Hatara kanë bërë, po prapë s’janë ndëshkuar, se klasë e pushtetit, shpejt është korruptuar!

Leda Hysa

Shqipëria ime,

shqiponjë e plagosur,

vidh e vidh të gjithë,

e ti s’ke të sosur!

 

Si peshku në tjegull,

buza na është pjekur,

në tridhjetë vite,

katër herë e djegur!

 

Askush s’na sulmoi,

nuk se na pushtuan,

po me duart tona,

vendin e  shkrumbuam!

 

Po doli nga shishja,

djallin dot s’e kap,

kanë dalë në rrugë,

që ta djegin prapë!

 

Për ta djegur prapë,

vendin e bekuar,

po e njëjta mëndje,

po të njëjtat duar!.

 

Falangat shpellare,

me pishtarë në duar,

hatara kanë bërë,

dhe prapë s’janë ndëshkuar!

 

Hatara kanë bërë,

po prapë s’janë ndëshkuar,

se klasë e pushtetit,

shpejt është korruptuar!

 

Kur je vetë i pastër,

porsi qelibari,

s’kish pis që do dilte,

me pishtarë zjarri!

 

Tani më së fundi,

Luli edhe Mona,

duan që të hedhin,

valle mbi kufoma!

 

Ditët e ndryshimit,

shumë shpejt mund t’jambrijnë,

po Luli me Monën,

kurrë s’duhet të vijnë!

 

Nuk duhet të vijnë,

kurrë në pushtet,

se aty i kishim,

radhé tetë vjet!

 

Tetë vjet i kishim,

dhe bënëhatara,

dhe nuk mund t’ja nisin,

sërish nga e para!

 

Kur kishin pushtetin,

kanë bërë dhe të fundit,

tani s’mbajnë më,

supet e Katundit!

 

Këtyre të dyve,

popull-kallu flamën,

po të jenë këta,

mirë e kemi Ramën!

 

S’e dimë se nëç’masë,

është i korruptuar,

po shumë më tepër,

nga këta ka punuar!

 

Ky pushtet ka bërë,

dhe punë të mira,

po për kaq pak kohë,

s’bëhen mrekullira!

 

Shikoni Tiranën,

si është dhe si ishte,

Dhjetë si Erioni,

Vatani të kishte!

 

Ndaj zgjedhjet lokale,

ku vendi po shkon,

me apo pa PD-në,

PS-ë i fiton!

 

Unë shkruaj si duhet,

jo për karshillëk,

kjo kohë e trazuar,

s’është për tifozllëk!

 

Po përse t’i dua,

PD-LSI,

që duan të bëjnë,

vetëm gjullurdi!.

 

Fishekët e pushkës,

i mbajnë në gojë,

ndaj vendin-Sovrani,

duhet që ta mbrojë!

 

Dhunën edhe zjarrin,

unë kurrë s’i dua,

po janë ca idiotë,

që më shajnë mua!

 

Po pse më shan mua,

përse-o mavri,

unë s’luftoj për vete,

unë luftoj për ty!

 

Që vendi mos jetë,

gjithnjë në udhëkryq,

unë dua të ketë,

rregull edhe ligj!

 

A.DUKA

Share This Article
15 Comments
  • RRESPEKTE HOMERI SHQIPTAR ARBEN DUKA do mbetesh ne histori per poezit e tua , sot ky popull ka nevoj me shum se kurr ti hapen syt rrespekte , vargje te mrekullushme shum e goditur.

  • RRESPEKTE HOMERI SHQIPTAR ARBEN DUKA , do mbetesh ne histori per poezit e tua , sot ky popull ka nevoj me shum se kurr ti hapen syt rrespekte , vargje te mrekullushme shum e goditur.

  • Respekte Beni!

    Jemi bashkemoshatare dhe i kemi jetuar te dyja sistemet.

    Te jete kjo demokracia ?! ?!

    Nga dolen keta minj halesh qe duan t’i vene flaken vendit ?!

    ZOT, ruaje Shqiperine nga shqiptaret !!!

  • nje dhi e zgjebosur me bishtin perpjet del neper rrug e nis e pellet, dhin e quajn lul sala nje gomar me vrimat e hundes mona duke qar. fillon luli e kendon armet popull se esht von i pari vendit dua un degjon edi dhe i thot ti o lul te ha mun qeshi mona qeshi sala qeshi dule nga eladha me ne fund zheji qeshi qeshi dhe lubonj byth leshi

  • Po te jene keta
    Mire e kemi Ramen.
    Ketu mbahu.
    Mandatin e pare beme sikur s`e kuptonim,Menduam se i cpikte ato Koncesione per inat te LSI.Tani qe eshte vetem i themi te mbaje pak doren se e ka shume te rende.Nuk te dalin miljonat o mavri me boje kine,po ke tafmane me miljarda?Po ku do i groposesh?
    Saliut i duheshin se ka dy nuse te djalit qe nuk ngopen,ka 7 mbesa dhe tre nipa,ka ne Shqiperi,ka ne Suedi,.Po ti ku do i cosh,se Zalon e ke te vogel me bebelina.

    • Eh mo Demo, po harrove ti tre familjet e mia, kam tre gra per te mbajtur une!
      Ti je i anshem, vetem Saliun e justifikon, po edhe une jam familje e madhe.

  • Rregull e ligj ne se ti sot po kerko,
    nga Ram petlla kot mos i shpreso,
    rregulli e ligji per kete Ram hajvan,
    eshte varferia e plot kudo ane e mban,
    mbare populli ka keq, rinia po largohet,
    Ram karagjozi vazhdon dhe lavderohet,
    me kete varferi nuk e shtyn dot ky pushtet,
    sa nuk e shtyy dhe Rama 1 ne fund-vit 1990.

  • Ashtu sic ia kane prere vetvetes per te mos u futur kurre ne paralament ashtu nuk do te vijne kurre ne pushtet.
    Z.Duka je nga ma te medhejt e ma te medhenjeve te vecant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *