Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Lulet artificiale
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Lulet artificiale
Analiza

Lulet artificiale

anazapta
Published February 2, 2013
Share
SHARE

Ndodhën shumë ngjarje ditët e fundit që meritojnë të ndalesh dhe ti analizosh. Nga humbja e betejës me plagët e krimit për komisar Skurën e deri tek Shaban Norja, plaku që i preu kokën Aishes, që u dënua me burgim të përjeshtëm. Pa përmendur të vdekurit e të plagosurit e aksidentëve dhe ata që shfryjnë mllef kur shohin edicionet e lajmeve që nisin e mbarojnë me dyshen e pandarë Berisha-Rama. Lista e premtimeve në këtë muaj të parë të 2013 pasurohet me personazhe të rinj dhe zakonet e tyre të vjetra.

Muzikë funebër dhe kostume të errëta duhet të mbaj më shumë në zyrën time se ditë të këqija po vijnë dhe ne ua qajmë nderimin e fundit policëve që na vrasin në krye të detyrës – Flamur Noka

Nuk e mbaj mend i sati homazh është, por jam i sigurt se edhe autorët e vrasjes së komisarit nuk do të kapen- Politikani vetullngrysur

Shoh lidhje direkte me të kërkuarin e policisë nga një vend i thellë i Shqipërisë në televizion. Me cfarë telefoni flasin xhanëm se ky numri i ri që na udhëruan të marrim nuk kap as në Vaqarr- Polici  

Shqipëria fushë me lule. Jo të mbjella, por nga ato artificialet në vendndodhjet e aksidenteve-Gazetari i Huaj

I shikoni këta policët e burgut që na ruajnë ne? Gjysma janë djemtë e mi- u thotë Shaban Norja shokëve të burgut- Hamshori

Tani që filluan heqjen e dritave në spitale duhet të ndërroj numrin e syzeve dhe të operoj me qiri-Kirurgu

Si ka mundësi që sa herë më zë halli të shkoj në spitale nuk shoh asnjë nga fytyrat e politikanëve që më dalin përnatë te ekrani i shtëpisë- Pacienti

Herë tjetër do shkruaj për këta muslimanët se janë edhe më agresivë se ortodoksët se qenka reklamë e paparë për librat që i kisha harruar kur i kisha shkruar – Namik Dokle

Zotohem të shkurtoj shpenzimet e televizioneve dhe që do ti marrin rroga cdo muaj sapo të marr mandatin e tretë qeverisës ku do të mbaj dhjetë takime në ditë, tetë prej të cilëve live-Kryeministri

Kryeministri spiker përpara grupit te tij parlamentar- kosto zero, lajme zero, të vërteta zero, ide zero, argumenta zero, qëndrime kundër zero, fitimet me shumë zero- Reporteri

Shqipëria vendi i duhur për t’ja mbathur me të katra. Sapo të kaloni rrugën e kombit arrini në një shtet të ri dhe më të organizuar falë pranisë së ndërkombetarëve- Investitori

CEZ na e përzunë, por zotohem se Cekia do lobojë me cdo vend europian për të cuar sa më shumë investitorë në Shqipëri që janë mjaftueshëm seriozë për të marrë avokate të bijën- Petr Necas 

anazapta February 2, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?