Luli premton me mish dhe shpirt…

redaktor

Teksa i ka mbetur më pak se një vit në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, kreu i saj ka dalë në lagjet e Tiranës ku ka lëshuar deklarata që… ta mbushin mendjen top që ai është një punëtor që nuk e ka shokun. Në faqen zyrtare të bashkisë në Facebook shkruhet: “Bashkia do të mbulojë gjithë qytetin me shërbime. Të jeni të sigurtë që do të punoj me mish e me shpirt që ta përparojmë projektin e Selitës, si gjithë projektet e tjera të Tiranës, në një kohë sa më të shkurtër”, i siguroi banorët Basha. Për shpirtin nuk e dimë, por sa i takon mishit, hera e fundit ka qenë kur therri dashin e kurbanit të fitores së Ristanit. Sikur të na numëronte ndonjë gjë që ka bërë gjatë këtyre viteve që ka pasur në dorë punët e qytetit, nuk do të bënte keq….

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *