Luli, Luli dhe… kërkohet një yll

redaktor

Të enjten mbrëma, Partia Demokratike festoi ditëlindjen. Në këtë festë, Berisha duket se bëri kujdes të qëndronte disi mënjanë. Ai nuk mbajti fjalim dhe në fund shmangu takimet me të ftuarit. Qëndroi vetëm me vajzat e reja të PD-së duke bërë ndonjë foto tek-tuk (edhe me Greta Koçin). Hapësirën për të bërë gjithë takimet e kortiezisë dhe për të pritur urimet e pati kryetari de juro i partisë, Lulëzim Basha. Dhe ndoshta, për herë të parë në këto 23 vite, ylli i festës nuk ishte Sali Berisha. Nga fotot e postuara në Facebook nga kryetari i ri kësaj partie u soll sikur të ishte ai “ylli” i kësaj mbrëmjeje. Në foto duket sikur të gjithë duan të bëjnë një foto me të, apo t’i flasin. Normal, ai e bëri këtë gjë, doli në fotografi, buzëqeshi dhe mbajti fjalimin e vetëm të mbrëmjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *