Partizani e Lushnja janë dënuar me nga 200 mijë lekë pas incidenteve të së dielës në stadiumin “Roza Haxhiu”. Tifozeritë e të dyja skuadrave u përfshinë në akte dhune kundrejt njëra-tjetrës, pas golit të barazimit të shënuar nga skuadra vendase në fundin e pjesës së parë. Nuk ka pasur penalizim për fushën e Lushnjës, e cila rikthehet në Kategorinë Superiore, së bashku me Partizanin. I dënuar tjetër për ngjarjen është futbollisti i Lushnjës, Alban Byzhyti, i pezulluar me dy ndeshje për pezullim të publikut.
Veç dënimeve, Komisioni i Disiplinës ka marrë edhe vendime për falje. Dy anëtarë të stafit teknik të Laçit, ndihmëstrajneri Ardian Laska dhe trajneri i portierëve, Kastriot Rama, do të mund të ulen në stol gjatë finales së Kupës së Shqipërisë, kundër Bylisit. Ata ishin të dënuar me dy vjet pas incidentit me gjyqtarin Lorenc Jemini dhe secilit i është ulur gjashtë muaj, pasi kanë kryer pjesën më të madhe.
Futbolli ne Shqiperi pasqyron me se miri natyren kafsherore te popullit.