Luli ia la rrugën Çanit më keq seç e gjeti (FOTO)

Dita

Të gjithë e kujtojnë fushatën e Lulzim Bashës për Tiranën katër vjet më parë.

Ai bëri premtime nga më spektakolaret si ai i ndërtimit të tramit.

Por ajo që na kujtohet shumë mirë është se si gazetari Arian Çani, i vendosi në dispozicion emisionin e tij “Zonë e Lirë”, kandidatit demokrat në këmbim të disa premtimeve që Basha do të mbante pasi të vinte në krye të bashkisë.

Premtimi i parë do të ishte se për gjashtë muaj do të pajiste me hipotekë të gjithë pallatet e rinj në Tiranë dhe mes tyre edhe pallatin e Çanit.

Jo vetëm që nuk e mbajti këtë premtim, por edhe sot pas katër vitesh shumica e pallateve të rinj janë pa hipotekë.

Premtimi i dytë, dhe që gazetari ia kërkoi me ngulm ishte rregullimi i rrugës prapa Ministrisë së Jashtme ku edhe banon drejtuesi i “Zonë e Lirë”.

Basha tha se do të ishte ndër punët e para që do të bënte.

Meqë kanë kaluar katër vjet edhe kryetarit që mori postin në tavolinë i kanë mbetur edhe pak javë në krye të bashkisë, DITA bëri një vëzhgim në rrugën që ndodhet prapa MPJ ku banon dhe Çani për të parë se si ishte gjendja e saj. Se thamë, allah-allah, do të ta gjemë të asfaltuar, ndriçuar, vijëzuar… kur ç’na del përpara.

Rrugë jashtë çdo standardi, për vija e drita nuk bëhet fjalë, por në të është e vështirë të ecësh, jo vetëm me këmbë e makinë, por edhe me mushkë.

Fotot flasin më shumë se ç’mund të përshkruajmë me fjalë:

 

IMG_4476

IMG_4479

Share This Article
12 Comments
  • Basha = Rama. Te dy jane nje prerje: shtati pyll e mendja fyll.
    Basha nje deshtim total ne qeverisjen lokale ne Bashkine e Tiranes. Iku nje katervjecar pa asnje rezultat konkret, me nje Tirane me te piset e me rrumpalle se ajo para vitit 2011, me shume fjale dhe asnje pune, duke na trasheguar disa leje ndertimi totalisht abuzive e “armike” te shendetit tone duke zevendesuar pishat shume vjecare me beton korrupsioni.
    Rama nje deshtim total ne qeverisjen qendrore, shume fjale, shume show mediatik, taksa shume te larta, cmime te rritura, fukarallek me shumice, dhune psikologjike per qyqaret e varfer qe s’kane te paguajne, pune e rezultate zero, uji shkon vetem ne mullirin e kryeministrit dhe bythelepiresve te tij.

    • Qyqaret e varfer qe s’kane te paguajne eshte vetem nje abuzim i paster. Po te marresh statistikat dhe te kesh pakez tru do te shohesh se pagesa e dritave nuk shkon paralel me varferine. Ka vende shume te varfera ku paguajne mbi 90% e popullsise dhe ka vende te tjera ku s’paguajne as buxhetoret. Kjo qe ka ndodhur ne Shqiperi nuk ka te bej me varferine.

      • Kur them ata qe s’kane te paguajne nuk jam pro atyre qe nuk paguajne, por thjesht mendoj qe prerja e energjise eshte masa e duhur, s’ka lidhje burgosja. Rama le ta filloje me kriminelet e vertete, ata qe i ka ne parlament, le te merret me korrupsionin ne majat me te larta te pushtetit. Me pulat eshte kollaj te besh gjelin; le te beje gjel kokoshin ne luften e gjelave, aty te tregoje burrerine.

  • “Shyqyr o muslluk qe s’ke uje,se dhe une s’kisha ndermend te falesha” thote myslimani debel.Edhe Luli tani qe nuk mbajti premtimet po thote “Me pegoje Edi Rama qe nuk me votoj buxhetin ne kohe.

  • Mire keni bere me keto fotot….po eshte me keq se kaq….para Instatit…..rajonit nr.1 te policise…av.popullit….aty kalojne gjithe punonjesit e ketyre institucioneve….po ku ka pare me keq Tirana se ky Lule….po ta dije se te gjithe ne banoret e kesaj lagjeje nuk do votojme per Lulin….more vesh ti Zana Guxholli qe kerkon votat te kjo zone….provono e mos e shtroni pa do e shifni….plera

  • Një llafollog që nuk ka bërë asgjë. Ju e dini si ai akuzonte kryetarin para tij se nuk po punon por po merret me partinë e tij, e c’bëri vetë? akuzat ndaj paraardhësit tani po i bën vetë, s’ka mbajtur premtimet qeveria , thotë, po qeveria i ka dhe ca vite mandat, ty që po të mbaron mandati c’ke bërë? Mbase Cani të fton prapë për të dëgjuar premtimet e periudhës tjetër por më parë duhet të pyesi: c’premtime mbajte? Atë rrugën time dhe hipotekën e pallatit pse s’e kemi marrë akoma?

  • Pse thoni qe Luli nuk ka mbajt premtimet?Ai ka realizuar premtimin me te madh ne shqiperi,ate te legalizimit te HOMOSEKSUALEVE,pse ? Se eshte i bukur jo vetem per femrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *