Për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur në emisionin “Opinion” në Tv Klan për situatën në të cilën ndodhet opozita shqiptare.
Duke ju referuar kritikave të forta të ish-Kryeministrit Sali Berisha në emisionin “Fakt” ditën e djeshme, Basha e quajti intervistën analitike dhe racionale.
Kryedemokrati u shpreh se deklaratat dhe kritikat e Berishës shërbejnë për të bërë një analizë dhe reflektim për gjendjen e opozitës dhe Partisë Demokratike.
“E kam lexuar të plotë intervistën e tij. Është një intervistë që shpreh shqetësime të drejta për gjendjen e Shqipërisë, për situatën e opozitës dhe Partisë Demokratike që shërbejnë për një reflektim për hapat që do të hedhim duke filluar që nga kjo javë për t’i dhënë vendit një opozitë siç e meriton. Ka kaq shumë çështje të rënda që meritojnë vëmendjen akute saqë nuk mund të ketë luksin Shqipëria të gatuajë skenare. Sali Berisha ka qenë shkolla politike e këtij vendi në 27 vite”, tha Lulzim Basha.
Kryetari i opozitës përsëriti faktin se është ai personi që drejton Partinë Demokratike që prej 4 vitesh pas dorëheqjes së Sali Berishës.
“Në këtë studio për 4 vjet është bombarduar opinioni dhe unë me pyetje kush e ka drejtimin e PD. Unë konsultohem me z.Berisha për shkak të përvojës që ai ka, por jam unë që marr peshën e vendimeve që i takojnë kryetarit të PD. Prej ditës së parë ju kam thënë që unë po marr peshën e përgjegjësisë së vendimeve në Partinë Demokratike.
Përgjigjia jonë ka qenë e qartë, e prerë. Jam njohur, respektuar dhe kam mirënjojhe të thellë ndaj cdo militanti të PD që më ka dhënë mbështetjen si PD. Autoriteti im si kryetar është përtej cdo pikëpyetje”, deklaroi kryetari i PD, Basha. /tvklan.al

Bandat e hajdureve dhe matrapazeve nuk mund te bejne as pozite e as opozite!
Ne te semes te vej kjo pune se nuk ka me as vend dhe as popull por vetem banda dhe gangester ordiner qe jetojne te pa kontrolluar ne at boshllik gjeopolitik qe ne e quajme atdhe por qe pervec se per bandat e lulit lilit e edit askush tjeter nuk ja pa hajrin.
Po kush e ka sopaten…?!
Shikoni,-foli me qetesi Lulzim Basha – ju e dini se njeriu qe te kritikon te do. Aq me mire kur te rreh. U kujtohet Selami ,i cili donte te behej kryetar prej verteti,e Saliu i futi shqelma prapanices.Selami iku,por Saliun e deshi me shume. Nga dashuria e harroi dhimbjen e erdhi perseri.I puthi doren e kemben. Baba e fali. Donte te behej perseri kryetar,por baba ia futi perseri me shkelma e Selami po shton me shume dashurine. Nga ky shembull jam feymezuar edhe une. Ai po me kritikon,por me do. Po me rrahu .gje qe une nuk e besoj,sepse me ka si Zenin….. P e di ti ,e di si me shpetoi nga vjedhja e 230 milion eurove. Jo,jo per vrasjen e 21 Janarit e shitjen e detit nuk jam une i pari ,eshte vet baba. Pse perdor fjalen baba? -i thote Fevzua. Me vjen keq-i pergjigjet Basha- nuk shikon as filma. Shiko se keto dite po shfaqet filmi turk ” I filtruari ” dhe Xhelalit ,”Trimat” i therrasin Baba. Po pse , krahason Saliun me Xhelalin ,kruetarin e mafjes? – i drejtohet Feczua i skuqurne fytyre edhe pse me Saliun eshte i zemruar. Po pse ku qendron e keqa? Nuk ka ngjashmeri Saliu me Xhelalin. Luli qesh. Ndoshta nuk ka ngjashmeri me aktorin qe luane Xhelalin,po ngjashmerine e kemi ne veprime…. Po ne rolin e Spartit ,ka midis Jush ? Ate po e verifikojme. Kemi ngarkuar Flamur Noken.Ai meret me kete problem ,bashke me Allajbeun.. Poune dyshoj per Nardin ose semundjen e butre Shehun… Pytja tjeter te lutem cila eshte….