Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Luleshtrydhet shqiptare të “mbytura” në pesticide?
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lifestyle > Luleshtrydhet shqiptare të “mbytura” në pesticide?
Lifestyle

Luleshtrydhet shqiptare të “mbytura” në pesticide?

redaktor
Published May 28, 2016
Share
SHARE

Ministria e Bujqësisë ka dërguar mostra në qendrën e referencës në Itali për të analizuar nivelin e pesticideve tek luleshtrydhet. Ministri Panariti thotë se rezultatet do të publikohen menjëherë dhe do t’i shërbejnë dhe kryqëzimit me analizat e bëra nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

“Niveli i insekticideve, pesticideve e stimulantëve është shumë herë më poshtë se niveli maksimal i lejuar, 10 deri në 20 herë, por kemi çuar mostra në shtetin italian, rezultatet vijnë çështje ditësh”, thotë Panariti.

Çështje ditësh është edhe ngritja e një laboratori në zemër të bujqësisë shqiptare, në Lushnjë, kërkesë kjo që fermerët e bëjnë prej shumë vitesh. “Kemi gjetur vendin në një nyje nevralgjike që është unaza e Lushnjës ISUV-i, ka një set pajisjesh që do na i vërë në dispozicion, por më i rëndësishëm është faktori njeri. Do përpiqem të përfshij të rinj që kanë studiuar për kimi”, shton ai.

Ministri thotë se ky laborator i posaçëm do t’i shërbejë monitorimit të inputeve bujqësore, farërave, por edhe këshillimit të fermerëve për procedurat e plehërimit apo masave mbrojtëse që mbetjet toksike të mos përçohen tek produkti.

redaktor May 28, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Edi says:
    May 28, 2016 at 2:06 pm

    Çështë ky titull çorientues? Kjo nuk është gazetari por diletantizëm.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?