Lunacek sulmohet me acid në paradën gei në Vjenë

anazapta

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, e cila ka treguar hapur që është homoseksuale, është sulmuar me acid gjatë paradës “Rainboë” që është mbajtur në Vjenë. Siç njoftojnë mediat austriake, një person i panjohur kishte hedhur spraj në që përmbante acid në fytyrën e Lunacel, ndërsa ajo po jepte një intervistë televizive gjatë paradës në kryeqytetin austriak.

Siç shkruan Huffingtonpost, për fat të mirë, acidi nuk i kishte shkaktuar ndonjë lëndim, përveç që i kishte bërë me ngjyrë rrobat e saj dhe pajisjet e kamerës që ishte duke xhiruar në ato momente.

“Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Këto lloje të rasteve të izoluara tregojnë se lufta për tolerancë, respekt dhe pranim në Austri ende nuk kanë përfunduar”, citohet të ketë thënë Lunacek.

“Homoseksualët dhe transeksualët duhet të luftojnë çdo frikë dhe të tregojnë se nuk janë vetëm një pjesë e shoqërisë, por qendër e saj”, ka vazhduar Lunacek.

Organizatorët janë shprehur të trishtuar me këtë ngjarje, pasi që kanë thënë se kurrë një gjë e tillë nuk ka ndodhur në këtë Paradë.

Lunacek është raportuese në Parlamentin Evropian për Kosovën. / KOHA

 

Share This Article
4 Comments
  • Tolerancën për perversitetin tënd nuk ta mohon kush, moj zonja europarlamentare, as këtu në Shqipëri, por mos dilni t’u kallni krupën njerëzve normalë duke bërë parada krenarie dhe infektuar brezat e rinj me diçka që s’është e natyrshme dhe që shkon kundër thelbit të asaj pse dhe përse ne ekzistojmë; JETËS!
    Nuk bashkohem me acidin, pasi kam bindjen se kushdo mund ta gëzojë perversitetin e vet (ashtu siç gëzoj unë normalitetin tim) në liri të plotë, por assesi nuk jam që ju të lejoheni të protestoni e parakaloni, duke na pështirosur jetën. Në të tilla raste policia duhet t’ju ndalojë, sepse ju dhunoni rëndë të drejtën natyrore të të miturve për të kuptuar dhe për t’u mbrujtur me idenë se ata në këtë botë, ashtu si edhe prindërit e tyre, kanë ardhur që të çojnë jetën përpara. Me perversitetin apo sëmundjen tuaj, jeta ngelet në vend numëro dhe priret drejt shuarjes. Bëni ç’të doni, por larg syve tanë. Jeta i pranon edhe njerëzit sterilë, ndaj edhe ju po ju fusim në atë kategori e bëni ç’të doni, por jo na e shpifni jetën me parada të ndyra dhe me veshje të pahijshme për një ambient publik, siç ndodh në ato parada…

  • Eshte ne kufijt ekstrem skleroza e politikes sidomos ne B,E.
    Antivlerat individuale te organizuara ne grupe te vogla kolektive po behen baze ideologjike dhe organizative qeverisese.
    Me duket se njerezimi eshte ne fazen e dekadences morale e shpirtrore te tij.

  • ngushellime LGBT dhe gazetes DITA e cila nuk le rast pa folur dhe pa propaganduar keto fekale te shoqerise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *