Luli drejt OJF-së

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Fitore, 2 me 59… Ky është rezultati i zgjedhjeve vendore ku e djathta mori 2 këshilla bashkiake, ndaj 59 të majta. Po të bëjmë një krahasim sportiv do të thotë se PD shënoi 2 gola dhe pësoi 59. Por del ole-ja pëdëìste, “fitorje”. Se ç’lloj fitoreje është kjo, vetëm në kampin e SHQUP -it mund “të ta përkthejnë”. Shakaxhinjtë e spektakleve të humorit e kanë gati lëndën e parë për të bërë pak shaka, se fundja kemi nga pak nevojë për adrenalinën e munguar. Tashmë Luli po ja shtron rrugën PD-së drejt një ojf-je, pra për ta kthyer opozitën në një shoqatë të tillë. Me kontributorët e kësaj “fitoreje” le të zënë radhë për në edicionin e ardhshem të Big Brother, mbase aty gjejnë talentin e munguar. Sa për “hilet” sipas opozitës apo kërcënimeve të votuesve etj, janë përralla, me kujtojnë fabulën e dhelprës me rrushtë. Përshëndetje Dita, Ymka, Pogradec.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *