Devijimi i lumit Radika, Edi Rama: Nuk lejojmë prekjen e interesit tonë

redaktor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Tëitter në lidhje me protestat e organizuara nga shoqëria civile në Tiranë dhe Dibër, që kundërshtojnë ndërhyrjen për ndryshimin e rrjedhës së lumit Radika.

“Lumi Radika” shumë zhurmë për asgjë! 1. S’ka projekt 2. S’ka gjasë të ketë fillim të njëanshem 3. S’ka shans të lejojmë prekjen e interesit tonë”, komenton Rama në Twitter.

Reagimi i Kryeministrit vjen në një kohë kur dy parti parlamentare, LSI në qeverisje dhe PD në opozitë, i kërkuan Qeverisë të bëjë transparente gjithçka mbi përpjekjet që po bën pala maqedonase për ndryshimin e rrjedhës së lumit Radika.

 

Majko ftesë për ‘Besëlidhjen e Radikës’

Protestat e inicuara nga shoqatata dibrane në Maqedoni dhe Shqipëri, kanë arritur t’i sensibilizojnë partitë politike në vend dhe intelektualët shqiptarë. “Mbrojtësit” e Radikës kanë bërë për vete shumë politikanë, dhe tani u mbetet vetëm që të bindin edhe qeverin e aktuale të Maqedonisë, ku bëjnë pjesë BDI-ja dhe VMRO-ja.

Së fundi edhe ish -kryeministri, Pandeli Majko, fton për një mbështetje masive për dibranët dhe Radikën. Me anë të një statusi në Facebook ai e cilëson mbrojtjen e Radikës si Besëlidhja e Radikës.
Statusi i plotë i Majkos në Facebook:

“Dibranët historikisht kanë ditur ti zgjidhin punët e veta. Ata nuk janë individë që kërkojnë dhe ankohen duke u qarë për problemet që jeta u nxjerr përpara. Dibra ka nxjerrë njerëz që njohin fjalën përpara të bërtiturës. Qetësia dhe urtësia gjithmonë ka fshehur trimërinë që mbart karakteri i tyre.

Kam vendosur të jem pjesë e “Besëlidhjes se Radikës” pasi sot dibranët kanë nevojë dhe po kërkojnë ndihmën e cilitdo që dëshiron ta japë atë.

Duhet të pohojmë vetëveten duke dalë në krah të shqiptarëve në Maqedoni pa asnjë dallim politik, krahinor dhe shtetëror. Ata janë vëllezërit tanë dhe interesat e tyre janë edhe tonat. Forca e një kombi është e barabartë me forcën e asaj pjesë të tij mbi të cilën ushtrohet presion me i madh…!

Share This Article
7 Comments
  • Nuk e kuptoj kete reagim feminor te Edi Rames dhe Pandeli Majkos ne TWITER!!!
    O zoti kryeminister!!!
    Te kemi votuar per te QEVERISUR SHQIPERINE,prandaj vepro me POLITIKEN E JASHTEME dhe kanalet dipllomatike!!!
    Ne fund te fundit DERGO NJE NOTE PROTESTE QEVERISE MAQEDONASE dhe mos u merr me CICERRIMA!!!
    Nuk je ne opozite por ne KUPOLE!!!
    Shkruajme ne pensionistet ne TWITER,shkruan edhe kryeministri!!!
    Hajde politike,hajde!!!
    PERFYTYRO NJE HERE SE CFARE REAGIMI DO BENTE ENVER HOXHA,PO TE ISHTE GJALLE????
    Tallin bythen maqedonasit qeveria CICERON!!!
    TREGOJU ZYRTARISHT SE KA LIGJE NDERKOMBETARE PER KETO PUNE dhe nese ata duan t’i shkeli ,KERCENOJI SE DO HAPESH TUNEL NE PRRENJAS PER TE NDERTUAR NJE HIDROCENTRAL GJIGANT E TE THITHESH TE GJITHE UJIN E LIQENIT!!!
    Pastaj le ta devijojne Radiken se vetem SHURREN E TYRE do perdorin per uje!!!

    • SHUM E DREJTE RREZART, POR KUR DEL SHQIPTARI PARA SLLAVOMAQEDONCIT DRIDHET SI PUPLA NE ERE , SHUME DREJTE , POLITIKAN JE, DIL ME NOTE PROTESTI TE FORTE KONSTRUKTIVE. DIL DHE SHKO NE SHKUP SI BURRE, MOS ME RRI PRAPA TWITERIT SPO KU DIME NE CFARE FACEBOOKA EDHE INJORANCA TE TJERA. SHQIPTARI KUNDERSHTON VETEM SHQIPTARIN ASNJEHERE SLLAVIN

  • Majkua del antar i beselidhjes radika edi rama thote shqetesim i kotë . Kë të besojme në këtë çorbë socialiste. Plani i ish-jugosllavisë së titos për devijimin e drinit ka qëne qysh heret ne vitet 70-té. Po e dini çfarë ju bëri enver hoxha kur jugosllavet ngulnin kembé. Ju tha kështu: “ju vazhdoni ne tuajen dhe shqiperia ne te sajën. Shqiperia me qe ju nuk doni po hap nje tunel ne qaf thane dhe po i derdh ujrat e liqenit te pogradecit ne lumin shkumbin”!? Duhet thënë se jugosllavet u dhjenë dhe hoqen menjeherë dorë! Dhe këtë histori une e di shume mire se kam banuar ne pogradec nga 1952 dhe madje deri sot, familjaret e mij janë atje? Kjo që ju thashë eshte punuar edhe zyrtarisht ne ate kohë. E dine gjithe pogradecaret e atij brezi. Përfundimet nxirini veté te nderuar komentues. Ishte kush ishte enver hoxha nuk po komentoj. Po them vetëm këtë : “bilen ta priste dhe s’bënte shaka me sovranitetin”! Kétë qe them unë e ka thënë dhe departmenti amerikan i shtetit. Kaq!

  • VR !!! Majkua del antar i “beselidhjes radika”, edi rama thote shqetesim i kotë . Kë të besojme në këtë çorbë socialiste. Plani i ish-jugosllavisë së titos për devijimin e drinit ka qëne qysh heret ne vitet 70-té. Po e dini çfarë ju bëri enver hoxha kur jugosllavet ngulnin kembé. Ju tha kështu: “ju vazhdoni ne tuajen dhe shqiperia ne te sajën. Shqiperia me qe ju nuk doni po hap nje tunel ne qaf thane dhe po i derdh ujrat e liqenit te pogradecit ne lumin shkumbin”!? Duhet thënë se jugosllavet u dhjenë dhe hoqen menjeherë dorë! Dhe këtë histori une e di shume mire se kam banuar ne pogradec nga 1952 dhe madje deri sot, familjaret e mij janë atje? Kjo që ju thashë eshte punuar edhe zyrtarisht ne ate kohë. E dine gjithe pogradecaret e atij brezi. Përfundimet nxirini veté te nderuar komentues. Ishte kush ishte enver hoxha nuk po komentoj. Po them vetëm këtë : “bilen ta priste dhe s’bënte shaka me sovranitetin”! Kétë qe them unë e ka thënë dhe departmenti amerikan i shtetit. Kaq!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *