Luli ka lindur kur lindi partia

redaktor

Ironia e fatit është një tregues që politika është pjesë e jetës njerëzore. Dhe kështu jeta e ka sjellë që Lulzim Basha të festoi këtë vit bashkë me rivalin e tij më të “tmerrshëm” Edi Rama.

Kjo pasi, Kryetari i Partisë Demokratike, ka ditëlindjen në një ditë me kundërshtaren e tij politike; Partinë Socialiste.

Basha është lindur më 12 qershor të vitit 1974, kurse PS është themeluar më 12 qershor 1991 dhe çdo vit forca politike e së majtës në vend feston me militantët e saj me zijafete, me të ngrëna dhe të pira.

Ndërsa Basha realisht edhe pse merr urime nga miq e mbështetës, asnjëherë nuk është paraqitur publikisht të festojë.

Ndoshta se është një kremtim personal dhe s’ka lidhje me festën e partisë kundërshtare, që është një përvjetor politik.

Si i qëllon këtyre të PD-së, Berisha e ka në 15 tetor datën e lindjes, një ditë përpara ish-diktatorit, Enver Hoxha (16 tetor). Rastësia të çuditshme…

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *