Luli po këput,
mufka shumë të trasha,
se do një Byro,
të hetohet Basha!
Këput idiotizma,
siç e thamë-të arta,
se do një Byro,
për qarqet e larta!
Po siç duket Rama,
e pengon të ziun,
se Rama kërkon,
të shpëtojë Saliun!
Duket-Edi Rama,
e pengon katranin,
sepse Rama do,
të shpëtojë Imamin!
Të shpëtojë Ritvanin,
kërkon padyshim,
se ka për Ritvanin,
një goxha kallëzim!
Të gjithë sabotimin,
Ramës po ja ngulin,
se Rama kërkon,
të shpëtojë dhe Rulin!
Luli breshëron,
plot shashka në erë,
dhe kaq pykë e nul,
s’ka qenë ndonjëherë!
Për Byronë-papritur,
kujën Luli vuri,
meqë është kallëzuar,
ministër Gjiknuri!
Vetëm për Gjiknurin,
që ka në nishan,
Njëzet nga të tijët,
do t’i bëjë kurban!
Lulashi kërkon,
që të vijë e Marta,
se Byroja është,
për qarqet e larta!
Lulka për Byronë,
ka një goxha ngutje,
që ta ketë fuqinë,
për tani e tutje!
Në këtë rrëmujë,
nismëtar u bë,
që krimet e vjetra,
mos hetohen më!
Jo mor Luli nuli,
me këto nxitime,
me një marifet,
s’fshihen ato krime!
Ndaj kaq i nxituar,
je edhe me zgjedhjet,
të largosh vëmendjen,
nga vrasjet dhe vjedhjet!
As nga Perëndia,
s’merr dot garanci,
që t’ia hedhësh vjedhjes,
që ke kryer ti!
Nëse do jetë bërë,
i tillë kompromis,
Reforma-pa nisur,
është bërë pis!
Nuk ja di Reformës,
kostot e pazarit,
por s’i mbyll dot kush,
vrasjet e Janarit!
Nuk e dimë Reformën,
se kur do mbarojë,
ndaj Gjykatë e Lartë,
duhet të veprojë!
Duhet të veprojë,
t’i shohë ato fate,
se këtu s’mungon,
asnjë lloj gjykate!
Ligjet ne i kemi,
dhe goxha të mira,
edhe pa Byronë,
Luli shkretëtira!
Me demagogji,
Janari u mbars,
ndaj punë e Byrosë,
është vetëm një farsë!
Jam i detyruar,
ta them përsëri,
se nuk mund të kemi,
Dy Prokurori!
Se këtu kanceri,
s’është Prokuroria,
por Ti dhe Gjykatat,
dhe xhaxha Salia!
Ulja-Luli-flakët,
atij zemërimi,
se s’na duhet fare,
një Byro Hetimi!

Prape me Birone ti ??
u miratua Biroja ,u miratua …keni vizite ne dt 14 ,duhet te beni detyrat …sidomos HALEati i juaj
shkruaj per Nexhmijen thashe ,se ate e ben mire …
Nga qe Beni nuk ka nge!
O moj Nexhmia me sqime
Hallall e pac pleqerin!
Nje kuntal vite mbi shpine
Prap ke mbetur gjeraqine!…
Se c’eshte nje “Love”, k’tu rrotull
Noton, si gjithnje ne vorbull!…
Emrin sakt, e ka, Mbrockull!
Eshte nje m… por, hiqet cokull!
“BLACK”, eshte emri saj se fundi
Per te zezen s’e ze gjumi
Them do jen’ njesoj nga brumi
Vecan llumi,shkon tek llumi…
Tek ty e ka hedh “sevdan”,
Buzeplasura ne xhan!
Uleret e s’gjen derman
Te te shoh te hiqesh brane…
Mirpo, ti je kjo qe je…
“Hanko Halle”, njesoj si dje!
Plase mjeranen Love
Ish ashish, e mbet ! ( ….)
Shqipe , me gajase qe ne pik te mengjesit
po ..Beni pse nuk ka kohe ?? ju koperative nuk keni me ,aksion vullnetar jo e jo , zbori ju la shendene ,aman me qafsh ,ca do beni me kohen juve ?
Desha vetem te qartesoja qe une nuk dua te shoh askend “bran” ,askend dhe aq me pak nuk me ze gjumi per te zezen .Kur ze gjumi Nexhmijen do ti qe mos te fle une ?! [ une dhe mizat i nxjerr jashte nuk i vras ]
tani qe mos te ngelesh injorant ,do te spjegoj qe Black Swan eshte nje liber filozofik i shkruar nga Taleb .
fokusohet kryesisht ne demet qe shkaktojne te femijet pasionet qe zakonisht ne te medhenjte ju ngulisim , dhe njihet si rryma Black Swan teori .Sepse autori nuk ka njohur Black Diktatur Nexhmije ,nuk e ka idene se cfare beri teoria e Leninit “Me jepni nje femije per 8 vjet dhe ai do vdesi bolshevik ” .ti prandaj shkruan ashtu ,se je derivant i kesaj teorie 🙂
te fala Nexhos ,per mua te rroj 1000 vjet ….as ne ferr mos ta pranojne !
Love,pa BLACK sic kerkon te quhesh!
Mos genje kur thua,Me gajase,sepse ti s’di te qeshesh,ti vec zgerdhiedh dhembjesh,per c’te themi ketu…Kush t’a kerkoj spjegimin per Black Swan?! Une thjesht te fola ne pseudonimin e ri qe ke zgjedhur dhe qe i nderron cdo jave,nga qe kerkon te fshihesh nga komentuesit! Qyqjq ti, harron qe njihesh nga te vjellat….S’fundi kam ne perfundim poememen “Maliqi dhe hanko shkopja” Nese s’do spo e postoj,okay?