Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Klasa politike e korruptuar dhe e degjeneruar deri në palcë për të mbuluar krimet e tyre të vjedhjes, të vrasjes, këta sharlatanë që jetojnë në një jetë luksi ndryshe nga shumica e popullsisë që vuan në mjerim qoftë dhe deri te mungesa e bukës së gojës, hedhin bombën tymuese për të zgjatur shfrytëzimin barbar mbi kurrizin e popullit të thjeshtë. Lulëzon kisha e xhamia, lulëzon injoranca e kultit, lulëzon krimi, vrasja, vjedhja, prostitucioni, lulëzon droga, lulëzojnë rrogat madhështore që marrin për vete deri 15-fish më tepër se një punëtor i thjeshtë. Rreziku nuk vjen nga myslimanizmi në Shqipëri, por vjen nga partitë politike që bëjnë atentate. Terroriste janë partitë që kanë kalbur sistemin e drejtësisë dhe bëjnë sytë qorr e veshët shurdh, prandaj lulëzon krimi.
