Afrimi i zgjedhjeve lokale, e ka ndezur aq shumë situatën politike në vend sa ka nisur që palët të shkëmbejnë edhe mesazhe erotike me njëri-tjetrin. Bashkia dhe IKMT prej disa ditësh janë në një përplasje mes tyre për çështjen e ndërtimeve në Tiranë. Për këtë kanë ngritur padi dhe kundër padi ndaj njëri-tjetrit
. Por edhe deklaratat e forta nuk kanë munguar. Drejtoresha e IKMT ose ish-INUK, Dallëndyshe Bici i ka qëndisur një bejte dy ditë më parë që i ka shtangur të gjithë në rrjetet sociale. “Personalisht, për hir të qytetarëve të Tiranës, dëshiroj të mos dëgjoj shprehje të tilla “ç’ke me të, ai bukë me kos po ha”, referuar kryetarit të bashkisë. Më mirë do të preferoja shprehjen “kush ha bukë, bën dhe thërrime”, por me sa duket kryetarit tonë të bashkisë nuk i bën fajde asnjë shprehje e urtë shqiptare, si nga ato që të tallin dhe nga ato që të mburrin.
Kështu që “vajmedet për Lulin tonë, as tërheq e as lëshon”, thotë Bici. Kjo shprehje e urtë e cila është e deformuar nga zonja Bici pasi versioni i saktë i sa është ndryshe, ata që e dinë, e kujtojnë, ka bërë që të reagoj bashkia. “Gjuha ordinere e drejtueses së INUK është treguesi më i sinqertë i katandisje së institucionit në një skutë ordinerësh të korruptuar me në krye Dallëndyshe Bicaj, Ergys Hoxhën dhe Edi Ramën”, thuhet në reagimin e bashkisë.
Por qytetarët kanë pasur versione më origjinale për përgjigjen që mund t’i jepte kreu i bashkisë, Dyshes. Në Facebook shkruhet se Basha duhet t’i përgjigjet Bicit me shprehjen e urtë popullore: në ato maja rripa rripa… ( përsëri e kujtoni vetë). Hajde replika hajde! Si do i vej halli punëve të këtij vendi?!


Bukur e ke gjetur.
Kesisojve u thone kallepses. As ustai me i mire nuk mund d’i gedhende.
Hhahahahahaha nuk ka me shume KUPTIM sesa e thene nga 1 Grua mo Luli Vocel
thuaj smerlap se i bahet qejfi lulit ose zwerf hond
Po kjho tek eshte ne hall
Hajde gjuhe zyrtari te larte,hajde!.Lulit as dua ti degjoj emrin por dhe zyrtare shteti te larte me etike te tille s’duhet te kete.Ai eshte kryetar opozite dhe kryetar bashkie ,nuk e kuptoj ku e gjen kjo BIBA kete kuraje te flase me kete gjuhe.Nderkohe qe thote se INUK-u s’duhet te sulmohet politikisht ,sulmon Lulin(Sic e quan ajo)politikisht.Sic duket do qe t’a marre me sy te mire partia.
Dallandyshe kthehu ndryshe
Kur je bjonde dhe lirindase keshtu eshte ….
EDHE UNE THASHE NJE DITE NJE SHPREHJE, POR NUK MA NXORREN NE GAZETA.
BOTE E POSHTER.
ARBEN;
Ke te drejte, BOTE E POSHTER.
Dhe kam besim qe shprehja jote pa dyshim do kete qene me inteligjente dhe me e paster
sesa gjuha e rendomte qe perdorin personat publik(politikanet) apo gjuha letrare dhe informacionet pa vlere qe perdorin disa te tjere(gazetaret).
si e ke hallin moj Dyshi?? se ky hasmi opozitar eshte dhe bukurosh prandaj!!!!!
po ca dallandyshje mo, po kjo eshte sorre mo… xha temja.
mos duhet te shkruante: luli as terhiq