Vendi ku u pagëzua Jezusi, gjatë lumit Jordan, u deklarua zyrtarisht pasuri e njerëzimit nga Unesco, gjatë një ceremonie, organizuar këto ditë në Paris. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe një delegacion i ardhur nga mbretëria Hashemite e Jordanisë, në të cilin bënin pjesë ministri jordanez për turizmin, NayefH Al-Fayez dhe kryeipeshkvi, Maroun Lahham, mëkëmbës patriarkal i patriarkatit latin të Jeruzalemit për Jordaninë.
Vendi, i konfirmuar nga devocioni popullor dhe nga kërkimet arkeologjike, është vizituar nga katër papë.
Në fjalimin e mbajtur gjatë kremtimit, kryeipeshkvi Lahham e kujtoi sitin e Pagëzimit si hapësirë, ku jehon akoma zëri i Jezusit, në një vend si Jordania, të qetë e të sigurt, në mes të Lindjes së Mesme në flakë. Ungjilli, kujtoi, e pati deklaruar më se dymijë vjet më parë; devocioni popullor e konfirmoi gjithnjë këtë vend, të vizituar nga katër papë; kërkimet arkeologjike e mbështetën dhe e vërtetuan e sot bashkësia ndërkombëtare e njeh zyrtarisht si pasuri e mbarë njerëzimit.
Edhe Jordania është Tokë Shenjte
Duke nisur që sot, shtoi ipeshkvi Lahham, ne mund të deklarojmë me zë të lartë se Jordania është Tokë Shenjte. Toka Shenjte përfshin sidomos, Jeruzalemin, Betlehemin e Nazaretin, por kjo nuk e përjashton Jordaninë. Ajo është e mbetet Tokë Shenjte.

E meritonte,po i lumt ati qe e ka paraqitur ket ide.
po lumi lana ku du pagezua edvini kur do shpallet
Bashkëpunim fetaro-sekular!
Ndarja e vendeve të shenjta ka qenë dhe është mollë sherri. Me një veprim të tillë nuk qetësohen por ngacmohen karshilleku dhe ndarjet fetare në botë. Aq më keq kur atyre u shtohen të reja me vendime administrative të institucioneve civile moderne jofetare. Vendet e shenjta i përkasin fesë. Vendet dhe ngjarjet hitorike, që janë po kaq të rëndësishme, i përkasin modernitetit secular. Të gjitha janë krijuar e shenjtëruar ose përjetësuar nga njeriu, por janë të ndara. Edhe kur ngërthehen këto dy aspekte së bashku, siç është pagëzimi i Krishtit i pranuar nga historia si ngjarje që ka ndodhur, përkatësinë e ndanë karakteri i ngjarjes i pjesshëm apo i përgjithshëm, fetar apo sekular. Në këtë rast nuk është fjala për mbrojtjen dhe ruajtjen e një trashëgimie kulturore qoftë edhe fetare, por për të përcaktuar apo krijuar vende të shenjta që i takon tjetërkujt ta bëj, jo një organizate të Kombeve të Bashkuara që është e interesuar për mbylljen e konflikteve shumëshekullore dhe triumfin e arsyes së shëndoshë njerëzore midis feve. Kasandra.