Lulzim Basha: Rama urdhëruesi i sulmit ndaj Strazimirit

Dita

Pas deklaratës së Edi Ramës lidhur me hetimin e nisur prej Prokurorisë për incidentin midis Strazimirit, Ndokës dhe Ndreut, ka reaguar dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Basha akuzon Ramën si urdhëruesin e sulmit ndaj deputetit demokrat Strazimiri.

“Pritej një mea culpa e madhe nga Edi Rama. Veçanërisht pas publikimit të pamjeve filmike. Në pamundësi për të shpalosur sot dhuntinë e ndjesës publike, Edi Rama minimalisht duhet të heshte. Por foli duke sulmuar prokurorinë sic e ka zakon ” hedh gurin fsheh dorën”. Foli duke provuar atë që opozita po e thotë prej kohësh: se është ai që urdhëroi goditjen e oratorit të opozitës, është ai që ka ngritur një strukturë dhune në Kuvend për të asgjësuar parlamentarizmin”, shprehet Basha.

Kryetari I PD-së thotë se është hera e parë në historinë e parlamentit pluralist që ngrihet një bërthamë e strukturuar dhune në Kuvend.

“Një hetim i plotë dhe i besueshëm duhet të nxjerrë përgjegjësitë e kryedhunuesit, autorit të vërtetë që fshihet pas marionetave kriminale që ka futur në grupin e tij parlamentar”, deklaron Basha. /E.K.

Share This Article
3 Comments
  • -Sa larg Edi Rames je more derdimen.A e rishikon ndonjehere veten per ato qe shpreh ne tv?
    ..a ka mundesi qe PD te udhehiqet nga nje qaraman qe kryefjale ..edhe pike te fjalise ka Edi
    Ramen ,qe gjithe jeten s’ka per ta arritur.Edi Rama ndoshta nuk eshte me i miri ne politike ,por ju e beni te tille.Rama flet me shifra Ju flisni me fjale.Rama me pluse,Ju me minuse…ju akoma nuk e keni kuptuar se demokracia do permbushje detyrimesh,karshi europes dhe me gjere..dhe jo pushtet pa kufi dhe bajraktarizem mbi te gjithe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *