Lum si ne me këta juristë!

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Gjyqtari ynë i nderuar,

me simbolin e etikës,

mer vendimin e gabuar,

në emër të Republikes.

 

Presion miqtë e politika,

gjyqtari i ruhet frikës,

mer vendimin e diktuar,

ne emër të Republikës.

 

Nuk është vetë në shkalle të parë,

por në të dytë e të tretë,

korrupsioni shumë i madh,

i ngre vilatm çajnë retë.

 

Kur del e drejta në Strasburg,

nga ankesat e miletit,

gjyqtarët tanë për në burg,

por ja që na i mbron shteti.

 

I zvarrisin gjyqet shumë,

se mungon x avokat,

i mbyllin për procedurë,

e nuk bëjnë krimin zap.

 

Avokati, po një shkollë,

Mësuar ligjin të mbrojë,

dhe kur e drejta ja bën “muu”,

tenton krimin të shpëtojë.

 

U krijua komisioni,

të rregullojë drejtësinë,

lumja ti moj Shqipëri,

pas kësaj të mira vinë.

 

Do i lutem komisionit,

mos e prek jurist’ të plepit,

por duhet që ta ndihmojë,

që t’i bëjë një shtesë xhepit.

 

Kursi i plepave në Durrës,

për Saliun kryevepër,

do i lutem Edi Ramës,

të hapë dhe një kurs tjetër.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *