U kap mbi gjysëm ton kokainë,
dhe fjalë-fjalë e vetëm fjalë,
po këtu akoma gjë s’dimë,
pronarët e vërtetë ende s’kanë dalë!
Opozita akuzon pushtetin,
dhe pushteti opozitën akuzon,
sa ta gjejnë këta muhabetin,
dasma e MAFIES vazhdon!
Po për publikun e gjerë,
është gjithmonë një çudi,
se si këto dërgesa milionëshe,
Luli i SHQUPIT i di?!
Ai s’ka ndonjë agjenci sekrete,
që për llogari të tija punon,
po është një enigmë më vete,
pse aksionet Luli i dekonspiron!?
Informacioni i tij qe i saktë,
siç tha ai punët u bitisën,
po ai duhet ta dijë me siguri,
katër milionë eurot nga kush u nisën?!
Është e sigurtë të mendohet,
se dërguesin Luli e di,
po mund të mos dijë pjesën e dytë të enigmës,
kush i priste ato në Shqipëri?!
Ai akuzoi Taulantin,
se Taulanti ju shfaq në Kuvend,
dimë që bëri garantin,
po s’dimë në e kish me gjithë mënd?!
Nëse s’ka marrë informacion nga INTERPOLI,
kemi të bëjmë me një tjetër gjë,
MAFIA dhe politika në Shqipëri,
janë gati e njëjta gjë!
Grupet rivale të krimit,
duket pikat kyçe kanë kapur,
dhe këtë radhë nëpërmjet Lulëzimit,
shumë detaje dolën fare hapur!
Nuk mund ta dimë tamam qëllimin,
pse Luli dërgesën dekonspiroi,
mos ndofta nëpërmjet aktrimit,
miqtë mafiozë lajmëroi!
Mund të supozohet gjithçka,
siç bëhet rëndom në Shqipëri,
po për aferat e mëdha,
këtu rrallë është kapur njeri!
Luli s’ka mbyllur akoma “Babalet”,
e tani doli në dritë skandali i ri,
këtu skandalet mbulojnë skandalet,
dhe nuk dënohet asnjë njeri!.
Luli duhet të thirret nga prokurorët,
s’mund të bëjë gjithnjë mbulim politik,
e nëse dikë ka djegur vërtetë,
mund té jetë edhe në rrezik!
Po duhet të rrëfehet mirë,
dhe shteti ta mbrojë prej rrezikut,
është i vetmi që mund të plotësojë,
dhe pjesën tjetër të mozaikut!
Arben Duka

Arben,te te them te drejten,edhe vete Hasan Zyko Kamberi,do te cuditej,me bejdet e tua,dhe mos me pyet :PSE?-sepse pastaj edhe Hasanin,do e detyrosh,te mos cuditet ,here te tjera.
BABALJA ESHTE ME I FORTE SE;
1 I GJITHE SHTETI
2.MERO BAZE
3. BEDRI ISLAMI
PSE?
SEPS
1 I GJITHE SHTETI NUK E COI NE BURG AGRON GERON XHAFEN
2.PENDA E MEROS DHE BEDRIUT NUK E GODITI ASNJEHERE AGRON GERON XHAFEN
3. BABALJA E COI NE BURG AGRON GERON XHAFEN
TANI TE DASHUR LEXUES NXIRRNI VETE PERFUNDIMIN.