ne dy vargje Driteroi; te na rrojne nastradinet!
Te na roje Edi Rama dhe Rilindja Enveriste qe ka vjedhur 704 meleon eur nga firma ARMO bashke me Saliun dhe Liken e Florinjte qe keta kusare enveriste e bene President te turpit dhe rezilit, njesoj sic bene me Fullan Kusarin e Bankes se Shtetit. Keta kusaare dhe hajdute me cizme jane ata qe la pas Enveri me Nexhmijen qe hedhin ne media ushqim per nostalgjiket fanatike dru me pre, ne menyre qe t’u mbyllin veshet dhe syte dhe te mos shohin realitetin ku jetojne si nje fis prej afrike ZULU si ata gjermanet e fundit ne Siberi qe pas 50 vjetesh nuk e kishin mesuar se Lufta e Hitlerit kishte mbaruar gjysem shekulli me pare.
E PE QE NE PROTESTEN E PD-SE KOMUNISTE TE SALIUT DHE LULUSHIT ASKUSH NUK E PERMENDI VJEDHJEN MAKABER TE PASURISE KOMBETARE NGA MAFIOZET ENVERISTE TE “ARMOS”?
he pra thirri trunit te fishkur: “Pse keshtu?”
sepse:
LUFTA ME GJERMONIN E HITLERIT KA NJE SHEKULL QE KA MBARUAR.
Gjerman i fundit .
Po ç’pate qe ja prishe humorin Kumandarit .
ç’pate ?
çte beri Kumandart Nastradini ty ?
Ai vetem kafe pi tek halete e tajvanit ,
dhe Kestin e 40 pret Demokratikisht .
ç’pate o komunist qe gjeç belane ,
qe nuk e la rehat Kumandarin te shijoj demon kracine ne tingujt e kengeve Tallave
” o sa te mire e ke bythen ”’
Per kumnadarin ” Kulaçin ” gjithmone te shtrember e bene nusja [ kominstet []
edhe mbas 90 po komunistet
jane ata qe kane demtuar demon kracine
e kasteve tajvaniste .
Prandaj te Lutna :
Hiq dore nga sperdredhjet e tua Komuniste ,
per te pergujuar ndershmerine SEMAFORISTE
demon kratike te kumandarit tone Tajvanist .
Merre per paralajmerim .
Shqiperia e Shqiptarve ,
vdekje tradhetarve .
Faleminderit i nderuari Bardhyl Emini (Bajo), qe ndaloni e shkruani per kete zonje grua ,si shkruani ju,qe ka qene dhe mbetet per tu nderuar.I perjegtshem qofte kujtimi saj e do te doja me shume te dija per jeten e saj.si u be e persekutuar nga Luftetare ne Kosove.Tia plotesojme prtretin per lexuesit..
Me konsiderate Guri Naimit D.
Pergjigje Guri Naimit D……
Lule Korbi (Islami) bije nga (Libohova) e Avni Rstemit nga i jati si demokrat e Nolist dhe bije nga ‘Shkodra e moteve'(nga e jema prej familjes Domni) u perselutua si flamurtare e lirise luftes dhe pavaresise se ndryshe do linte ne ERRESIRE tere ‘zonjat e para’ te ish bllokut te vjeter e sot te ri nga Vito Kapo,Fiqiret Shehu,Eleni Pashko,(Terezi),Vera Ngjela( Pojani) e tere grate e nomeklatures qe 50 vjet gezuan ‘Te drejten borgjeze pa borgjezine’ ne saje te gjakut te mijera femera qe derdhen gjak perfaqesuar nga Margarita Tutulani,,nga Gjebreat qe u pushkatuan e LULET qe perjetuan torturat e Nazizmit ne kampet e perqendrimit e u persekutuan per te mos i bere HIJE injorances e Hajrije Honmave te ish bllokut te udheheqjes….!!!!
SHQIP:’Kush pordhi e kush mori groshen”!
Ashtu si ndodh edhe sot qe GRUAN shqipetare si SIMBOL e civilizimit 28 vjet e perfaqeson Topalli,Kejdi mehmeti e tere SpiroPordhat me ne krye simbolin e injorances hajduterise alabakerise peshtirosjes e prostitucionit Monika Kryezeza apo Aurelia qe dhjesin e shurrojne mbi gjakun e te vrareve te perdhunuar pas vdekjes si koke palare!!!!!
best koment of the day;
Zoti Bardhyl Ermini (Bejo)
Nje falenderim te vecante per kete shkrim teper prekes.
U prehte ne paqe shpirti i kesaj heroine te heshtur!
eshte vertet kriminale qe 105 te egzekutuarit ne kampin e Prishtines jane harruar dhe poshtruar NGA NEO XHAFERR DEVAT dhe kete nuk e ben asnje komb..
…..
TE NDERUAR LEXUES !
..
Me bejne pershtypje disa veprime antishqiptare dhe anti humane ku do permendja dekorimin e terroristeve te viteve 1945-1955 qe u financuan nga Cia per rrezimin e pushtetit popullor..ishin pikerisht keto diverasnte shumica e te cileve ishin bashkpuntor te fashzimit me ne krye Xhaferr Deven qe per fat te keq vlersohet si hero ne Amerike dhe disa kulishte te tyre ne shqiperi si berisha dhe nishani.
.
Por ajo qe eshte kanibale jane nje pjese e vogel shqiptaresh qe akoma veproine si hijena me luften dhe rindertimin..Me egzemplari prej tyre eshte komentuesi “intelektuali” qe dhe ne kete artikull mortor nuk rri pa hedhur “shit storm” dhe krenohet qe eshte nipi i mostres Ram Habili qe ishte zagar i fashizmit qe arrestonte te rinj antifashiste si te ndjeren lule kuqe
Nje veprim kanibal i dajes se intelektualit “tone” eshte i fiksuar ne kujtesen popullore
::
Pak veta ne Shqipëri e dinë se në ç’rrethana u vra Kajo, si u zbulua pas 11 ditësh pas vrasjes varri i tij dhe kush ia tregoi varrin komandantit ballist, Ram Habili.
Partizanët dhe disa fshatarë nga Cikalleshi e kishin varrosur Kajon në një lëndinë të vogël të rrethuar me pemë. Pasi e ç’varrosën, komandanti ballist, Ram Habili me të vetët dhe gjermanët, e shëtitën trupin nëpër rrugët e Kavajës e Shijakut me karrocë, e ekspozuan atë katër ditë në një faqe muri me tulla, atje, ku sot gjendet kinemaja, në mes të qytetit dhe një ditë në Shijak.
Falë të ftohtit të madh, ngricave të atij janari të vitit 1944, falë varrit të thellë, që i bëmë ne shokët e tij dhe shëndetit të tij shumë të mirë, kufoma e tij rezistoi shumë ditë, pa marrë erën e të vdekurit
Ato ditë egërsie, kjo ishte një nga shfaqjet më të shëmtuara, jo vetëm për qytetarët e thjeshtë të Kavajës dhe Shijakut, por edhe njerëzit e pasur të qytetit. Emrin e tij e njihnin që të gjithë, por për së gjalli nuk e kishin parë.
Kajo Karafili ishte kthyer në mit. Populli i Pezës, Kavajës, Durrësit, Shijakut e Tiranës nuk besonte në vrasjen e tij. Prandaj e ca më shumë kjo fotografi i duhej propagandës për ta çmitizuar në popull. Në kundërshtim me normat dhe traditat morale të popullit shqiptar, në bashkëpunim edhe me forcat naziste, kolaboracionistët e përdhunuan varrin e tij.
Por në fakt ky mit nuk u thye. Populli i Kavajës, duke mos përfillur urdhrat e autoriteteve pro naziste të qytetit, e ngriti trupin e Kajos dhe e vendosi në varrezat e qytetit.
..
ME KEQARDHJE THEMI SE KA ARDHUR KOHA QE
.
.NUK REPEKTOHEN HERONJTE E KOMBIT POR PINJOLLET E ATYRE
QE VRANE DHE BURGOSEN RININE NE LUFTEN NACJONAL CLIRIMTARE QE ISHTE NJE NGA FAQET ME TE LAVDISHME TE HISTORISE KOMBETARE
.
R.I.P.. LULEKUQE
.
E KRUJES,SHKODRES DHE LIBOHOVES
Izraeli perkujton per cdo vit “holokaustin” . I kujton te renet ne kampet e perqendrimit ! Edhe ne kemi “heronjt e kampeve nazifashist, nga “Ventotene ” , ne “Prishtine” e “Zemun “te Beogradit e deri “Mat hauzen “e “aushvic”. Ngritja e nje monumenti perkujtimor per te gjithe keta martire te ketyre kampeve , ku provuan mizorit cnjerezore te nazifashizmit do te ishte nderimi me i larte per ta , por nje kujtes edhe per ne e brezat qe vijne qe te mos harrojne Ata qe rane ne keto kampe apo u gjymtuan e vuajten tere jeten me lloj lloj semundje e gjymtime .
Izraeli perkujton per cdo vit “holokaustin” . I kujton te renet ne kampet e perqendrimit ! Edhe ne kemi “heronjt ” e kampeve nazifashist, nga “Ventotene ” , ne “Prishtine” e “Zemun “te Beogradit e deri “Mat hauzen “e “aushvic”. Ngritja e nje monumenti perkujtimor per te gjithe keta martire te ketyre kampeve , ku provuan mizorit cnjerezore te nazifashizmit do te ishte nderimi me i larte per ta , por nje kujtes edhe per ne e brezat qe vijne qe te mos harrojne Ata qe rane ne keto kampe apo u gjymtuan e vuajten tere jeten me lloj lloj semundje e gjymtime ..I perjeteshem kujtimi i Lules dhe i mijrave te tjere , qe vdiqen ne kampet e perqendrimit apo me vone te plagosur e te gjymtuar nga torturat cnjerezore . Monumenti te ngrihet ne shqiperi se ai ne Mat hauzen eshte i nritur qe para viteve ’90.
Fatmir,
Nuk i kujton vetem Izraeli OLOCAUST por gjithe Bota se nder 20 Milion te vrare djegur zhdukur vetem 5-6 milion ishin izraelite!
27 Janari ashtu si thote Gramsh eshte shpallur dita perkujtimore e olokaust nderkombetare nga ONU me vendim ne 1 Nentor 2005!
Qeverrite kujslinge antishqipetare nuk e kujtojne kete dite se jane pa perjashtim KEMISHEZINJ e XHIHADISTE se kjo dite u kujton dhe eshte zgjedhur pikerisht se 27 Janar 1945 trupat Ruse ‘Armata e KUQE’ liroi kampin e perqendrimit Auschwitz……I tmerron alabakerine ngjyra e kuqe dhe as qe e imagjinojne qe fituam lirine edhe prej Aleateve por mbi te gjitha prej armates se kuqe ku u vrane 22 milion !!
Ore dallkauk po me Putinin e poshter je ti more MUT enveristi? Po lexoje historine jo nga BYTHA o jashteqitje e Stalinit, por nga koka:
Hitleri nacional-socialist vrau me gjithe mend 6 milione cifute gjate Luftes, por Stalini komunist kishte vrare pa Lufte nga 1923 e deri ne 1933 mbi 30 milione ukrainas dhe ruse qe e rendit si gjakatarin e dyte ne bote pas Mao Ce Dunit qe vrau ne Kine mbi 40 milione njerez te pafajshem. Sa per dijenine tende Hitleri i mesoi si te ndertonte kampet e tij te perqendrimit tek GULAGU i Stalinit dhe se Gestapo e Hitlerit ishte kopje perfekte e NKVD bolshevike qe u transformua me vone ne KGB dhe se Stalini e quante Hitlerin deri ne 1939 Hitlerin si nxenesin e tij te “talentuar” kur ndane Polonine si byreku ne tepsi.
PO ENVERI SA NJEREZ TE PAFAJSHEM VRAU ME GJITHE NEXHMIJEN?
sepse:
Pernga egersia e vrasjeve dhe nga numuri i viktimave per fryme te popullates pederasti Enver Hoxha ze vendin e pare ne historine e KULCEDRAVE sadiste dhe vrastare.
Nderim per sakrificat ne luften e dyte boterore,te atyre shqiptarve qe u vrane dhe u turturuan ne kampet e fashizmit si Prishtine dhe Porto Romano.Ato duhen perkujtuar me nje monument ne nje nga sheshet e Tiranes.
,
Z. “L.H.”—- Se pari dua t’i transmetoj familjareve te zonje
se nderuar Lule Korbi ngushullimet e thella per kete hero-
ine qe dha gjithecka per Shqiperine dhe nuk mori asgje,
as pasuri,as grada,as lavdi por mori vetem 2m2 dhe dhe
mirenjohjen e te gjithe atyre qe e njohen ate dhe lavdine
e saj.
Tash le te kthehem te Z. “L.H” – per dijenine tuaj dhe ti-
men herojt e se kaluares jane harruar pothuajse dhe ne
“horizont” na kane dalur “herojt e dhimokracice” se zhgry-
er dhe njeriu qe kapitalizoi gjithe fizonomine e ketyre “he-
rojve te lavdishem” te koheve moderne ,njeri prej tyre
prehet ne “Varrezet e Deshmoreve” ne Tirane ! Vete e
vrane ,po vete e bene “deshmore” per ta varrosur te va-
rrezat e “Deshmoreve” ?! Kulmi i hipokrizise, kulmi i
poshtersise …! Por nga bandat e Sali Vicidolit dhe Ilir Flo-
ririt nuk mund te presesh gje tjeter vecse : hajni,poshter-
si,vrases,plackites,mafia qe eshte shperndare se metas-
taze ne trupin e cfilitur te Shqipetise Martire ! Dita e “Gjy-
qit Final” po troket ne porten shqiotare dhe nuk do te jete
e larget dita kur keto banda kriminele e mafioze do te japin llogari para shqiptareve….!
DITA,MOS E HIQNI NGA FAQJA E PARE KETE HEROINE QE NGA FAQJA E BUZEQESHJA DUKET QE ESHTE DEMOKRACI CIVILIZIM LIRI SHQIPERI……
Kam marre vesh se perveç punes ish edhe pjese e informacionit e R.TSH -Radio Televizionit Shqipetar ku jepte programin ‘Muzike sipas kerkesave te degjuesve’
HIDHNI DRITE MBI TE KALUAREN PO DONI TE NDRIÇONI TE ARDHMEN!!!!!!!!!!!!!!!!
Malli per heronjte
(Ne shenje te thelle respekti per autorin intelektualin e keti shkrimi ‘art’shqipetarin B.Ermini(Bejo)
S’ka me heronj,heronjte i perzume
me lavdi perdite i nan uritem
dhe me lajka dalgadale i vume
nje nga nje ne prehje dhe ne gjume
S’ka heronj,heronjte u merziten,
prisnin enderrat,enderrat u vonuan
duke pritur heshten e dremiten
dhe ne nina-nana u kenduam
Ç’digjeni nga malli per heronjte?
kushedi kur kthehen nga kjo ane
Ç’i kerkoni?Pritja eshte e kote
S’ka heronj tani ka pelivane!” DRITERO
U çlirua atdheu e Lulja vazhdonte me luftën e saj, por tashmë me luftën në paqe, që jo në pak raste rezulton edhe më e rëndë se ajo me armë. Sepse “armiku i paqes” nuk shihet, të rri përkrah, të përshëndet, të buzëqesh e ndërkohë në errësirën e intrigës të godet, duke ta ngulur tehun e pabesisë dhe cinizmit mu në zemër. Duroi e “shkreta” Lule, duroi çdo gjë, deri edhe burgun e zi të të jatit, të heroit të vet, që kërkonin ta mposhtnin me shpifje e intriga
Cka duroj Lulja e shkrete?Pse gazetari nuk na tregon edhe per vuatjet tjera te lules gjate komunizmit?
Duroj Lulja duroj Komunizmin edhe idiotete me nexhmije kurven e kurven tjeter Kapo..
Normale qe kjo si zoje edhe e ndershme e patriote me taban nuk do kete vend tek hallabaket alla enver Hoxha e nexhmije Hoxha…Po ky brez eshte brezi ma i tradhtuar ,se kishin boten perpara edhe zgodhen erresine duke kujtuar se po luftojne per perparim! U mashtruan ,u mashtruan keq bile!
Po keta kishin endra per nje shqiperi zoje, edhe endra e tyre u ba ferr…edhe pasojat i perjetojme edhe sot me kete klike politike qe kemi,nga enveri e Nexhmija..
Me vjen keq per te.
Nje jete kot ia dhane idealit te tyre,ideal qe po perdhoset cdo dite sot.
lili
..lili i therresin dhe sllobodanka bullatoviqit gruas se monstres berishe..por ti “lili i Frances” je akoma me i dhime sepse shan Enverin dhe Ameriken ne te njejten menyre qe tregon se je pinjoll i atyre kamikazeve qe i coi CIA-ANGLIA kunder enverit dhe ju u bete kavie eksperimentale jo se donte amerika apo ishte zotesi i Kim Filbit..por ishte nje popull i tere dhe cdo popull ne bote i urren terroristet si ju..
.
Pse ju “lilat terroriste” e kishit hallall PLUMBIN-DAJAKUN DHE BURGUN QE JU DHA ENVERI..
eshte e thjeshte:…JU MONSTRA SHKUAT NE BEOGRAD DHE ATHINE PRA TE HASMI PER TE VRARE VELLEZERIT TUAJ SHQIPTARE….prandaj mos e krruaj me Enverin e vdekur se sa ishte gjalle ju shkerdheu para mbrapa se e meritonin dje sot dhe neser
Pse eshte enver hoxha
“”Great Statesman – Grand Homme d’ Etat – grosser Staatsman”””
Nese do ta dish kush e ktheu Enverin ne LEGJENDE e ke ketu poshte
Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit…PSE
***
Berisha nuk eshte se ka kryer krime.JO..Ai eshte treguar
PERBINDESH
KANIBAL
MONSTER
TERRORIST
TRADHETAR
DJALL…etj etj
Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:
1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.
2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit
3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES
4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN
5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.
7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt
8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)
9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
10-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)
11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi
12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B
13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came
14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE
15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin
16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)
17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi
18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti
19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.
20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes
21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
***
Nga sa me siper del konkluzion se SALI BISHA eshte kriminel shumedimensinal por jo fajtor.
Fajtori nr 1 per sot per sot eshte nenpunsi Donald Lu qe ka numrin e syzeve ekstra ekstra LARGE
Fajtori nr 2 per sot per sot eshte EDI RAMA qe ka tradhetuar 21 janarin dhe 23 qershorin se e kane tredhur..plotesisht
Fajtori nr 3 jane mediat shqiptare ku perfshihet dhe gazeta Dita qe per ti thene nje te vertete..i bien nga Kina
***
Pas mos ndeshkimit te Monstres Berishe per disa kryekrimet e tij..sidomos per masakren HITLERIANE te 21 janarit me keqardhje kemi drejte te mendojme se:
Amerikanet po bejne gabimin e turqeve para 500 vjeteve ku I kane ndare shqiptaret ne armiq te betuar ne socialiste dhe demokrate (turqit na ndane ne myslymane dhe te krishtere)..dhe ne vend te ballaban pashes dhe hamza kastriotit shohim berishen dhe bashen….dhe analoge eshte enverhoxha ne rolin e skenderbeut.
.like””Great Statesman
– Grand Homme d’ Etat
– grosser Staatsman”””
po, lili e kam marr si hakmarrje kunder berishes dikur ,mire e gjete
po, jam pinjoll e atyre qe u derguan nga CIA edhe deshmitare per tradhtine e angloamerikaneve me popullin shqiptar ,siç eshte kjo Zoje per tradhtine e komunisteve
Po ,mendoj si ti se komunisti sali Berisha eshte gjithe ato epitetete qe ia ke perzgedh!
Po, mendoj se Enver Hoxhen ju ka shkerdye ne tru juve ,jo mu se une nuk jam rritur ne Shqiperi,shyqyr Zotit.
ZOTI/ZONJA LILI
kerkoj falje per kete material te gjate qe tregon se
NJE TERRORIST I SHITUR DY HERE
ESHTE 10000 HERE ME I KEQ
SE NJE “DIKTATOR”
Arkivat sekrete të CIA kanë zbardhur së fundmi dëshminë e mikut të Zenel Shehut, Halil Branica, edhe ky i kapur nga Sigurimi dhe që i shërbeu këtij të fundit me informacione nga më sekretet në lidhje me operacionet amerikane për rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës. Zbritja e Branicës më 4 kusht 1952 në fakt ishte dekonspiruar, ndaj dhe ai ra menjëherë në duart e Sigurimit. Ja rrëfimi i plotë mbi angazhimin e tij në operacionin e shërbimit sekret amerikan.
I akuzuar Halil Branica, a e pranoni akuzën?
Po.
Çfarë keni për të thënë? Çfarë keni bërë?
E kam lexuar dhe e kam kuptuar.
Çfarë keni bërë?
Kam ardhur këtu të spiunoj kundër Shtetit.
Kur jeni larguar nga Shqipëria?
Jam larguar nga Shqipëria më 6 prill 1039.
Përse u larguat në vitin 1939?
Kur forcat fashiste pushtuan Shqipërinë mora urdhër të shkoja me familjen e Zogut në drejtim të Greqisë. Shkova në Greqi.
Cila ishte detyra juaj si oficer asokohe?
Detyra ime t’i bindesha urdhrave.
Çfarë urdhrash kishe?
Mora urdhër të shkoja me familjen e Zogut dhe shkova.
Ku duhet të shkonit?
Në Greqi.
Përse në Greqi?
Për të shoqëruar familjen e Zogut.
Çfarë ju detyroi të shkonit në Greqi?
Urdhrat.
Cili urdhër?
Urdhri i komandantit.
Kujt po i shërbenit si oficer?
Unë si oficer i shërbeja atdheut.
Cili ishte atdheu yt asokohe, Zogu apo shqiptarët?
Jo, jo, Atdheu, si dhe ndërgjegjja ime.
Çfarë?
Ndërgjegjja ime.
Atëherë përse nuk i shërbyer ndërgjegjes tuaj?
Unë isha një oficer dhe iu binda urdhrit.
I akuzuari Zenel Shehu pranoi të njëjtën gjë dje. I akuzuari i referohet urdhrave për t’i shpëtuar njollës së zezë mbi veten, bashkë me atë mbi liderin e tyre Ahmet Zogolli. I akuzuari Halil Branica, është një fakt i ditur se Ahmet Zogu ka tradhtuar popullin e tij. Ai ka bërë (bërtet) të njëjtën gjë, jo vetëm në prill të 1939-ës por që kur është ulur në postet e tij në ministritë e Tiranës. Ai ka bërë shumë. Ka pasur shumë oficerë të tjerë që kanë tradhtuar popullin shqiptar në vitin 1939. Halil Branica!
Po
Ka pasur oficerë të tjerë që nuk iu bindën urdhrave të tradhtarit por morën armët e luftuan në portet e Durrësit, Vlorës e Sarandës. Ka pasur njerëz si Mujo Ulqinaku (duke bërtitur) dhanë gjakun e tyre për popullin dhe jo për Zogun. Zogu tradhtoi atdheun, dhe bashkë me të edhe ju i akuzuar keni tradhtuar atdheun. Kur keni ardhur në Shqipëri?
Erdha në Shqipëri në 4 gusht 1952.
Kush ju dërgoi në Shqipëri?
Në Shqipëri më dërgoi Zogu me anë të ndërmjetësimit të amerikanëve … (korrekton veten) më dërguan amerikanët me ndërmjetësimin e Zogut.
Kur keni hyrë në shërbim të spiunazhit amerikan?
Kam hyrë në shërbimin e spiunazhit amerikan pas kthimit të Zogut nga Shtetet e Bashkuara në nëntor. Ai na thirri dhe na tha: “Dua të dërgoj dy persona në Shqipëri, ty dhe Zenelin”.
Kur shkoi Zogu në Amerikë?
Zogu shkoi në Amerikë në shtator 1951.
Përse shkoi ai atje? Çfarë dini për këtë?
Ai na tha se donte të blinte një shtëpi në Amerikë dhe të vendosej atje. Por kur u kthye ishte e qartë se nuk kishte qenë ky qëllimi i tij, por kishte qenë atje për qëllime politike. Fakti është se ai na dërgoi në Shqipëri …
Cili ishte ndërmjetësuesi i dërgimit tuaj në Shqipëri?
Zogu ishte ndërmjetësi ynë. Ai na tha: “Unë do t’ju dërgoj në Shqipëri. Nesër një amerikan do të vijë të flasë me ju për udhëtimin në Shqipëri. Ju do të shkoni atje për të zbuluar mbi gjendjen politike e ekonomike të popullit. Nëse është e mundur, ju duhet të krijoni baza në Shqipëri. Dhe në fakt ditën tjetër amerikani erdhi. Ai foli me Zogun për rreth një orë dhe kur doli shoqërohej nga Hysen Selmani. Unë e pyeta Hysen Selmanin “Cili është ky?” dhe ai më tha: “Ky është një amerikan, është mik i joni.
A ju tha Zogu gjë tjetër në lidhje me nisjen tuaj në Shqipëri?
Atë pasdite të marsit, kur ne do të largoheshim për në Shqipëri, Zogu na tha, në prezencë të Selmanit: “Ju do të shkoni në Shqipëri. Misioni juaj atje është sekret. I deleguari im dhe lideri juaj është Hysen Selmani. Ai do t’ju prezantojë te amerikanët … dhe do të përhapë lajmin se keni shkuar në Amerikë për të menaxhuar pronat e mia atje”. Kështu unë, Zenel Shehu dhe Hysen Selmani me dy motrat e Zogut dhe Haxhi Gjylin u nisëm në fund të shkurtit për në Paris. Hysen Selmani kishte detyrën të na prezantonte te amerikanët. Ne arritëm në Paris më datën 9 mars, qëndruam në hotel Lutecia, dhe më 11 mars një amerikan erdhi në hotelin tonë. Ai donte të fliste me Hysen Selmanin. Amerikani quhej zoti Field, i moshës së mesme dhe me flokë të thinjur. Më vonë Hyseni erdhi e na prezantoi me njeriun që kishte përgjegjësinë e udhëtimit tonë në Gjermani. Më 14 mars ai erdhi përsëri në hotel me dy makina. Ne hymë në makina dhe u nisëm për në Gjermani.
Ku shkuat më pas?
Në Gjermani, pranë kufirit francez, ne ndaluam pranë një pylli dhe ai na dha disa uniforma ushtarake … prej andej ai na çoi në Munih. Në Munih ata na dërguan )ndërpritet nga prokurori)
Përse ju dhanë uniforma ushtarake?
Më falni?
Përse ju dhanë uniforma ushtarake?
Na i dhanë uniformat që të pretendonim se ishim ushtarë dhe jo civilë.
A ju thanë gjë kur iu dhanë uniformat?
Jo, nuk na thanë gjë.
A kishit dokumente kur kaluat kufirin?
Jo, ne nuk kishim dokumente, sepse ishte territor amerikan.
Kaluat kufirin gjermano-francez?
Po por aty të parët e vendit ishin amerikanët. Ne nuk kishim nevojë për dokumente.
Askush nuk ju pyeti për asgjë?
Jo, askush nuk na foli apo na pyeti.
Në rregull. A ju dhanë emra?
Po, na dhanë emra të rremë.
Cilët ishin emrat tuaj të rremë?
Përgjigje – Zeneli i quajt “Frederik” kurse unë “Uilliams”
Kujt tjetër i dhanë emër fals?
Zenelit, Haxhi Gjylit dhe Hysen Slemanit.
Ku shkuat prej andej?
Pastaj udhëtuam nëpër Gjermani dhe shkuam në Munih. U sistemuam në një shtëpi sekrete, të krijuar enkas për agjentë, nën administrim amerikan. Ishte rreth 20 km larg Munihut. Aty qëndruam 6-7 ditë.
Çfarë bënit në shtëpi?
Vetëm hanim e pinim, asgjë tjetër.
Nuk takuat asnjeri në atë kamp?
Jo.
Kush vinte rregullisht?
Ky zoti Field erdhi përsëri. Ai drejtonte agjentët në Gjermani. Pas 7 ditësh Field erdhi përsëri me uniformë koloneli. Ishte i veshur si oficer dhe na shoqëroi në aeroportin e Munihut. Na çoi atje dhe na hipi në një avion amerikan bombardues me katër motorë. Ai na tha: “Tani do të shkoni në Greqi. Atje do të ketë njerëz që ju presin”. U ngritëm nga Munihu dhe arritëm në Athinë … (korrekton veten) në Pire.
A ju shoqëroi njeri në atë avion?
Jo. Ishte vetëm piloti.
A ju dhanë dokumente?
Jo.
Nuk ju dhanë dokumente?
Jo
Në rregull, vazhdo.
Kur avioni u ul, një makinë ushtarake iu afrua avionit. Dy njerëz zbritën nga makina dhe na kërkuan të zbrisnim nga avioni.
Si quheshin ata?
Njëri qyhej Xhim kurse tjetri Çarls.
Çfarë ishin ata?
Ishin amerikanë.
Çfarë?
Ishin të shërbimit amerikan të spiunazhit.
Ku ishit ju, në Uashington apo në Athinë?
Në Athinë.
Në Pire.
Po, në Pire.
Kur u ulët a nuk patë roje greke të vinin për të parë avionin?
Më falni?
Zakonisht kur ulet avioni vijnë rojet për kontroll.
Jo, jo, nuk erdhi askush.
I akuzuar, si e shpjegoni që në aeroport nuk kishte fare grekë por vetëm amerikanë?
Unë e shpjegoj sipas njohurisë time. Greqia është territor amerikan.
Kush ishte me ty në Athinë?
Peneli, Haxhi Gjyli, Hysen Selamni, që ishte lideri ynë deri atëherë.
Në rregull. Kush e mori drejtimin në aeroport?
Në aeroportin e Athinës dy amerikanët Xhin e Çarls, të shërbimeve të inteligjencës, ishin në komandë. Ata na çuan në një shtëpi, një shjtëpi sekrete, që menaxhohej ng amaeikanët.
A flisje ti me ata?
Po flisnim.
Vazhdo, ku ju dërguan?
Ata na dërguan në një shtëpi sekrete që drejtohej nga amerikanët. Ditën tjetër dy amerikanët erdhën përsëri dhe lexuan biografinë tonë. Na bënë foto. Ne i pyetëm: “Përse janë fotot?” ata na thanë: “Duhet t’i dërgojmë te qendra. Do dërgojmë edhe biografitë tuaja”.
A jua thanë arsyen përse po merrnin fotot dhe biografitë tuaja?
Jo, nuk na thanë. Ata thanë vetëm: “I duam biografitë tuaja për qendrën”.
A ju kërkuan dokumente të tjera?
Jo, nuk na kërkuan dokumente të tjera.
Ju i dhatë biografinë tuaj të kompletuar?
Po.
Çfarë shkruhej aty?
Në biografinë time kisha shkruar emrin, mbiemrin, datëlindjen dhe …
Çfarë profesioni keni shkruar në biografi?
Përgjigje – Në dokument profesioni u shkrua si agjent (të qeshura në sallë)
Çfarë bëtë në atë shtëpi?
Kreu i inteligjencës amerikane erdhi të nesërmen. Ai na takoi dhe na tha: “Ju do të qëndroni në këtë shtëpi dhe do të merrni mësimet që ju japin. Mund të dilni nga shtëpia”. Ai vinte aty shpesh. Gjatë qëndrimit tonë ne bënim atë që thoshte ai.
Çfarë?
Pas disa ditësh në atë shtëpi, ata sollën operatorin radio Tahir Preçi, sepse kishim nevojë për një operator radio me vete. Ai na tha edhe për Hamit Matjanin. Matjani kishte shumë njohuri për udhëtimin tonë në Greqi, sepse Zogu kishte dërguar Irfan Ohrin në Greqi. Me Hamitin erdhi edhe njëfarë Xheladin Tresova. Kur erdhën ata në nisëm trajnimin. Dilnim edhe jashtë për të mësuar sinjalet për avionet dhe lëshimin e mallrave. Dilnim jashtë për shëtitje dhe për të provuar armët që duhet të merrnim me vete.
Për çfarë po stërviteshit?
Po stërviteshim për ecje, sepse duhet të ecnim nëpër male.
Cili ishte qëllimi i stërvitjeve të tjera, si ato për leximin e hartave dhe të busullës?
Na mësuan të përdorim busullën për t’u orientuar, për të mos humbur drejtimin.
Na thoni pse kishit nevojë për to, çfarë ju thanë?
Ne i kërkuam vetë të mësonim hartën dhe busullën.
Jo, jo për atë. Na thoni për mësimet që po merrnit.
Për këtë na mësuan për të ditur të sinjalizojmë me avionët.
Kush i kryente këto leksione?
Leksionet kryheshin nga dy amerikanë që quheshin Xhorxh e Xhim.
E kuptoj që busullën ua mësuan që të mos humbisnit rrugën në Shqipëri. Por cili ishte qëllimi i stërvitjes me armë zjarri.
Pasi duhet t’i merrnim me vete.
Na tregoni përse ju mësuan të qëlloni me armë?
Stërvitja na u dha zoti prokuror për të testuar armët për operacion sepse nuk po vinim këtu si miq por si armiq.
E dimë që po vinit si armiq, por çfarë do të bënit me këto armë?
Armët i kishin për mbrojtje, në rast përplasjesh.
I akuzuari ka frikë të pranojë se atyre do t’u duhet të qëllonin, ose të vrisnin njerëz nëse ishte e mundur. Halil Branica, ashtu si dhe Zenel Shehu, kanë frikë të pranojnë hapur se armët u ishin dhënë në përgatitje të kryengritjes së armatosur, nga shërbimet amerikane të inteligjencës, për të vrarë bijtë e popullit këtu.
Çfarë bëtë pasi mbaruat kursin e trajnimit?
Pasi mbaruam me kursin dhe 5 ditë para nisjes tonë, kreu i inteligjencës erdhi dhe na tha se do të niseshim më 27 prill. Do të shkonim në drejtim të Kastorias dhe më pas do të hynim në Shqipëri.
Na tregoni nëse ishin ju apo amerikanët që vendosën mënyrën e udhëtimit për të hyrë në Shqipëri. Erdhët me avion apo në këmbë?
Ishim ne që vendosëm për mënyrën e ardhjes në Shqipëri.
Ju vendosët të vinit në këmbë. Kur u larguat nga Greqia?
Më 27 prill. Amerikanët erdhën e na thanë se duhet të niseshim për në Shqipëri. Kështu u pajisëm me armë e ushqim dhe një makinë ushtarake na çoi në fushën ajrore të Pireut. Na shoqëruan dy amerikanë, emrat e të cilëve ishin Xhon e Çarli. Ata i priti një oficer grek, i cili kishte urdhra të posaçme për këtë çështje. Na morën në një makinë tjetër dhe shkuam në një fshat. Nuk e di emrin e tij. Kaluam natën aty. Ata ishin me grekët. Emrat e tyre ishin Hysen Kapllani dhe Hise Neli. Ne i morëm ata me vete pasi ata e dinin më mirë rrugën se Hamiti. Pasi kaluam natën aty, u larguam së bashku. Na shoqëruan një oficer grek me disa ushtarë. Mëngjesin tjetër zbritëm malin Gramos për në Matis. Unë kisha qenë i sëmurë që prej Gjermanisë dhe nuk mund të vazhdoja, prandaj i thashë Zenelit: “Nuk vazhdoj dot më tej, duhet të kthehem. Nëse bëhem më mirë do të mbaj premtimin dhe do të vij”. Kështu bashkë me një oficer grek dhe disa ushtarë u ktheva në Kastoria, që është në fakt një qendër amerikane. Oficerët grekë kishin vetëm detyrë të shoqëronin diversantët shqiptarë drejt kufirit.
I akuzuar, ju thatë se kur arritët në Kastoria u dorëzuat te një oficer grek me disa ushtarë.
Po
A e dinte oficeri grek ardhjen tuaj?
Ju thashë zoti president, ai ishte i informuar.
Cili ishte i informuar për ardhjen tuaj?
Këta oficerë, oficerët grekë që ishin gjithnjë në kontakt me amerikanët, që kishin detyrë të na shoqëronin te kufiri.
Po ushtarët grekë, a e dinin edhe ata?
Sigurisht, e dinin. Në Kastoria na informuan shërbimet amerikane se një nga grupi ynë ishte kthyer. Pastaj disa ushtarë grekë më shoqëruan në Athinë dhe më lanë në hotelin Carton, ku një amerikan i spiunazhit po më priste. Ai mori një dhomë në hotel dhe më tha të qëndroj aty. Më vonë erdhi Xhoni dhe më tha: Nuk kemi lajme nga Zeneli, dhe nëse nuk marrim lajme deri të hënën do të të dërgojmë në Egjipt pasi nuk mund të mbajmë njerëz kot duke bërë asgjë. Dhe meqenëse nuk morën lajme nga Zeneli ata më dërguan në Gjermaninë Perëndimore me një avion amerikan bombardues. Arrita në Gjermani në Frankfurt. Aty më priste një tjetër amerikan që më çoi në hotel, ku qëndrova 2-3 ditë. Pas tre ditësh erdhi i njëjti amerikan dhe më tha: “Duhet të rikthehesh në Athinë”.
Vazhdo.
Ai më ndryshoi emrin, vetëm emrin e parë, dhe kombësinë. Tani isha një turk nga Maqedonia. Ai më vuri në një avion suedez që shkonte në Greqi. Atje takova një amerikan që më çoi në një hotel. Ai tha: “Po shkon mirë, kemi kontaktuar me Zenelin”. Ai tha se puna po shkonte mirë. Qëndrova aty disa ditë dhe morëm lajmin se Halili ishte i kërkuar në Shqipëri. Më 4 gusht hipa në një avion.
Përpara se të na tregoni për nisjen, na tregoni për aktivitetet jashtë shtetit.
Gjatë qëndrimit jashtë?
Po, gjatë asaj periudhe, çfarë keni bërë?
Gjatë qëndrimit tim jashtë nuk kam bërë shumë. Kam qëndruar gjithmonë me Zogun.
A ishit anëtar i ndonjë grupi?
Nuk kam qenë anëtar i ndonjë grupi, por kam qenë në favor të grupit të Legalitetit pasi ishte partia e Zogut.
Me kë keni qëndruar?
Me Zogun.
Cili ishte grupi i Zogut?
Zogu merrte pjesë në grupin e Legalitetit.
Kurse ju nuk ishit anëtar i atij grupi?
Po, isha anëtar i këtij grupi.
Çfarë dini për marrëdhëniet e Zogut gjatë kësaj periudhe? Cilat janë marrëdhëniet e tij me shërbimet amerikane e britanike të inteligjencës?
Kur ishte në Angli ai bashkëpunonte me britanikët, me një ish-ministër britanik në Shqipëri, që tani ishte me shërbimet e inteligjencës. Kur ishim në Egjipt, ai kishte marrëdhënie me njëfarë kolonel Sterling, që kishte jetuar në Siri.
Përse i mbante ai këto relata?
Relata spiunazhi?
Cilat ishin relatat e Zogut me kriminelët e luftës?
Zogu kishte marrëdhënie edhe me kriminelët e luftës. Ndonjë e preferonte më shumë, ndonjë më pak. Ata ishin ish-armiq të tij dhe vinin në shtëpinë e Zogut, si Mustafa Kruja, Ali Këlcyra e të tjerë.
Përse i mbante ai këto marrëdhënie?
Ai i mbante këto marrëdhënie për të përçarë partinë e Legalitetit … (korrigjon veten) partinë e Ballit Kombëtar.
Pse? Cili ishte qëllimi i Zogut?
Të vinte njërin kundër tjetrit.
Përse e bënte Zogu këtë?
Që t’i ç’organizonte në mënyrë që të mos bashkoheshin.
Pse?
Që të ishte vetë lider i këtyre kriminelëve.
Çfarë do të fitonte Zogu nëse bëhej lideri i vetëm i këtyre kriminelëve?
Do të njihej nga amerikanët.
Çfarë do të përfitonte ai nga simpatia e amerikanëve? Do të përfitonte vetëm për emrin?
Jo, jo vetëm emrin. Ai do të merrte gjithçka,Partia e Legalitetit do të marrë Komitetin e Shqipërisë së Lirë.
Çfarë do të përfitonte?
Do të merrte dollarët që i jepen asaj organizate.
Ishit ju zyrtar i tij?
Po.
Cilat ishin marrëdhëniet e Zogut ne Egjipt me njerëz të tjerë?
Në Egjipt, marrëdhëniet politike?
Çfarë marrëdhëniesh të tjera kishte?
Në Egjipt ai kishte marrëdhënie me pashallarë, pashai Sirai Al Din, ministri i Brendshëm i Egjiptit.
Çfarë marrëdhëniesh kishin?
Kishte marrëdhënie të afërta me të, pasi kishin bërë një marrëveshje për tregtinë e pambukut. Gjithashtu pashai Sirai Al Din dhe ish-mbreti i Jugosllavisë Peter, e dinin marrëveshjen. Ata kishin një marrëveshje për tregtinë e pambukut të Egjiptit në Shtetet e Bashkuara, kur ishin bashkë bënin përgatitje për biznesin e tyre.
Ishte e lejueshme kjo tregti në Egjipt?
Meqenëse ai ishte ministër i brendshëm, i lejohej.
Kur u nisët për në Shqipëri?
U nisa për në Shqipëri më 4 gusht 1952.
Nga ku?
Nga Greqia.
Kur u nisët?
Siç ju thashë, kur arrita në Gjermani duhet të kthehesha në Shqipëri sepse Zeneli më kishte kërkuar.
Kur erdhët në territorin shqiptar?
Më 4 gusht 1952.
Kush ua dha letrën?
Ma dha një amerikan i quajtur Xhon.
Cila ishte përmbajtja e letrës? A e lexuat?
Po, e lexova, letra thoshte “Na dërgoni tre shokë”.
Ashtu?
“Sa njerëz nga policia e sigurisë kemi bindur për kauzën tonë?” (të qeshura në sallë)
Çfarë tjetër?
Asgjë tjetër.
Kur erdhët në Shqipëri?
Më 4 gusht 1952.
Kur ju arrestuan?
Në të njëjtën ditë. Zbrita, dhashë fjalëkalimin “Berat”. Fjalëkalimi për të kontaktuar Zenelin ishte “Burrel”. Unë u dhashë dorën, dhe atë moment më arrestuan. Unë thashë: “Çfarë është kjo?” (të qeshura në sallë) Siguria? (të qeshura në sallë; bie zilja për vendosjen e qetësisë)
Është e vërtetë shokë gjykatës, se i akuzuari Halil Branica u kap në momentin kur hyri në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë. për këtë lavdërojmë forcat e sigurisë besnike ndaj Parisë dhe popullit. Rroftë popullor dhe forcat tona të sigurisë … (duartrokitjet në sallë bëjnë të pakuptueshme fjalinë) Çfarë materialesh kishit me vete?
Pajisje ushtarake dhe armë.
Pajisje ushtarake?
Kisha një pushkë të gjatë.
Pse?
Jua thashë më parë. Kisha pushkë sepse po vija këtu si armik e jo si mik.
Çfarë dokumentesh kishit kur u arrestuat?
Një letër.
Kjo është letra?
Po
A kishit kartë identiteti?
Po, kisha.
Çfarë lloj karte identiteti?
Një kartë identiteti me emrin Ahmet Jusuf.
Kush ua dha?
Shërbimet amerikane.
Përse ju dhanë një emër të rremë?
Për të fshehur identitetin nëse duhet të prezantohesha me dikë.
Keni gjë për të thënë avokat?
Asgjë
E pranoni akuzën i pandehur?
Po
Për atë që keni bërë?
Po
………
EPILOG
LILI ME VJEN KEQ POR DO NGELENI
BISHT QENI GJITHE JETEN…
NGUSHELLIME & KEQARDHJE
Do tjera se ka edhe shume material per enverit ,heroj i serbise qe va dergoj kete bythaqi ,ke plot po mos te lexojsh cka deklarojne njerezit kur jane nen torture
Serbija e beri heroj enverin,edhe serbija ia dergoj nexhmijen atij aty,per te kamufluar homosexualitetin e tij ,nepermjet boshniakut Ramiz alia,alias bora qe e kishte perdor para enverit qte kurve
qenke trap fare Lili apo trape nese je femer..
Nese nuk e di qe serbet qe erdhen ne Shqiperi ne 1941-1944 ishin pothuaj te lidhur me spiunazhin anglez kjo e vertetuar sipas dokumenteve te deklasifikuara qenke idiot per exelence
Enveri i perzuri Serbet nga dera ne 1948 dhe i luftoi 40 vjet rrjesht….kurse ti me sali berishen me inteligjencen serbe bile dhe ajo franceze qe gjithmone ka qene proserbe prune Berish-Pinocetin pasi e rrezuan Ramiz Aline ne menyre kriminale dhe pse ai beri reformat si i tha perendimi….
pse tregohesh idiot patologjik .?!
.
E verteta ishte se Ramiz Alia beri nje gafe kozmike…me pare u carmatos..pastaj filloi ndryshimet…dhe duhet tja bente si ne Kine (qe e respektojne amerikanet) Duhej te bente ndryshimet por jo I carmatosur..
Beri gabimin qe beri e majta greke ne Greqi qe dorzoi armet..dorzoi pushtetin Mbretit dhe Churchillit dhe pastaj U DOGJ GREQIA..njelloj si shqiperia ne kohen Koleres berishiane
.Ramiz Alia kurre nuk ka qene burre shteti si Enver Hoxha,mehmet shehu,hysni kapo,beqir balluku etj por ka vegjetuar ne hije te tyre.Nuk shoh ndonje “agjenture” ne llojin e tij por nje mungese kapaciteti pe rte menaxhuar situatat teper te veshtira..Shqiperia ishte ne udhe kryq qe kur ndodhi SHEMBJA E MURIT BERLINIT…
Do kapitullonte apo do bente “deal” me perendimoret ?!
Ramiz Alia as nuk shpalli kapitullim ,as nuk rezistoi dhe as beri “deal” si xhentelmen me perendimoret (kuptohet me amerikanet).
Ketu eshte thelbi problemit.
Ne nje kohe qe Ramiz Alia pranoi nje pakete te madhe reformash (pa lindur akoma PD)
1-lirine e shprehjes
2-lirine e fese
3-lirine e tubimit
4-lirine e shtypit
5-heqjen e ligtit te agjit-proppit
6-pranimi I ekonomise tregut
7-lidhjet dipllomatike USA-USSR-GB
8-lirimi I te perdjekurve politike
9-njohja e prones private
10-lejimi I vizitave jashte shtetit
11 lejimi I pluralizmit
12 heqja e PPSH si rol udheheqes…etj
Tregoi se Ramiz Alia teorikisht dhe praktikisht ju bind perendimit…POR ai ishte ky I fundit I ndershem ne rolit e tij ne Shqiperi ?????
Ku e kam fjalen ??
Ne 1990-1991 donte apo jo Ramiz Alia ai lloj sistemi qe ishte imponuar nga Roosvelti-Curcilli-Stalin ne 1943-1944 kishte rene.
Pee nje mendje te kthjellet ne ate kohe pra ne 1991 situta kerkonte kete rend dite (ki vemendje)
.
a-PAJTIM KOMBETAR
b-PLAN MARSHALL
c-AUTOKRITIKE & FALJE NGA SISTEMI QE LAME PAS.
Po cfare ndodhi realisht ?
.
Ne periudhen 1989-1991 nuk ngeli ish kolaboracjonist,ish zogist,ish nazist,ish fashist,ish diversant ish ballist,serbofile,grekofile,rusofile,islamike ,antienverist,antikomunist etj pa ardhur ne shqiperi ne kryqzaten me te peshtirosur te historise njerzmit…ajo e dekomunistifikimit qe u gatua ne guzhinen e beogradit dhe te zbatuar teorikisht nga dyshja antishqiptare Rajeson-Elezbiberaj dhe e zbatuar nga dyshja kriminale Berish-hajdari.
Trekendeshi I Bermudes :2 prilli 1991-prishja e qeverise stabilitetit 4 dhjetor 1991 dhe marrja pjese e amb. Rajerson ne menyre te FELLIQUR ne votimet e 1992 nuk kane nevoje per koment por vetem dy fjale :INVAZION DIPLLOMATIK CUDITERISHT I ardhur nga beogradi kur Amerika dhe ish jugosllavia ishin partnere teper te fuqishem..dhe ky ishte nje mallkim per shqiperine..Berisha nje hybrid paranojak I tyre.
Kjo paranoje vazhdon dhe sot…Berisha,Azem Ha jkari –lul bahici,Rajersoni dhe Elez Biberaj nuk ehodhen ate fare komunizmi (qe vetem komunizem nuk ishte) ne Shqiperi por vetem realizuan disa pika te NACERTANIES SERBE..shkaterrimin e shqiperise,daljen e serbise ne adriatik,islamizimin e vendit dhe dorzimin e saj pa kushte nderkomdetareve
Homazh per Veteranen Lule Islami! ne e patem njohur si ,fqinje ne apartamentin 844, ne hyrje te Durresit. Ja njohem urtesine e Mencurine. Jane unike e qe nuk gjenden sot, njerez te ketij brezi. I nderuar Hysni Leka qe I ka plotesuar amanetin
ai lart,ose alban dega
qenke edhe tij fort trap: Berisha Hajdari e elez Biberaj me ndihmen e Ramizit erdhen ne Shqiperi, e jo une a tij, erdhi klani qe Ramiz alia perzgodhi, e ky klan eshte siç e thue klani serb,te cilit Ramizi e Nexhmija i kane sherbye gjithmone, ty te doket ne hije, po jo aq ne hije sa mendon tij, se Enveri prej 1973shit nuk qeveriste, po qeverishin pikerisht keta te dy, qe e ‘mbyllen’ Enverin edhe folen ne vend t’Enverit. Po te besoj se pa ta ndoshta Enveri nuk ishte ba aq kriminel, po Ramizi ne sektorin e propagandes e Nexhmija ne shtepine e Enverit, bejne çmos qe ai te mbyte nje pas nje gjithe shoket e tij..
Ramizi nuk ishte hiç ne hije siç e mendon tij, po ishte asseti kryesor i Serbise e angloamérikaneve ne balkan: me politiken e tij(apo te tyre) Shqiperia u mbyll per disa dekada.Dmth u mbyll çeshtja shqiptare per disa dekada,derisa fuqizimi i shqiptareve te kosoves edhe lidhet e tyre te forta me diasporen e vjeter i detyroj te hapin prape ceshtjen e shqiptareve ne balkan edhe ndihmoj ne fundin e kesaj mbyllje.
U larguam shume prej fatit e Zojes, edhe qillimi ime nuk ishte te mohoj engazhimin e saj,perkundrazi se besoj se vertete ky brez qe u edukuar ne institutin e Nenes mbretnesh ishte nje brez idealiste, po shume u tradhtuan pikerisht nga ato qe ti i konsideron si hije po qe ishin vendimtare ne shqiperi pas semundjes se enverit.
Edhe autori pikerisht n’ato rreshta qe zgodha me i ripermend, flet per mosrespektimin e saj dhe vuatjet e saj gjate komunizmit edhe pse ishte bije e nje adhuruese te At Fan Nolit.
Lili
Mos ngaterro kekun me burekun…per disa probleme anesore ke te drejte por ne kryesoren gabon shume
Allaile mos na ngaterro me Alban Degen se jam i kunderti i tij…ai ka qene enverbolepires si kopeja e komunisteve dhe kuadrove te Tropojes me ne kry Sali Bishin dhe u kthyen ne kanibale te tij..Kam qene kunder Enver Hoxhes ne kohen e tij por nderimi qe po i behet Zog Tradhetarit dhe tolerimi qe po i behet Sali Satanait nga ‘miqte” tane na ben te mendojme se jam me te keqen me te vogel..pra me Enver Hoxhen dhe kete e thote mbi 70% e shqiptareve te thjeshte…le te behet referendum dhe shikoni si votojne shqiptaret…pse kane frike te bejne referendum dhe nese del nen 60% do ta shaje dhe une Enveri perseri
.
.
Per Nexhmijen letrat thone se ne vitet e luftes bashke me Enverin kishin lidhje me anglezet amerikanet dhe jugosllavet dhe pas 1948 kur u mor vesh qe subjektet me siper donin ta ndanin Shqiperine dhe u bene armiq.Fakti qe Nexhmija me djemte e saj edhe pse drejtuan per 50 vjet nuk vodhen as nje qindarke si Hordhite e Ahmet Zogut apo Sa
Dy here Shqiperia ne kohen e Enver Hoxhes luajti ne skenen boterore si fuqi e madhe dhe fitoi me superfuqite:
Hera e pare kur u perlesh me Kryshovin ne 1960 ne strofullen e tij ne Moske qe me vone u pasua nga debimi i flotes ruse nga Vlora dalja nga traktati Varshaves dhe denimi i pushtimit te Cekosllovakise..Dhe ajo qe me habit pa mase eshte nje “menefrego” nje injorim deri ne poshtrim i ketij akti nga me brilantet ne historine njerzore..
..
Hera e dyte 1970-1971 eshte perballja ne OKB-New York me shtetin amerikan me dy rezoluta per Kinen njera shqiptare dhe tjetra amerikane dhe fitorja e Shqiperise sot stjudohet nga dipllomate dhe institute qe merren me politikat boterore..Mos harrojme se atehere ishte ne OKB Xhorxh Bush qe ishte me vone jo vetem drejtor i CIA-S por dhe President i SHBA…qe si duket nuk e harroi “inatin” e viteve 70’
Në arkivat e Pallatit të Qelqtë në Nju Jork. Prof. Dr., Giovanni Armillota, nga Italia, shkruan në njërin prej studimeve të tij se Shqipëria (“The International Journal of Albanian Studies”, Columbia University, New York, I, 1997, N. 1, Fall: 69-81 / ALBANIA AND THE UNITED NATIONS: TËO CASES SEEN FROM A DIPLOMATIC HISTORY PERSPECTIVE), qysh prej kësaj kohe u fut në marrëdhënie bilaterale shumë të ngushta me Kinën, dhe ishte ajo që përgatiti dhe paraqiti një seri prej tetë rezolutash, duke ia nisur nga viti 1964 deri në vitin 1971, kur Pekinit iu njoh e drejta të përfaqësonte Kinën në OKB.
Beteja diplomatike tetëvjeçare që Shqipëria bëri në Nju Jork nuk ishte e përqendruar vetëm në bindjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për njohjen e Pekinit si përfaqësuesi zyrtar i më se 700 milionë njerëzve që jetonin asokohe në Kinë, por së pari, që të zgjidhej edhe një çështje tjetër e rëndësishme, për sa i përket kësaj rezolute: një aneks në të, ku të sanksionohej se përfaqësuesi i popullit kinez edhe në Tajvan do të ishte tashmë jo Çang Kai Shija, por Republika Popullore e Kinës.
Më 15 dhjetor 1961, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së aprovoi një projekt të SHBA-së (nënshkruesit përfshinin edhe Australinë, Kolumbinë, Japoninë dhe Italinë) Rezolutën 1668 (XVI) që ftonte Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së “të vendoste, duke u bazuar në nenin 18 të Kartës së OKB-së, se çdo propozim që kishte si qëllim të ndryshonte përfaqësimin e Kinës do të konsiderohej “një çështje e rëndësishme”. Kjo pra, theksonte tashmë faktin se një pranim eventual i mundshëm i R.P. të Kinës do të merrej vetëm “me një shumicë prej dy të tretash të anëtarëve prezentë në votimin për këtë çështje”.
KONTRIBUTI REAL I SHQIPËRISË
Ashtu sikurse edhe e pamë, kontributi i Shqipërisë nuk konsiston në pranimin e Kinës. Duhet të theksohet se në këtë kohë SHBA-ja, Presidenti Nikson dhe Sekretari i Shtetit, Henry Kissinger, ia kishin dalë të riformulonin politikën amerikane në lidhje me marrëdhëniet me Kinën. Njëra nga garancitë që iu dha kryeministrit të atëhershëm kinez, Çu En Lai, ishte edhe (ri)pranimi i Kinës në OKB.
Pyetja e mbetur pezull ishte statusi i Republikës së Kinës në Tajvan. Kishte mbështetje të vazhdueshme për teorinë kineze të dy Kinave në shumë kryeqytete të botës. Por akoma, numri i anëtarëve të OKB-së që nuk ishin dakord me rezolutën “Çështje e rëndësishme” shkoi në ngritje nga 4,.2 për qind në vitin 1961, në 57,4 për qind në vitin 1971.
INTERPRETIM JURIDIK PERFEKT
Megjithë faktorët e tjerë të përfshirë në këtë çështje -(edhe një herë duhet të përmendim zbutjen e pozicionit diplomatik të SHBA-së në raport me Kinën në vitet 1970-1971) – menjëherë të bie në sy, padyshim, edhe suksesi i papritur i diplomacisë shqiptare. Ajo çfarë duket më interesante në pozicionin e Tiranës, nëse do të linim jashtë trajtimit tonë argumentet dhe konkluzionet historiko-politike të kohës, është interpretimi juridik perfekt i të ashtuquajturës “vexata quaestio” (çështje e rëndësishme).
Ndërsa Nesti Nase, asokohe ministër i Jashtëm i RPSSH-së dhe kreu i delegacionit shqiptar bënë vërejtjet e tyre në seancën e 18 tetorit 1971. “Ajo me çfarë ne po merremi tashmë, nuk është as pranimi i një anëtari të ri dhe as përjashtimi i një shteti tjetër. Ne po trajtojmë çështjen themelore të përfaqësimit të një shteti, i cili është prej kohësh anëtar i OKB-së dhe kjo çështje duhet të përcaktohet qartë nga një shumicë e thjeshtë në Asamblè […] ndryshimi i emrit të një vendi të caktuar nuk ka të bëjë fare me statusin e tij të anëtarësisë. Ka shembuj të shumtë nga çështje të ngjashme në historinë e Kombeve të Bashkuara”.
PËRPLASJET TIRANË-UASHINGTON
Debati ndezi një duel politik midis Tiranës e Uashingtonit, një debat që do të karakterizonte gati të gjitha fazat e operacionet e procesit të votimit me përpjekje e zell të madh nga të dyja palët. Kreu i delegacionit amerikan e mbronte projektin “çështje e rëndësishme” dhe e stigmatizonte Shqipërinë si anti-universaliste, duke nënvizuar refuzimin e Shqipërisë për të pranuar përfaqësimin e Tajvanit në OKB. Shqiptarët ishin kundër “Teorisë së dy Kinave” dhe pro asaj të “Një Kine e një Tajvani”.
http://www.gazetatema.net/2017/07/04/beteja-e-ashper-shqiperi-shba-ne-okb-intervista-me-ish-presidentin-george-bush-atehere-ambasador-i-shba-ne-okb/
…..
Jo si sot qe nje ambasador anonim me emrin Donald Lu ka vene ne rrjesht parine e Tiranes si adoleshente dhe arrin deri atje sa i tha shqiptareve para dy muajsh se ne Janar do kapen PESHQ TE MEDHENJ….dhe kapi leshin e Monikes…
per perfundim:
ty te doket se Enveri edhe Nexhmija asnje qindark nuk kane marr… Une mundem me te treguar per rastet kur vajza e enverit edhe qenushi e vete e ka prue ne Pariz per mjekim, e lere me vetin…
Mundem po ashtu me te treguar se sot paret i thesarit shqiptar qe e derguan jashte para shembjes se diktatures, i sherbejne sot familjes se Ramiz Alise ,sot me emer ARBEN BORA, me hap bank ne svicer e pastaj ne Frances e me ble patundshmeri qindra millionesh’me rrogen e vogel’ te babes e nenes qe va jepte partia: kerko arben BORA ne internetpak edhe ne zyret e frances qe te kuptojsh pak se kane vjedh po aq sa keta ish komunistet millionera te sotshme ne kurriz te popullit.
Po ashtu familja e Enverit qe rri ne nje apartament ‘modest’ shetit boten me rrogen qe partia ia dha nenes(e kane hadet te keq komunistet:gjithmone me paret e nenes behen millionere!) edhe kane aq shume pare ne kanada sa qe investiimet kanadeze qe vine ne shqiperi jane paret e tyre qe i sjellin ne nje form tjeter. Germo pak ne shtetjet e shtershijet e aksioneve te gjithe firmave fantazme neper bursat kanadeze e do perfundojsh tek paret e tyre..,paret e popullit shqiptar ne fakt qe u vodhen nga keta ish komunista.
ne krahasim, Zogu as kikirika nuk morri…
edhe vetem per dijenin tende: ne grupet e parashutistave, nuk kishte vetem zogista ,po nga gjithe spektri politike, edhe komunista bile..