Lulzim Basha: Për çdo vendim konsultohem me Berishën

Dita

Takimi me sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry, edhe pse tërhoqi vëmendjen e Lulzim Bashës që në vizitën e shkurtër në vendin tonë gjeti kohën të takojë edhe liderin e opozitës, duket se nuk ka shërbyer për të ndryshuar qëndrimin e të djathtëve për reformën në drejtësi.

Në një intervistë për emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report TV, Basha shprehet se qëndrimi mbetet i njëjtë edhe pas vizitës së Kerry-t: Nuk ka reformë në drejtësi pa konsensus.

Basha shprehet se gjatë takimit në “Rogner” zyrtari i lartë amerikan e konsideroi arritje të Partisë Demokratike miratimin e ligjit të dekriminalizimit të politikës dhe administratës publike.

Strehimi i muxhahedinëve në vendin tonë, është një hap pozitiv sipas Bashës. Ai thekson se për zhvendosjen e tyre në Shqipëri është arritur marrëveshja me SHBA-në që në kohën e qeverisë së djathtë që drejtohej nga Sali Berisha.

Për kryedemokratin zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja kundërpërgjigje ndaj një qeveria që sipas tij është e korruptuar dhe që e ka zhytur vendin në varfëri.

Ndaj Basha kërcënon për një bojkot të mundshëm të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017.

“Nuk hyjmë në zgjedhje me Ramën kryeministër”, tha Basha.

Në radhët e të djathtëve pati kritika ndaj Bashës se nuk konsultohet për qëndrimet që shpreh publikisht për procese të rëndësishme në vend, por lideri i opozitës thotë se për cdo vendim konsultohet me ish-kryeministrin Sali Berisha, por edhe me kryesinë.

Megjithatë, Basha thekson se “është sovran në vendimet e tij politike”.

Për kryedemokratin Basha, qeveria është duke gënjyer për projektin e Byrosë Kombëtare të Hetimit pasi opozita nuk ka dhënë dakordësi të plotë për projektligjin e miratuar nga Këshilli i Ministrave. I pyetur se përse nuk i përgjigjet kërkesës së mazhorancës për të nxjerrë ai projektin për Byronë, Basha përgjigjet shkurt: S’jam noter i Ramës, – duke shtuar se për ngritjen e këtij institucioni që do të hetojë korrupsionin në radhët e zyrtarëve të lartë, është rënë dakord vetëm parimisht. Të mërkurën qeveria bëri publik projektligjin për Byronë, e cila do të jetë në varësi të Policisë së Shtetit dhe të prokurorisë. Pika që i ndan demokratët në këtë nismë, është vendosja e Byrosë së Hetimit në varësinë e plotë të Prokurorisë, kjo sipas tyre e kërkuar edhe nga Komisioni i Venecias.

Share This Article
6 Comments
  • Zoti Kerrt vleresoi lart arritjet e Qeverise Rama-Meta dhe theksoi dy ose tre here qe “Jeni ne drejtimin e duhur”.
    Ky bytheci kerkon zgjedhje te parakoheshme. Ose thot se do bojkotojme zgjedhjet e 2017-tes.
    Pune e madhe fort se do besh bojkot. E ku eshte pergjegjesia e Rames ketu? Pse po bojkotove ti mor bythec kujton se nuk behen zgjedhje?
    Me kete paaftesi tenden, Rama-Meta do qeverisin sa te jene gjalle.
    Prandaj te kritikojne dhe nuk te duan ne PD se ti i more ne qafe te gjith.
    Degjoje Dash Shhehun se ai e ka mendjen plot, ai eshte i djatrhte dhe eshte krim qe i shperdoron kaq poshtersisht te djathtit, ti i biri i 2 prinderve komuniste, i biri i nenes sekretare e sekretarise sekrete te Sigurimin e Shtetit.(Jo po hic)
    Ti vazhdo lyeji floket me boje, perdrith bythen sic ke bere gjithnje, por askush nuk mund te erresoje seriozitetin e mbarevajtjen e vizites se Zotit Kerry ne Shqiperi.

  • Ma mire te mos e deklaroshe kete xhevahire:
    “Për çdo vendim konsultohem me Berishën”
    Tu tregoshe modest.Sepse e gjithe bota shqiptare ju njef,ju vlerson.Cfare vendosni ne mbreme e Trukoni diten.
    Edhe kur frimosni per shitjen e detit grekut pa dyshime qe keni folur vesh e m’vesh se bashku pa u ndigjue prej askujt.Deshmi per tradheti shitje teritorit e keni me fakt firmen dhe me kerkesa te forta nga greku.Ne kete ceremoni prezent dhe Berisha.Ndaj Prokuroria duhet te ju therrasin per pergjegjesi penale.Ne spektatoret presi makinerin e ngrehines se Byros Hetimit kombetar.Kjo ndan shapin prej sheqerit.
    Gjithe jeten skifo prodhuet e perseri koken e mbani si bishti i dhise terma.

  • pra sali berisha qenka burri i mamase tende a po ik, o vrases se le nam ty te ndjek hija e saliut edhe ne qenef idiot bandit leugenar

  • Po kete e dime me kohe ne po pse se pranon o idiot qe je kryetar dejuro ose administrator i shqupit. Mire eshte te maresh piceten e ti sherbesh plakut matuf Berishes me qe Zeni eshte i zene me Karminen e tij dhe Argita po i kreh floket Jamserb Malltezit. Leria vendin ndonje tjetri se u bere gazi i botes o trap me idiotizmat qe i pranon e vete si pederast qe je.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *