Luli Bitri, partnerja e Michele Placido në skenën italiane

anazapta

Aktorja Luli Bitri do të jetë partnerja në film e Michele Placidos në pjesën teatrale “Un bacio sul cuore”. Pjesa tregon historinë e jetës së Xhuzepe Verdit. Bitri do të luajë rolin e sopranos çeke, Tereza Stolz, e cila është konsideruar muza e Verdit dhe e dashura e tij sekrete. Premiera është në datat 9 dhe 10 gusht, në skenën e Teatrit të Operas në Romë.

Pjesa vihet në skenë me rastin e 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh italian, Giuseppe Verdit. Plaçido, i dashur për publikun shqiptar për rolin e komisar Katanit në serialin “Oktapodi”, është njëkohësisht regjisor dhe aktor protagonist i pjesës teatrale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *