Duhet të ketë qenë një ditë e veçantë ajo e djeshmja për Gjin Gjonin, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pas gjithë baltës që hodhi mbi të Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive, mediat, mazhoranca e madje vetë kryeministri, kishte ardhur momenti që ai t’u tregonte vendin të gjithëve. Ishte ftuar për të marrë pjesë në një tryezë tejet të rëndësishme të organizuar nga Presidenti i Republikës, për reformën në drejtësi. Do të fliste përpara një audience “top”, me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës, gjyqtarë e prokurorë, pa harruar ambasadorët e huaj në Tiranë.
Dhe anëtari KLD-së shkoi e foli. I veshur thjesht, me një orë floriri false dhe butona këmishe ngjyrë të verdhë, gjithashtu false, ai paraqiti para të pranishmëve vizionin e tij për drejtësinë e re shqiptare. “I have a dream”, tha Gjini, pak e shumë. Dhe deklaroi se së pari drejtësia duhet të jetë “e pavarur”, e pastaj se duhet të “luftojë korrupsionin”. Secila pjesë pa tjetrën, do të ishte shumë e hidhur, tha Gjini. Në këtë lidhje varësie, duket se ka një problem që Gjini nuk e tha, por e nënkuptoi. Pavarësia e gjyqësorit pa luftë kundër korrupsionit, është shumë e hidhur për miliona shqiptarë dhe pikërisht kjo ka ndodhur deri tani: I pavarur për të bërë korrupsion. Ndërsa lufta reale ndaj korrupsionit në kushtet e “mungesës së pavarësisë” do të ishte shumë e hidhur për Gjinin dhe ca shokë të tij. Është e qartë se ne të tjerët jemi shumë në dilemë dhe në pamundësi për të vendosur se cilën hidhësi të zgjedhim.
Nëse ky gjykatës, simboli publik i korrupsionit në drejtësi për faktin e vetëm se organe të tjera shtetërore e kanë paditur për fshehje pasurie, nuk do të kishte postin që ka, do ishte shndërruar në barcoletë shëtitëse. Por termi në fjalë presupozon shakanë dhe harenë, dhe vetëm të tilla nuk mund të shkaktojnë në popull fenomene si Gjin Gjoni. I ftuar (me të drejtë zyrtare) nga Presidenti si anëtar i KLD-së, ai si përfaqësues i ajkës së jurisprudencës në vend, është i njëjti gjykatës që dënoi një super-trafikant turk me arrest shtëpie, duke shënuar adresën e shtëpisë “një pallat tek kthesa e Kamzës”. Është gjykatësi që nuk justifikon dot sesi i ka fituar 2.5 milionë dollarë, shembëlltyra që kishte parasysh zv.ambasadori amerikan Jardine kur tha në të njëjtin forum, se “reformë do të thotë që gjykatësit me shkelje të rënda të shkojnë edhe në burg”. Dhe ditën e djeshme, Gjini mendon se e pastroi një pjesë të baltës që hodhën mbi të ca të papërgjegjshëm. Duke keqkuptuar procesin, që ishte krejt e kundërta: Duke hequr togje të tëra me baltë, poshtë tyre u gjet Gjin Gjoni. Por nuk është vetëm ai, dhe nëse reforma në drejtësi do të marrë ndonjëherë kuptim real dhe konkret, poshtë kësaj balte do të kryhet një zbulim i krahasueshëm me ushtarët kinezë prej terrakote në Xian.
Një ditë po aq e rrallë ka qenë e djeshmja edhe për kryetarin e opozitës dhe për inerci, edhe të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Ai e kishte sfiduar kaq herë kryeministrin për debat publik, por Ramës nuk ja kishte mbajtur. Shtirej sikur ishte i zënë me takime, mbledhje e vizita, sa në Uells e në Berlin. Kishte ardhur momenti, pra, që gjithçka kishte akumuluar, t’ja përplaste para syve. Dhe këto akumulime u shprehën në dy drejtime: Së pari, nuk i dha dorën Ramës (apo e anasjellta?!), dhe së dyti, deklaroi se politika duhet t’i mbajë duart larg nga drejtësia. Reformimi i sistemit, tha Basha, duhet të bëhet nga vetë sistemi. Dmth, nga ky që është aktualisht, që është i pavarur dhe mazhorancë kërkon ta fusë në kthetrat e veta. Me fjalë të tjera, nga Gjin Gjoni, Elvis Çefa dhe vetë presidenti Nishani, dhe të papolitizuarit. Nga ata gjykatës që nuk panë asgjë të dyshimtë kur një investim gjigand si një pjesë e rrugës Durrës-Kukës (kujdes, vetëm një segment) kalon një miliard eurot dhe ministri i Transporteve të kohës, Lulzim Basha, deklaron me krenari se i është referuar ligjit anglez?! Basha, çiraku që u bë mjeshtër i anashkalimit të drejtësisë me procedurë dhe që deklaroi se më 21 janar të katërta vrasjet e protestuesve paqësorë u bënë “brenda kornizës së ligjit”, ka merak se mos krisen këto korniza dhe miratohet ndonjë ligj diktatorial, që thotë se ministri i Brendshëm mund edhe të ketë ndonjë fije përgjegjësie kur vartësit e tij vrasin njerëz ndërsa ai vetëm qesh. Paçka se çdo qelizë e trupi ulëret nga keqardhja.
Po, Basha gjeti edhe një element tjetër për t’i treguar kundërshtarit politik se është në lartësinë e duhur të gjetjes së figurave letrare: Përdori një metaforë brilante me çobenj me kandil në dorë dhe shtigje dhish, prej nga nuk duhet të kalojë kurrsesi reformë në drejtësi. Duhet autostradë evropiane, tha Basha, dhe po të vazhdonte dhe pak, mbase do përmendte koston e kësaj autostrade dhe ndonjë bazë ligjore libiane që duhej shfrytëzuar për këtë. Por në fakt, tryeza e djeshme është vërtet një shteg dhish, që tufa e opozitës të shkojë drejt parlamentit dhe të ndërpresë bojkotin qesharak. Dhe nëpër këtë shteg, opozita tenton të shpëtojë edhe dy anëtarë të KLD-së, njëri syresh nënkryetar. “Anulloni procesin e hetimit parlamentar për ata të dy, që të hyjmë në Kuvend”, ka kërkuar PD-ja. A ka drejtësi më të depolitizuar sesa kur një parti e tërë politike vihet në mbrojtje të ca zullumqarëve të saj?

DREJTESI PLEPASH QE DUHET DJEGUR ME RRENJE E DEGE…!
Heu heu gjini rraca jemeee car kini me ket,hihihi
Reformë në drejtësi? Bjerini shkrt
Evenimenti i President mustaqes me Xhin Xhonin na kujton barcaleten e atij burrit qe grereza i kishte pickuar penisin..Vuante burri i shkret nga dhimbja dhe bashke me gruan perfunduan tek doktorri.LULJA,e shoqja si me e shkathet i lutet doktorit:
Doktor,aman te keqen,hiqi te pakten dhembjen pa nuk ka gje per buhavitjen…!!!
Keshtu kjo pune edhe me xhinin,lulushen,argiten…xenin qe ju befte baxhanaku….
Tashme ne Skiperi ka vetem gallat me popullin…perderi sa Sali krimineli tall trapin..
Reformë në drejtësi? Bjerini shkurt e mos na futni nëpër lanirinthe të errëta. Amendim kushtetues, shkarkim i Nishanit, dhe KLD dhe zgjedhje plebishitare për presidentin që dëshëron populli. Të gjitha teoritë e tjera janë tjerrje leshi e shpenzim energjishë për të na lënë këtu ku jemi.
N.q.s i kini mundësitë na e sillni në faqet e Dita-s fjalimin historiko-juridik të xhin xhonit? Na intereson sidomos teza e reformimit të drejtësisë së korruptuar nga brënda sistemit, e cila ngjason me atë të kriminelit që vetdekriminalizohet nga krimi!? Ju të ” Dita-s” kini përgjegjësi të madhe që tezat e xhinit i lini brënda 15-katëshit dhe që media juaj nuk tregon interes për tezat e vetëpastrimit,teza që të aplikuara si duhet mund të shtrihen në fusha të tjera me efekte të mëdha ekonomike? PSh në atë të “vetpastrimit” të Tiranës në të dy anët e Lanës? Prandaj dita,-zgjohu? Idetë e xhinit janë leverdi për Ekonominë dhe Shqipërinë pale,pale për drejtësinë? Miti i pastrimit të “haureve të Avgjisë” me lumenj e përrenj ujëshumë ka rënë? Tani është “Miti xhin për vetëpastrim”? Nderime “Dita”!
VR !!! N.q.s i kini mundësitë na e sillni në faqet e Dita-s fjalimin historiko-juridik të xhin xhonit? Na intereson sidomos teza e reformimit të drejtësisë së korruptuar nga brënda sistemit, e cila ngjason me atë të kriminelit që vetdekriminalizohet nga krimi!? Ju të ” Dita-s” kini përgjegjësi të madhe që tezat e xhinit i lini brënda 15-katëshit dhe që media juaj nuk tregon interes për tezat e vetëpastrimit,teza që të aplikuara si duhet mund të shtrihen në fusha të tjera me efekte të mëdha ekonomike? PSh në atë të “vetpastrimit” të Tiranës në të dy anët e Lanës? Prandaj dita,-zgjohu? Idetë e xhinit janë leverdi për Ekonominë dhe Shqipërinë pale,pale për drejtësinë? Miti i pastrimit të “haureve të Avgjisë” me lumenj e përrenj ujëshumë ka rënë? Tani është “Miti xhin për vetëpastrim”? Nderime “Dita”!
DHITE E STARJES JANE KEMBETHYERA
Starje per ata qe nuk kane degjuar te flitet, duke perjashtuar ketu 300 banoret e saj, ngrihet ne rreze te Gramozit ne lartesi mbi njemije metra. Nuk dihet origjina e prejardhjes se tyre, por duke u nisur nga emri STARJE – PLAKE na le te kuptojme se kemi te bejme me te denuar serbe me largim te perjeteshem nga vendlindja e tyre drejt rrepirave te madheshtorit Gramoz.
Petrit Dume para se te pushkatohej, nga thellesia e shpirtit i kerkoi ndihme Starjes se tij per ta shpetuar, pa sukses.
Megjithate dikush ja degjoi grahmen e fundit, nuk ishte Grida natyrisht, aso kohe enderronte te dashurit e saj bankiere te SANTO(i)fikuar, nuk kish kohe as te mesonte ti binte violines ne Liçeun e Durresit e as ti kerkonte meshire Saimir Tahirit qe mos ta flijonte ne hyrjen e ndonje banke me plumba jetemarres.
Ata qe e mireruajten deshiren e tij te fundit ishin Ypet e Starjes se lavdishme. Xhaferri dhe Asllani tashme ishin kthyer ne ushqim per krimbat e kermave, i vetmi qe rigurroi grahmen e Dumes ishte i biri i Mah-mutit – Edisoni.
Po, po ai Edisoni qe na quajti “shkerdhata”, gjithe ne shqipove qe i lejuam te ngreje stanet ne rreze te Gramozit, me kopete e dhive pa cjape. Qe i vogel vete te tijet e urrenin si me s’ka, gjysmes se kopese se dhive ja kish thyer kembet me hunj, gure e shqyer veshet me dhembe.
Ndaj ne traditen e mirefillte familjare te Ypeve debimi ish tashme nje ngjarje rutine, dhe e perzune me ca dhi drejt kullotave te Babruse ne Tirone.
Edhe babrunjte nuk e honepsen Edisonin e Ypeve te Starjes rreze Gramozit, e nduknin nga veshet me ngritje-ulje te pafund, jo per ndershmerine te rrenjosur nga frika, po nga era e cjapit qe kuterbonte gjithe dynjane.
Nuk ish e thene te vuante nje jete te tere, Edisoni i Ypeve te lavdishem nga Starje-Plaka, i doli nje dite drita ne fundin e tunelit te vuajtjeve, nje fare Bujar ish çoban ushtrie edhe ai, i dha nje dore te futej ne Presidence. Aty u muar me fjalimet e Bujarit, qe te ndriçonte shqiptaret “shkerdhata”.
Ajo qe i vinte me shume per dore ishte drejtesia, te cilen dhe te tijet ja kishin mohuar.
E degjuam edhe ne Forumin e djeshem fjale rradhitjen e Edisonit per presidentin, te ciles nje gje ja kish munguar me paramendim: shteg dhite, per t’ja lene Lulit nga Hollanda kete dhurate, se bashku me te thirurin “last minut” per te kontribuar ne debat, Gjinin e Gjoneve qe tremb edhe pasardhesit e Adolf Hitlerit.
Qiriu i shkrire per drejtesine gjingjoniane, u shfaq pak i trembur ne sallen e gremitur. Nuk kish pregatitur veç dy pika ne nje fletushke, kush mund ti kuptonte ligjeratat e tij, edhe pse beri nje mishmash ideshe, perseri triumfoi edhe para mikut te tij te perjetshem Edit te Kristaqit çun tirone.
Keni nje stil te admirueshem e tembushur plot me informacion te dobishem,per mua
Faleminderit ,per te dyja.
TE FTOSH SI PJESEMARES NE ATE FORUM TE THIRUR NGA PRESIDENTI TE PERFOLURIN PER “MASHTRIM DHE ALLISHVERISHE” gjukatesin Gjin Gjoni eshte dicka qe perfshihet ne brendi te habise dhe te marezise.AI qe e ftoi dhe i dha fjalen as me pak e as me shume “..ka bere karshellek..” ndaj pjesemaresve ne takim dhe organeve qe evidentojne bemat e Gjin Gjonit.
Po e gjithe mbledhja ishte nje karshillek e organizuar ashiqare nga opozita, sa qe edhe argumenti i fjalembajtesve ishte dukshem vetem nje: dakort me luften kunder korupsionit ne drejtesi, por larg duart nga sistemi i drejtesise, sistemi e di vete si te pastrohet.
Po pse keni harruar te therrisni edhe famemadhin PREL MARTINI?
,Organizimi i tryezes per reformen ne drejtesi nga shejtan-budallai president,me kujton fabulen e dhelpres,qe ftoi lejlekun ne gosti.Po te jete lejlek nga trute gjithe ky kryeminister,qe te tallet sakati me gjithe Gjin Gjonin?
o kociko a e merr vesh se vetem kush po e lexon gazeten tende,i doli boja fare,deri para do kohe e lexonim me shume deshire
Këtë rryp-ypin e “shkërdhatave” unë e kam kujtuar nga ata te xhafer ypit, ky na paska qënë nga Starja !? Shumë poliinformative kjo “drejtoresha…”? Të habit dhe instiktivisht i jep një nderim! E pse të mos ja japësh,-e meriton !? Tung!
ESHTE NGA RRACA E XHAFER YPIT,
te cilin e vrane me bombardim ajror forcat anglo-amerikane nga fundi i luftes.
From Wikipedia, the free encyclopedia
Starje is a village in the Kolonjë District in southeastern Albania.[1] Originally the name was Plakas meaning old in Albanian.[citation needed] The village’s population religiously belongs to the Bektashi order.
It is situated at the foot of the Gramos mountains, about 2 km northeast of Ersekë, and is within walking distance to Albanian-Greek border. The highest peak of Gramos mountain Çuka e Peçit 2,523 m (8,278 ft) is located not far from the village. The Alpin Lake of Gramos is located at an altitude of 2,375 m, on the Albanian side of the mountain.
The village is located close to the Llazishta forest, which is known as a holy forest for the Bektashi faith believers of the region.
Osum, one of the largest rivers of Albania starts here. Osum flows into the Adriatic Sea.
Notable people
Xhafer Ypi, former Prime Minister of Albania
Petrit Dume, member of the Politburo of the Party of Labour of Albania
Hasan Zyko Kamberi, one of the most famous Albanian poets of eighteenth century.
Shahin Kolonja, publisher of the Drita magazine in Bucarest, and member of the commission for the Albanian alphabet in the Congress of Monastir which decided the Albanian alphabet in 1908.
Sali Njazi Dede, born in 1876 in Starje leader of Bektashi order Bektashism based in Haji Bektash, reelected when residence of Bektashi order moved to Tirana Albania in 1929.
Te gjithe gjyqtaret,prokuroret,avokatet,sekretaret e gjykatave me ne krye reshter kryetarin e KLD-se ,duke filluar nga data 10 tetor deri me 10 nentor 2014 do te fillojne muajin e Ramazanit me qellim vetpastrimin e truve per te pastruar gjithe sistemin e zh-drejtesise.
-Rama degjon njeqint vete dhe ben me te miren ,nuk diktohet …,kurse Luli,po te fliste realisht ,do ta degjonin te gjithe ,por me qe eshte i katapultuar i ka humbur lustra,origjinaliteti..i ka dale boja.. edhe me teper nga balta ,qe e shoqeron dhe verteton fjalet e Rames.Jo se Rama s’ka gabime…