Dëgjova në media që të hënën vjen në Tiranë, Haradinaj. Nuk e di nëse do takojë dhe Lulzim Bashën. Ndoshta lexuesit e mbajnë mend se si një hetues i krimeve të luftës në Kosovë (që ka punuar për gjetjen e personave të humbur), ka dëshmuar disa kohë më parë për shtypin perëndimor se ka hetuar së bashku me Lulëzim Bashën për këtë dosjen e “shtëpisë së trafikut të organeve” qysh nga fillimi i viteve 2000. Ai tregoi se bashkë me Bashën (asokohe nuk kishte nisur karrierën politike) janë futur në Shqipëri ilegalisht të maskuar si projektues rrugësh, duke mbledhur dëshmi nga vendet ku mendohej se ka pasur burgje jolegale të UÇK-së.
Në mënyrë të qartë dhe të pakundërshtueshme, ai thotë se Lulëzim Basha “ka pasur dosjen” dhe dëshmon detaje nga udhëtimet e tij së bashku me të në Shqipëri. Nuk dua të merrem me komplekset e inferioritetit që ka Lulëzim Basha ngaqë njerëzit mësojnë se ka qenë një përkthyes i rëndomtë apo sikletin që ndjen kur i dalin relacionet e tij në hetimet kundër shqiptarëve.
Problemi që ne kemi tani me këtë njeri nuk është e kaluara e tij. Ajo bile është me e mirë se e tashmja e tij, pasi është më e vërtetë dhe më profesionale se falsiteti dhe paburrëria e tanishme. Problemi që një njeri i tillë ka kur hyn në politikë, është se duhet të sillet ashtu siç ja kërkojnë, dhe ajo ashtu siç duhet të sillet si politikan që me personalitet i del zot të shkuarës dhe të tashmes së tij. Ky kompleks nuk do të kishte pushtuar personalitetin e tij sikur në politikë t’i kishte bërë hapat vetë dhe të ishte lartësuar nga dixhej në klube nate, në përkthyes e deri në postet më të larta të shtetit shqiptar që mban sot. Problemi që ai ka është se jeta e tij e rëndomtë si dixhej në klube nate dhe përkthyes në ICTY ka ndryshuar si me magji kur është njohur me vajzën e kryeministrit të sotëm të vendit, e cila i ka gjetur menjëherë punën pasardhëse si… Ministër dhe natyrisht duke ua shitur shqiptarëve si personalitet.
Kjo është ana banale e kësaj historie.
Ana tragjike është mungesa e kurajës për të parë këtë histori në sy. Rasti i Lulëzim Bashës ishte shans i rrallë. Ai mund të dilte ballas në medien shqiptare dhe ndërkombëtare dhe të thoshte “Po, unë e kam hapur i pari dosjen e trafikut të organeve nga Shqipëria dhe ajo është një gënjeshtër”; të dëshmonte se kanë hetuar, kanë gjetur burgje, kanë raportuar për to, por s’kanë gjetur të vdekur apo monstruozitete të tilla që fliten. Por ky nuk ka personalitetin e duhur për ta bërë këtë. Ky është një njeri pa personalitet që nuk merr dot asnjë vendim për veten e vet. Lulëzim Basha ka humbur rastin e artë të respektonte të shkuarën e tij dhe t’i bënte një nder këtij vendi duke dalë qoftë dhe “dëshmitar i djallit” në këtë histori.
Por, mesa duket, Bashës, sapo i shkon në mendje puna që ka bërë dikur, i kujtohen dosjet pa fund që ka përkthyer dhe stivosur për Fatmir Limajn, për Ramush Haradinajn dhe dhjetëra luftëtarë të Kosovës që kanë shkuar në Hagë. Ata e kanë pranuar me burrëri fatin e tyre dhe kanë shkuar e janë pastruar aty, qoftë si të pafajshëm, qoftë duke vuajtur dënimin. I vetmi njeri i pafytyrë që nuk del dot nga makthi i së shkuarës së vet ka mbetur Lulëzim Basha, i cili nuk mbron dot as punën e tij profesionale, as punët e tij banale, as lavdinë dhe as turpin e tij. Që ta bësh këtë, duhet të jesh vetvetja dhe duhet të kesh minimumin e parimeve në jetë. Lulëzim Basha ka dëshmuar se ka vetëm para dhe babin e Argitës, kryeministër.
Email nga adresa: [email protected]