Luli do manipulojë 13 Qershorin dhe do rizgjidhet prapë Kryetar!

Ornela

Sërish në qytete,
Luli po vrapon,
edhe demokratëve,
prralla u tregon!

E dimë që Lulashi,
pa problem mashtron,
duhet të jetë kriç,
Lulin kush beson!

Dje gënjeu paq,
ca të Elbasanit,
po s’ja shket dot Bardhit,
dhe Bujar Nishanit!

Ai le të rrijë,
kryetar si mumje,
por PD-në prapë,
do ta çojë në humbje!

Vetëm për të mbajtur,
vendin në parti,
i nxjerr Shqipërisë,
namin më të zi!

Gjer në kryesi,
Luli bën teatër,
dhe thotë se s’ka humbur,
por është bërë masakër!

Asnjë fakt të vetëm,
nuk po sjell ky horr,
dhe do konkurrojë,
prapë në Qershor!

Do t’i vjedhi zgjedhjet,
si herën e parë,
dhe fringo i ri,
do jetë Kryetar!

Pastaj do të jetë,
kurvë e përkëdhelur,
me moton idiote,
fitimtar i vjedhur!

Dyshja Rama-Doshi,
na thosh Uriahipi,
dhe rrugës u shtua,
dhe Aqif Rakipi!

Nëse dhe kjo humbje,
nuk do të pranohet,
asgjë në PD-ë,
nuk do korigjohet!

Ne që nuk e duam,
nuk duam të tundet,
të jetë Kryetar,
që gjithnjë të mundet!

Ne duam që Luli,
kryetar të rrijë,
dhe më shumë se kaq,
kurrë s’do arrijë!

Djalka i llakuar,
ka një siguri,
babai i ligësive,
mbrapa tija rri!

Babai ligësive,
është mostra Sali,
që edhe kufomë,
ligjin bën aty!

Se si ndodh më tutje,
ta kuptosh s’do mend,
nëse nuk njeh zgjedhjet,
mos shko në Kuvend!

Me hije mëngjesi,
Lulashi mos matet,
nëse s’i njeh zgjedhjet,
të mos marrë mandatet!

Të vazhdojë përjetë,
t’i bjeri legenit,
gjithnjë në beteja,
po jashtë sistemit!

A.DUKA

Share This Article
3 Comments
  • DÉJÀ VU ! ALL ABOUT MONEY AND POWER.

    Më poshtë, pjesë nga deklarata e Ramës në 2009, nën slloganin ”hap kutitë ose largohu”:

    ”Grabitja e zgjedhjeve, mbyllja forcërisht e kutive të votimit, dhe pika që do te përmbysi kupën, mospranimi i hetimit parlamentar për transparencën e plotë të procesit zgjedhor, që ne e kërkuam jo në funksion të rindarjes së mandateve, por në funksion të ndarjes përfundimtare nga kjo praktikë kriminale deformimi i vullnetit te popullit, që nxorri në pah natyrën antidemokratike të ketij pushteti, dhe e bëri qartësisht të lexueshem modelin e zgjedhjeve nga Sali Berisha, modeli i njehsimit të pushtetit me shtetin për paranë dhe riciklimi i pushtetit përmes shtetit dhe parasë, lamtumirë për kushedi sa vjet demokraci e shteti i së drejtës, lamutmirë liri e barazi të të gjitheve para ligjit, lamtumirë padyshim liri e votës e numërimi i ndershëm i saj. Kështu vendi kthehet si në skenë te mbyllur, tamam si ato shkretëtirat gjoja demokratike kur pavarësisht vullnetit të popullit, zgjedhjet i fiton pushteti, opozita parlamentare kthehet në dekor demokracie, ndërsa kundershtarët e vërtetë në politikë, shoqëri civile, në media, në sipermarrje futen në shenjestrën e një gjuetie te mirëfilltë shtrigash derisa relativizohen plotësisht. Përpara ketij realiteti të rëndë ne bëmë zgjedhjen e duhur. Betejë për ta shkatërruar këtë model pa e lënë të rrënjoset, dhe të shkatërrojë nga e para, këtë herë në mënyrë shumë më të djallëzuar ngrehinën e brishtë të demokracisë në Shqipëri. Ne nuk hymë e nuk do të hymë në parlament pa u çmontuar në sytë e gjithë shqiptarëve 28 qershori si precedent i suksesit shumë të rrezikshëm të korrupsionit elektoral, pa u rënë dakord për të braktisur rrugën antidemokratike të njehsimit të shtetit me pushtetin, duke filluar nga çlirimi i proçesit elektoral, pa iu shprehur vullneti i qartë për të ringritur shtetin e rënë të së drejtës në Shqipëri. Hapja e kutive dhe hetimi i plotë parlamentar do ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë, për parlamentin dhe për qeverinë gjithashtu, të dyja pushtete pa legjitimitet, të dyja në një gjasme normalitet, të dyja në një krizë që duke e mohuar nuk kurohet, vetëm thellohet. Hapja e kutive do të ishte shumë sinqerisht, zgjidhja më e mire edhe për Saliun e dytë, i cili nga transparenca do humbte vetëm njërën faqe, ndërsa kështu humbi gjithë fytyrën. Pranoi vjedhjen duke kujtuar se po mbron fitoren. Harroi mësimin e vyer te vitit 1996 ku me prekjen e votës së popullit filloi fundi i sundimit të Saliut të parë. Tanimë për opozitën kutitë nuk janë i vetmi objektiv. Sot, nuk e dimë vetëm ne, por e di i gjithë populli se kjo qeveri e kapur mat, humb me shpejtësi çdo ditë të drejtën të qëndrojë mbi kutitë që mban mbyllur”. Ne, sot e tutje, nuk do të kërkojmë më thjesht hapjen e kutive, por largimin e Sali Berishës, përderisa kutitë nuk hapen. Hap kutitë ose largohu – kjo do të jetë kryefjala e protestës sonë. Protesta jonë do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, përmes një opozitarizmi që do të jetë kudo që shqiptarët përballen me pushtetin e së keqes”.

    SHËNIM: Çfarë neverie! Rama, ky klloun cirku i pafytyrë, në zgjedhjet e 2017 dhe 2021 ka bërë po këto gjëra për të cilat akuzonte Saliun në 2009, e madje shumë herë më keq, pasi implementoi edhe sistemin e patronazhistëve (një skandal i madh kundër parivatësisë dhe lirisë e të drejtave të njeriut). Demokracia është kthyer mbrapa në kohë dhe historia përsëritet. Shqipëria ka bërë vetëm prapa. Një turp i madh edhe për ndërkombëtarët që mbyllin sytë para këtij skandali dhe ende pa u çertifikuar rezultati uronin Ramën. Në BE bëjnë lojra gjasme ta veçojmë apo jo Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në lidhje me negociatat! Kurse ambasadorja amerikane Kim, (që Rama i prishi marrëveshjen e 5 qershorit e dakordësuar me opozitën) hesht, e rri merret me vizitë në TV Klan i Sandër Frangaj (oligarkun e Klanit që bëhet gjithmonë me pushtetin dhe përfiton favore prej tij).
    Dikur, Blushi për referendumin për kryetar të PS ku nuk morri pjesë thoshte se: ”Rilindja është dhe ka qënë lavatrice e mediokritetit dhe shëmtisë në këtë vend. Më trishton kur shoh se si një parti është futur në lavatriçen e rilindjes për të pastruar rrobat e funeralit të vet. Sot nuk kam humbur asgjë. Sot kam fituar lirinë time dhe kjo vlen më shumë se çdo referendum”. Dhe dihet si përfundoi Blushi, ”hëngri turpin me bukë”, i tha pirdhu lirisë dhe u shit te Rama duke përfituar postin e drejtorit të Top channelit duke e kthyer Topin në megafonin e propagandës së Rilindjes. PYETJA ËSHTË: Po Llulli Basha, do ndjekë të njëjtën strategji si Rama më sipër, dhe për zgjedhjet në PD do dalë ndonjë si Blushi që do e akuzojë për manipulim dhe mediokritet? Pra, do shohim të njëjtin teatër, një déjà vu?

  • Une nga pozicioni i njwe qytetari te thjeshte,te zkonshem,pa ansje pozicionim as politik e as shoqeror,Nuk po kuptoj,si mundet Basha me rikandidua per kry etar te PD,kur nje mase kekrojne shkarkimin e tij nga po ai post qe k a aktu alisht dhe per ket ar sye jane caktuar zgjedhjet ne PD.Madje, si ka mundesi te rikandidoje Basha,pa dhene doreheqje paraprake dhe perserite konku rimin per ate poste nga eshte kerkuar dhe eshte vendosur te organizohen zgjedhjet ne PD.Dic kerjet e pakuptimet dhe pa ndonje prektike zgjedhre te ndonje r asti apo mjedisi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *