Luli-Ruli dhe Lazarati në protestë

anazapta

Klanet brenda Partisë Demokratike duket se nuk rrinë pa vepruar, megjithëse momenti kërkon harmoni të brendshme kundër armikut të kllasës. Mitingu i dy ditëve më parë i PD-së me shumë gjasa ka dështuar për shkak se në krye të protestës është afruar kreu i komunës së Lazaratit dhe të ardhurit nga ajo zonë me makina luksoze. Gazetarët tentuan disa herë ta pyesin zotin Dash Aliko se pse ishte në protestë dhe cili ishte statusi i tij. Basha nuk e ka kapërdirë dhe aq mirë këtë fakt dhe është munduar të shmang çdo afrim me kreun e komunës dhe për më tepër mundohej të mos dilte foto në faqen e tij në Facebook ku të shfaqej Dasho Alikaj. Por punët qenkan më të thella. Prania e Alikos në protestë paska qenë një kurth i Genc  Rulit për kryetarin e ri të PD-së. Po mor po. Këtë e thotë një mbështetës i Bashës në Facebook, i cili e këshillon kryetarin të ruhet nga rrymat brenda partisë se po i vënë shkopinj nën rrota. “Zoti  Basha pranoje që ta futi Genc Ruli dhe kundërshtarët e tjerë brenda partisë që të sollën kreun e komunës Lazarat në një proteste antidrogë.. Bëj kujdes herë tjetër se po të vënë shkopinj nën rrota…”,thotë R.K. Ndryshe nga komentet e tjerë kritikë stafi i Bashës e ka lënë këtë koment pa e fshirë. Interesante eee? Në fakt brenda PD-së, prej kohësh ekzistojnë disa rryma të cilat nuk janë aspak dakord me Lul Bashën. Një grup është i Topallit që është kundërshtare absolute e kryetarit, por vetëm prania e Berishës e frenon. Një grup tjetër është ai  i “të vjetërve” të Bodes, Rulit, Patozit, etj. dhe një rrymë tjetër ajo e deputetit të ndjerë Olldashi. Me sa duket Luli ka shumë punë përpara.

Share This Article
3 Comments
  • Kope shtrigash, hajdutësh,budallenjsh,interesaxhinjsh,trafikantesh e funderrinash,politike dhe ordinere. Kjo eshtë PD apo “partia e drogës”!? Mjerë Shqipëria! Por edhe e majta e përfaqesuar nga PS nuk duket se mund t’i kthejë lidershipin historik te ndryshimeve kesaj Shqiperie te mjerë? Duhet quajtur “partia e te squllurve”!? Vuan rëndë nga pavendosmeria! Edhe ne shqiptaret mbetem duke i bërtitur njeri-tjetrit “ngrihuni” por asnje nuk ngrihet!? Sipas kokës n’a kanë vënë dhe festen? Festen e pordhacërisë !?

  • VR !!! Të heqim festen e pordhacërisë dhe te vendosim festen e trimërisë! Kope shtrigash, hajdutësh,budallenjsh,interesaxhinjsh,trafikantesh e funderrinash,politike dhe ordinere. Kjo eshtë PD apo “partia e drogës”!? Mjerë Shqipëria! Por edhe e majta e përfaqesuar nga PS nuk duket se mund t’i kthejë lidershipin historik te ndryshimeve kesaj Shqiperie te mjerë? Duhet quajtur “partia e te squllurve”!? Vuan rëndë nga pavendosmeria! Edhe ne shqiptaret mbetem duke i bërtitur njeri-tjetrit “ngrihuni” por asnje nuk ngrihet!? Sipas kokës n’a kanë vënë dhe festen? Festen e pordhacërisë !?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *