Lungomarja e Sarandës, protestë për prishjen e plazhit nga kompania “Fusha”

redaktor

Kompania “Fusha” po krijon zhurmë edhe në Sarandë.

Mediat lokale raportojnë se punimet për të ashtuquajturën Lungomare, projektuar dhe miratuar pa asnjë konsultim me banorët, kanë nisur duke prishur si fillim plazhin e qytetit, njohur si Plazhi i Çentralit.

Për këtë situatë ka patur edhe një protestë, ndërkohë që kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë, Adi Gurma ka folur për një furtunë mediatike që në fakt nuk  sipas tij asgjë të vërtetë.

Gurma ka thënë se inertet  hedhura në plazh janë për shkak punimesh dhe se plazhi do të rikthet siç ka qenë më parë.

Përse kantjeri i ndërtimit nuk bëhet në Çukë a Limjon, por u gjet vija bregdetare për ta bërë?! Është krim të shkatërrosh diçka origjinale e natyrore sepse kështu i vjen për mbarë firmën së ndërtimit. Mbase projekti është shumë i bukur (në letër), por të paktën zbatimi i tij është skandaloz e i papranueshëm.

Prandaj qytetarët sarandiot të ndergjegjësuar për reagimin e tyre do të bashkohen nesër tek Centrali historik i Sarandës 

thuhet në reagimin e organizatorëve.

Projekti i shëtitores parashikon prishje objektesh, por mesa duket firma e ka nisur me prishjen e plazhit si fillim të cilin shpall se do ta rikthejë në gjendjen e mëparëshme.

 

d.a. / dita

Share This Article
8 Comments
  • Bobo ca behet ketu!!
    Vetem ne boten e 13 mund te ndodhin keto gjera
    Po hidhjani buldozeret ne koke o popull i mbaruar
    Do ju marrin dhe plazhin tani dhe te thyeni koken me gure vete me mire

  • Popull leshi popull bastard cohuni mbroni plazhin futini minat ke gjiri i lalzit ta marin vesh hajdutat jo me llafe

  • Keshtu bertisnin dhe ne Vlore po u be nje gje e bukur. Lerini te punojne. Ku ka plazh saranda, nuk kane cfare prishin vec te rregullojne.

  • Lungomarja e Ssrandes duhet te behet, pasi zbukuron qytetin.
    Por duke pasur parasysh milionat qe mori FUSHA per rrugen e ndertuar ne kodren para se te shkosh te Currilat ne Durres, je skeptik per kete kompani, pasi rruga me miliona euro investim, as 5 muaj jete nuk kishte

  • Lungomare?
    Tashti e mori dhe kjo fjalë italiane qytetarinë shqiptare.
    Sikur të mos kishim asnjë fjalë shqip. Sikur të mos jemi të zot të krijojmë një fjalë të re. Të paktën duke marrë shembullin e atyre nga të cilët e kemi huazuar.
    Por nuk mund të bëjmë gjë përball dëshirës së Heroit, Udhëheqësit të radhës. Adhurimi që ai ka për Italinë, përçmimi për shqipërinë, dhe egoja e tij e pamasë, na dhunojnë me huazim, me mbjellje të dhunshme fjalësh të huaja.
    Çbëjnë shqipot? E legalizojnë pa i bërë kundërshtimin më të vogël. Gazeta, televizioni, kundërshtar e mbështetës, nuk bëjnë gjë tjetër veçse mbështesin urrejtjen e shqiptarit për Shqipërinë. Nuk bëjnë gjë tjetër veçse italianizojnë Shqipërinë.
    E në fund ne si popull “patriot” balladash i mbështesim pa asnjë qelizë truri në kokë.
    Përpara se të lehim për prishje, për fusha e gëmusha, ne nuk duhet të lejojmë çpërfytyrimin, vrasjen, vetëvrasjen e gjuhës tonë.
    A jua merr mendja se Merkel, Makron do të mund ti impononin me dhunë, ose më keq me një fjalë goje, gjermanëve dhe francezëve, “lungomare” e “pedonale” e ………?
    Nuk do të merrnin as guximin, nuk do tu shkonte as në mënd.
    Sepse as gjermanët e as francezët, nuk do tia pranonin. Sepse që të dy janë krenar për përkatësinë e tyre kombëtare.
    Sepse të dy nuk janë paçavure, por patriotë, atdhetarë.

  • Shqiperia ne pergjirhesi dhe sidomos vendet turistike kane nisur me te madhe te zevendesojne shqipen me italishten ,anglishten ,greqshten…Vetem shifni mbishkrimet e shitoreve ne durres,tiranne sarande….Tash qe vjene minishengeni ballkanik,serbishtja dhe maqedonishtja do jene gjuhe e pare se ashtu e do miqesia…..dhe ata jane shmice.S`ka asgje te kece do e mesojme ….sikirse edhe toponomet qe jane me shumice sllave se ashtu tingellojne me mire.

  • ÇFARË PUNË JU PRISHI PLAZHI I CENTRALIT QE ËSHTË SA I BUKUR DHE ORIGJINAL NË KUJTIMET E VENDASVE. SARANDA NUK KA ME NEVOJË TE HAJE DETIN SHE TE PRISHI BUKURITË E VIJËS BREGDETARE. SARANDA KA NË VOJE PER LUNGOMAREN SHËTITORE KU I ËSHTË ZËNË FRYMA NGA KJOSKAT ZHURMAT E ATOPARLANDEVE TE FUQISHËM DHE TE DUKET VETIA SIKUR JE NE DISKO DHE JO TE CLODHESH PER PUSHIME. KU KIOSKAT DHE PARKIMI I MAKINAVE NË BULEVARD E BËJNË TE PAMUNDER LEVIZIEN E NJERËZVE. PORTI I ANIJEVE KU ÇDO DITË NISËN TRAGETET TE VJETRA ÇMENDIN ME ZHURMËN DHE TYMRAT DHE BLOZAT E TYRE TE GJITHË PLAZHISTAT PER KËTO KA NEVOJË SARANDA PER NJE FRYMARJE TE RREGULLT TE NJERËZVE GJATË GJITHE BULEVARDITIT POR EDHE PER NJE QETËSI SHPIRTERORE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *