Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Ky Luli qenka më injorant se sa duket. Më vjen keq ta shpreh se është shqiptar si unë por nuk po arrij të kuptoj mentalitetin e tij. Çohet burri i botës e pa ju dridhur qerpiku e krahason qeverine e zgjedhur nga shumica absolute me banda kriminale që vrasin e presin koka shqiptarësh. T’i thuash i çmendur është pak. Kaiken e plakut që fut ujë në 1000 vrima ai që ka mend pak me shumë se miu, duhet ta braktisë urgjentisht. Ka mbetur si një grumbull vjetërsirash për skrap. Nuk besoj se ka krim që i rëndon shqiptaret direkt se sa vjedhja e më shumë se 200 milion dollarëve nga varfëria e tyre. Dhe ky Luli, në prehrin e kaikes famëkeqe vrau në mes të ditës 5 të pafajshëm për t’i mbajtur me gjak karriget e ndyra të pushtetit të tyre mëkatar. Nëse duhet dekriminalizimi i famshëm, është e qartë nga duhet nisur.Nder DITES. Profeti.
