Luli ka qenë dhe është,
një humbës i gjorë,
dhe pse tani po na shitet,
si triumfator!
Ai vazhdon të jetë,
komik për shqiptarët,
kur thotë se Rama u ulë,
nga ndërkombëtarët!
Ç’thua kështu o Lulash,
qenke pikë e zezë,
Rama ka një vit që lutet,
eja në tryezë!
Po ti plotë një vit të tërë,
qëndrove si burrë,
dhe thoshe se me Edvinin,
nuk do ulem kurrë!
S’thuhet: “Kurrë!” në politikë,
Lule o moj lule,
se ja ku na erdhi dita,
si çeçua u ule!
Pa na thuaj edhe neve,
more djalë i zgjuar,
si mund të bësh politikë,
pa komunikuar?!
Tryeza është gjë e mirë,
o trim i shëtitës,
s’është fitore e mazhorancës,
as e opozitës!
Si duket veten e ndjen,
si të ç’burrëruar,
kur thua: Damian Gjiknuri,
s’e kam amnistuar!
Mos vazhdo më me marrina,
tamam si idiot,
se kundërshtari në luftë,
ti nuk e zgjedh dot!
Kush je ti që amniston,
more karabush,
se gjer tani rezulton,
që je një askush!
Mos thuaj më deklarata,
çudite edhe Lanën,
kur thua se zgjedhje s’ka,
kurrë me Edi Ramën!
Në zgjedhjet që do të vijnë,
këtu do të jemi,
me Ramën kryeministër,
sërish do të vemi!
Mos u hiq e mos u hiq,
si triumfator,
gjer tani për fat të keq,
nuk ke gjë në dorë!
Lëre krenarinë idiote,
mos u hiq ursus,
S’besoj se ke sosur punë,
me lobimin rus!
Arben Duka

Eshte data 21 janar.Gjak dhe premtime.Kostandini per fjalen e dhene po dergjet fushave Te Ukraines.Harove Ta falenderosh NE emer te veteraneve
Si sot neper Tirane 9 vjet me pare,
mblodhi ne shesh Rama opozitare,
nderseu turmat shume te zemeruar,
me nje video qe na kishte qarkulluar,
ku Like Kryemadhi bente ca pazare,
me ate Priftin qe e kish porsi manare,
videoja kudo ne Shqiperi mori dhene,
“ta djegim qeverine atje ku ka folene”
dhe ashtu u be vertet 9 vite me pare,
sulm mbi policine e pastaj 4 te vrare,
tymi i doli ahere siper kryeministrise,
ashtu ish edhe urdher i Ram mavrise,
pastaj Rama homazhe dit per dit plot,
mbush me hidherim e tuj derdhur lot,
Rama atehere para rilindasve premtoi,
se kete 21 janar kurre nuk do ta harroj,
e nuk e harroi 21 janarin Rama vertet,
kur me Like Kryemadhin ndau pushtet,
premtimet solemne Rama nuk i harroi,
dhe ja Fap ne Presidence Liken e coi,
shkoni o rilindas ne Presidence sivjet,
Liken atje keni ore budallenj te shkret,
Rama atje Liken si President e dergoj,
juve bashke me Duken ju dhjeu ne goj.