Lulzim Basha “shmang” 21 Janarin

Dita

Edhe pse ishte Ministër i Brendshëm dhe një nga personat e akuzuar nga opinioni publik dhe nga opozita si përgjegjës për vrasjen e katër demonstruesve nga Garda, Lulzim Basha është përpjekur që ta harrojë atë ngjarje.

Ditën e sotme, kreu demokrat nuk ka dashur ta prekë duke mos bërë asnjë deklaratë në lidhje me këtë çështje apo duke e komentuar në Facebook. Në profilin e tij zyrtar, gjendet vetëm një deklaratë në lidhje me përvjetorin e Ibrahim Rugovës.

Por ndryshe nga Basha, lideri i vjetër i demokratëve Berisha nuk ka hezituar që ta prekë këtë çështje.

“Organizuan pucin famëzi të 21 janarit, bënë çdo gjë të merrnin me dhunë pushtetin. Sulmuan institucionin e ekzekutivit shqiptar me besimin e verbër se kryekarrieristi do vinte të mbante një fjalim tek zyra e kryeministrit të atëhershëm”, shkruan Berisha në Facebook.

Sot u mbushën 5 vjet që kur më 21 janar 2011 humbën jetën 4 protestues, por Berisha theksoi në Kuvend se, “turpi i zi, faqja e zezë dhe krimi i shëmtuar rëndon mbi Edvin Kristaq Ramën dhe suitën e tij”. / DITA

Share This Article
7 Comments
  • Vrasesit kthehen ne akuzues dhe mire bejne perderisa asnje akuze nuk eshte paraqitur ne prokurorine e shtetit per 21 janarin. Politikanet e te gjithe ngjyrave ne vendin tone, tallin b…n me popullin.

  • Vrasesit kthehen ne akuzues. Dhe kane te drejte, perderisa asnje akuze nuk eshte ngritur per ata nga prokuroria e shtetit. Edhe me 14 shtator, kur perplasen arkovolin e Azemit ne mes te rruges dhe me tanke e autoblind dogjen kryeminietrine, parlamentin( madje edhe vodhen karriget, tamam si maloke), per ta nuk pati asnje akuze( vec Ekremit qe u denua nje vit dhe pastaj u be zevendfes minister mbrojtje per te shperblyer burgun permes shitjes se aseteve te ministrise se mbrojtjes) Pika shetit tone sot, dje e pardje.

  • Pordhët e Edi Ramës nën siglën e Rilindjes i besoi populli se do të kishte drejtësi për shumë krime dhe vjedhje të qeverisë Berisha.
    Ka 30 muaj në pushtet dhe akoma po na gënjen me reformën në Drejtësi.
    Do të kalojnë edhe 18 muaj të tjerë dhe nuk do të ndodhë absolutisht asgjë për ti dërguar të gjithë fajtorët dhe hajdutat në burg.

  • Per popullin shqiptar ne Shqiperi nuk eshte shume e rendesishme vendos ja e statuses se Ibrahim Rugoves neTirane,perderisa statuary e tij eshte ne kosove per te cilen punoi e luftoi.
    Per ne ka rendesi jetike zbardhjae 21Janarit.
    Same pare para gjyqit rdheruesit e vrasjeve,kriminelet.Per kete te jete I shqetesuar Lulzim Basha i cili mban pergjegjesi te plote si ish minister I brendeshem.
    Por aha.Ketu atij I mbetet sharia ne gosh dhe.Ai kete gje e di shume mire,prandaj I trembet dite enate.Por ora po troket edhe per ty o Lul.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *